LIVE UPDATES
Sport

Cikalleshi: “Ne nuk jemi kombëtare që shkojmë çdo edicion në Europian, është bukur të jesh kaq afër!”

“Do preferoja nëse unë do shënoja apo dikush tjetër të shënonte qoftë dhe gjysmë goli, do isha i kënaqur të marrim 3 pikët. Janë shumë pak ditë për t’u përgatitur, por unë mendoj se lojtarin e bën klubi dhe përgatitja atje.”

4 Shtator 2023, 12:39 Nga DOSJA
Cikalleshi: “Ne nuk jemi kombëtare që shkojmë çdo

TIRANE - Sokol Cikalleshi është një nga lojtarët më në formë të momentit, teksa ka shënuar 3 gola në katër ndeshjet e fundit.

Sulmuesi kavajas në konferencën për shtyp premtoi se skuadra do të japë maksimumin në këto dy ndeshje, ndërsa theksoi se objektivi në Çeki janë vetëm 3 pikët.

GJENDJA E SKUADRËS: Mendoj se ky grumbullim është nga më të rëndësishmet në këto vite. Janë dy ndeshje që duhet të angazhohemi maksimalisht. Është një kënaqësi pasi e kam përjetuar një herë Europianin e nëse do luaja sërish do ishte karriera me Kombëtaren në një nivel tjetër. Ne lojtarët që kanë shkuar një herë në Europian në 2016 duhet të mundohemi të bëjmë diçka më shumë edhe jashtë fushe, për t’i ndihmuar dhe lojtarët e tjerë.

FORMA E SULMUESVE: Sulmuesit e kanë nisur me gola. Po marrim frytet e punës së bërë në fazat përgatitore. Për të pasur sukses duhet të funksionojnë të gjithë repartet. Do bëjmë maksimumin që në këto dy ndeshje si sulmuesit dhe gjithë lojtarët të japin më të mirën, për të arritur fitoren në këto dy ndeshje. Vetëm duke dhënë 100% tonë do të arrijmë maksimumin

SEZONI I CIKALLESHIT? Ndihem mirë në Turqi. E njoh më mirë kampionatin. Punoj çdo ditë me shumë seriozitet. Nuk mund të nxitohem se do jetë vitit im, pasi sapo ka nisur sezoni. Për të mbajtur vazhdimësinë është akoma dhe më e vështirë. Me seriozitetin e përditshmërisë, mund të vazhdojmë me të njëjtën këmbë. Nuk mund të kënaqem me një fillim të mbarë. E rëndësishme është të vazhdoj të punoj çdo ditë.

RËNDËSIA E NDESHJEVE: Këto dy ndeshje janë decizive. Çekia ka ekip shumë të mirë dhe ka eksperiencë në Europë. E thash dhe më parë që fokusimi duhet të jetë maksimum. Në ndeshjet e kaluara duhet të bënim detyrat e shtëpisë. Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve për të realizuar ëndrrën që ne kemi. Nga ana tjetër ne jemi gati, sulmuesit kanë shënuar, mesfushorit dhe mbrojtësit kanë luajtur. Jemi në një moment shumë të mirë, por ndeshja dhe fusha do e tregojë gjithçka. Kombëtares nuk do i mungojë shpirti i garës dhe angazhimi në fushë, këtë ua premtoj.

GOLAT NDAJ ÇEKISË DHE POLONISË NË TË SHKUARËN: Goli i shënuar me Çekinë ka qenë nga më të bukurit në karrierë e nëse do shënoja sërish do ishte diçka shumë e bukur për mua. I kam shënuar dhe Polonisë, por nuk vlente se u mundëm në atë ndeshje. Do preferoja nëse unë do shënoja apo dikush tjetër të shënonte qoftë dhe gjysmë goli, do isha i kënaqur të marrim 3 pikët. Janë shumë pak ditë për t’u përgatitur, por unë mendoj se lojtarin e bën klubi dhe përgatitja atje. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm. E dimë çfarë kërkon trajneri. Kemi një stil loje që e kemi kuptuar. Edhe pse kemi pak ditë e dimë çfarë kërkon trajneri dhe na mbetet vetëm ta aplikojmë në fushë.

MOTIVIMI PËR KËTO KUALIFIKUESE: Ne nuk jemi Kombëtare që shkojmë në Europian çdo edicion. Nuk ka më bukur që të jemi kaq afër. Duke qenë se kemi objektivin tonë ne do mendojmë vetëm ndeshjen me Çekinë ku do të synojmë që të marrim 3 pikët, nëse do e arrijmë do mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Ka ardhur momenti që të zbresin burrat në fushë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni