3 Prill 2023, 12:49
Nga DOSJA

ZVICER - “Është një nga situatat më serioze që kam parë në futboll”. Kështu është shprehur në krye lideri i futbollit kontinental, Aleksander Ceferin, gjatë një interviste për ‘Ekipa’ një media nga vendi i tij i origjinës, nga Sllovenia.
10 ditë më parë, UEFA njoftoi se po fillonte një hetim për ‘çështjen Negreira’ për trajtimin e "një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga Barcelona".
"Nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për këtë për dy arsye. Së pari, sepse kemi një komision të pavarur disiplinor. Dhe së dyti, sepse nuk jam marrë me këtë çështje në detaje. Megjithatë, mund të them diçka për të informuar, se situata është jashtëzakonisht e rëndë",- ka thenë lideri slloven për gazetën sportive ‘Ekipa’.
Veç kësaj, ai theksoi se për UEFA-n rasti është i paprecedent: "Është aq serioz, sa për mendimin tim, është një nga më seriozët në futboll që kam parë. Në nivelin e ligës spanjole, sigurisht çështja është e parashkruar dhe nuk mund të ketë pasoja konkurruese, por procedurat janë në vazhdim në nivelin e prokurorisë civile spanjole. Por përsa i përket UEFA-s, nuk ka asgjë që parashikohet."

Ceferin së shpejti po përballet me atë që pritet të jetë thjesht një procedurë për t'u rizgjedhur si president i UEFA-s në Lisbonë, ku një nga frontet që ai ka në tavolinë nuk është gjë tjetër veçse Superliga. Ai beson, se ndryshimet që priten të bëhen do ta bëjnë më atraktive Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Prill 2023, 12:16
ITALI - Trajneri i Sampdorias, Dejan Stankoviç ka komentuar incidentin e ndodhur në ndeshjen kundër Romës.
Skuadra e tij u mposht në...
Sport
3 Prill 2023, 12:07
FRANCE - Jaouen Hadjam nuk ishte në fushën e La Beaujoire. I rekrutuar këtë dimër, futbollisti i FC Nantes nuk është p...
Sport
3 Prill 2023, 11:52
ANGLI - Ata po vlonin! Drejtuesit e Chelseat i dhanë dorëheqjen trajnerit Graham Potter pas shtatë muajsh qëndrim në stolin e bluve. Ed...
Sport
3 Prill 2023, 11:39
TIRANE - Shërbimi Informativ Shtetëror ka ndërhyrë ashpër që të përjashtojë kombëtaren e Iranit që të...
Sport
3 Prill 2023, 11:22
ANGLI - Iu afruan raundit të 13-të. Me mbarimin e përleshjes, Anthony Joshua dhe rivali i tij Jermaine Franklin, vazhduan nj&eum...
Sport
3 Prill 2023, 11:03
FRANCE - Mbrëmë, Lionel Messi pati një mbrëmje të komplikuar në fushën e Parc des Princes gjatë fitores së...
Sport
3 Prill 2023, 10:36
FRANCE - “A jam dorëhequr? Jo! Do të luftoj deri në fund”. Mbrëmë, në përfundim të humbjes s&...
Sport
3 Prill 2023, 10:08
PRESHEVE - Skuadra shqiptarev e Tërnovcit, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të kanë ka ndodhur dje në ndeshjen ndaj Moravës, luaj...
Sport
3 Prill 2023, 07:56
ANGLI - Hollie Shearer nuk njihet në Britani, thjeshtë si vajza e madhe e ish-legjendës së sulmit të “Tre Luanëve”, ...
Sport
3 Prill 2023, 07:24
ITALI - Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Ndaj kur bëhet fjalë për Milanin, sytë e Silvio Berlusconit shk&e...