Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Sport
VIDEO / Arsenali mund United në një superndeshje të Premier League
Arsenal ngjitet në kuotën e 10 pikëve në vend të katërt ndërsa nga ana tjetër, United, mbetet në kuotën e gjashtë pikëve në vend të 11-të.
3 Shtator 2023, 21:38Nga DOSJA
ANGLI - Arsenal ia doli të fitonte në frymën e fundit ndaj Manchester United teksa i mposhti Djajtë e Kuq me shifrat 3-1. Dy golat e parë u shënuan në 45 minutat e para teksa të parët që kaluan në avantazh ishin Djajtë e Kuq. Marcus Rashford shënoi një gol mjaft të bukur duke mposhtur me një goditje preçize portierin Aaron Ramsdale.
Megjithatë, reagimi i “Topçinjve” nuk vonoi dhe erdhi vetëm një minutë më pas me anë të Martin Odegaard që shfrytëzoi në maksimum një pasim të Martinellit.
Në fraksionin e dytë, skuadra e Mikel Artetës provoi në disa raste të godiste kuadratin e portierit Onana, por pa pasur saktësinë e duhur. Ndërkohë, edhe VAR i erdhi në ndihmë United kur në minutën e 59-të arbitri Taylor akordoi penallti pas një kontakti në zonë mes Havertz dhe Wan-Bissaka.
Megjithatë, pas konsultimit me sistemin VAR, arbitri Taylor e ndryshoi vendimin e tij. Gjithsesi, VAR pati sërish punë kur në fundin e ndeshjes, Garnacho shënoi gol, por më pas teknologjia anuloi festën e sulmuesit për shkak të një pozicioni jashtë loje. Arsenali, ndërkohë nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe në të 96-tën, Declan Rice çoi peshë tifozët në Emirates kur shënoi me një goditje të fortë nga brenda zonës.
United nuk kishte kohë për të reaguar dhe pësoi edhe një tjetër gol me anë të Gabriel Jesus. Si përfundim ndeshja u mbyll me shifrat 3-1 teksa pas kësaj sfide, Arsenal ngjitet në kuotën e 10 pikëve në vend të katërt ndërsa nga ana tjetër, United, mbetet në kuotën e gjashtë pikëve në vend të 11-të.