3 Shkurt 2025, 19:58
Nga DOSJA
ITALI - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Gabriele Gravina u rizgjodh si president për një tjetër mandat.
Gabriele Gravina ishte kandidati i vetëm në këtë proces zgjedhor. Presidenti Gravina konfirmoi edhe këtë herë besimin e komunitetit italian të futbollit tek ai, i cili ka udhëhequr federatën me sukses dhe ka sjellë zhvillime të rëndësishme në futbollin italian.
Gjatë qëndrimit në Itali, Presidenti i FSHF-së uroi personalisht homologun Gravina për rizgjedhjen në krye të Federatës Italiane, duke e vlerësuar për punën dhe angazhimin e tij për zhvillimin e futbollit italian në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira mes dy federatave ndërsa uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.
“Kënaqësi të isha i ftuar sot në Asamblenë e FIGC së bashku me Presidentin e UEFA-s, Ceferin & Presidentin e FIFA-s, Infantino. E urova Presidentin Gabriele Gravina për rizgjedhjen në krye të Federatës Italiane të Futbollit! Do të vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me FIGC për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy federatave dhe për të kontribuar në zhvillimin e futbollit. Urime dhe suksese në këtë mandat të ri!”, – shkruan Presidenti Duka në një status të publikuar në rrjetet sociale.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Shkurt 2025, 19:42
GJERMANI - Tottenhami është rikthyer fuqishëm në çështjen Mathys Tel orët e fundit. Anglezët bënë një q...
Sport
3 Shkurt 2025, 19:33
GJERMANI – Në fund të sezonit, Manuel Neuer (38 vjeç, 1.93 m) nuk do të largohet, por do të vazhdojë me Bayern Munich.
Po...
Sport
3 Shkurt 2025, 19:19
ITALI - Gabriele Gravina është rizgjedhur në krye të futbollit italian. Numri 1 aktual në largim, dhe kandidati i vetëm, ...
Sport
3 Shkurt 2025, 16:02
ITALI - Joao Felix është objektivi kryesor i Milanit në ditën e fundit të merkatos së dimrit. Portugezi dëshiron të vesh...
Sport
3 Shkurt 2025, 15:58
SPANJE - Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, ku ka ...
Sport
3 Shkurt 2025, 15:53
SERBI - Tenisti i famshëm serb, Novak Djokovic, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjet e tij të fundit. Djokovic bëri ...
Sport
3 Shkurt 2025, 15:49
ITALI - Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Komb...
Sport
3 Shkurt 2025, 15:45
ITALI - AC Milan ka zyrtarizuar blerjen më të re Santiago Gimenez: "AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka përfunzuar ...
Sport
3 Shkurt 2025, 13:30
ITALI - Sulmuesi meksikan, i cili ka shkëlqyer te Feyenoord në dy vitet e fundit, u prezantua zyrtarisht me tifozët e kuqezinjve në nj&eum...
Sport
3 Shkurt 2025, 13:00
ANGLI - Manchester United humbi (0-2) në shtëpi nga Crystal Palace dhe vazhdon me një paraqitje mjaft të ndërprerë në Premi...