8 Janar 2023, 19:58
Nga DOSJA
ARABIA SAUDITE - Vajtja e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ka spostuar ndjeshëm vëmendjen në atë kampionat, shumë pak të njohur në arenën europiane edhe botërore. Në të njëjtin kampionat, kundërshtarë të Al Nassr dhe Ronaldos do të jetë edhe sulmuesi i kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi, i cili për nga vlerësimi financiar, ashtu si CR7-ta, është një lloj Ronaldoje në klubin e tij Al Khaleej. Në një intervistë për ‘Top Channel’ Cikalleshi tregon:
“Fillimi ka qenë i vështirë, pasi kultura ambientimi, donte kohën e vet. Lojtari duhet të jetë paksa i sakrificës që të luaj këtu. Ka pas raste në fillimet e mia në shtator, temperaturat ishin shumë të larta, deri në 47 gradë dhe ne kemi luajtur ndeshje, që janë ekstreme për një futbollist. Kështu që edhe presidentëve këtu i duhet të bëjnë një sforco më shumë që të bindin lojtarët për të qenë pjesë e kampionatit arab”.
A ka qenë edhe për të, ashtu si Ronaldo, ana financiare ajo që e bindi për t'u larguar nga Europa?
“Ana financiare, po të them me seriozitet që është ndër gjërat kryesore edhe pse mua s’më ka munguar as në Turqi. Siç e thashë ishte një mundësi që unë mund të përfitoja nga të gjitha drejtimet që ta bëja këtë hap”.
Po si ka ndikuar kalimi i Ronaldos në kampionatin arab?
“Kjo ka ndikuar shumë mirë, e kemi ndjerë edhe ne këtë vëmendje. Besoj që në të ardhmen vëmendja dhe niveli do të rritet akoma edhe më shumë dhe me ardhjen e Cristiano Ronaldos, pse jo, të mos vinë edhe lojtarë të tjerë që të jenë pjesë e këtij kampionati”.
Ditën e hënë prezantohet edhe trajneri i ri i kombëtares kuqezi Silvinjo, keni dëgjuar për të?
“Preparatori atletik i yni e njihte shumë mirë dhe ai më tha që trajneri i Shqipërisë do të vij Silvinjo. Më tregoi se e njihte dhe e pyeta si është? Luan tiki-taka më tha si Guardiola”.
Çfarë pritshmërish ke nga një trajner brazilian, djalë i ri?
“Duke parë cilësitë e lojtarëve që ne kemi tani, që luajnë në skuadra të mëdha europiane, duhet pare, pasi është risi për ne. Uroj që do të jetë e duhura, sepse ne përveçse të luajmë futboll, duhet me pas edhe elementët e tjerë, që janë harmonia në grup, cilësia lojtarëve dhe po ashtu shpirti i garës.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Janar 2023, 19:15
AUSTRALI - Piloti profesionist Sam Fenech ka humbur jetën gjatë një gare në Australi, pasi makina e tij ishte me shpejtësi 320 k...
Sport
8 Janar 2023, 18:51
SPANJE - Një kapitull i ri ka lindur në armiqësinë midis Shakirës dhe Pique. Në këtë rast p&e...
Sport
8 Janar 2023, 18:33
ARABIA SAUDITE - Të jesh grua në Arabinë Saudite nuk është e lehtë dhe tani Georgina Rodríguez do të duhet të...
Sport
8 Janar 2023, 18:02
BRAZIL - Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, Carlos Roberto de Oliveira, i mbiquajtur Roberto Dinamite, vdiq të dielën në Rio, në m...
Sport
8 Janar 2023, 17:51
SPANJE - Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve gjatë kohës që këta të fundit ndodhen në fushën e blertë du...
Sport
8 Janar 2023, 16:36
KROACI - Ka qenë e zakonshme, por në çdo Botëror ka gjithmonë emra të papritur që arrijnë të fitojnë ...
Sport
8 Janar 2023, 16:04
TIRANE - Pas përfundimit të seminareve teorike e fizike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore&...
Sport
8 Janar 2023, 15:45
ARABIA SAUDITE - Vincent Aboubakar pa frena. Sulmuesi i kombëtares kamerunase, i cili kohët e fundit u largua nga Al-Nassr për t'i ha...
Sport
8 Janar 2023, 15:29
SPANJE - Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, një ish-mesfushor argjentinas, bashkëkohës i Maradonës, ka bërë një par...
Sport
8 Janar 2023, 15:06
ITALI - Autostrada del Sole u bllokua midis Monte San Savino dhe Arezzo për shkak të përplasjeve midis tifozëve të Romë...