LIVE UPDATES
Sport

Kumbulla i tregon spanjolëve: “Dëmtimi me Romën më ndryshoi karrierën…”

Ai pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë. Por ai dëmtim ngjan me një ëndërr të keqe e lënë pas. Sepse mbrojtësi kuqezi po paraqitet sërish në një nivel të lartë te Espanjoli.

3 Shkurt 2025, 15:58 Nga DOSJA
Kumbulla i tregon spanjolëve: “Dëmtimi me Romën më

SPANJE - Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, ku ka treguar të gjithë “historinë” e mbërritjes së tij tek Espanjoli. Mbrojtësi iu bashkua Espanjolit verën e kaluar dhe është bërë një shtyllë për Manolo Gonzalez.

Mbrojtësi, i huazuar nga Roma deri në fund të sezonit, ka arritur vazhdimësinë e nevojshme në klubin “periquito” për të rifituar formën e tij më të mirë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në vitin 2023 dhe që e mbajti jashtë fushës për gati një vit. Ishte një dëmtim që e ndryshoi atë si futbollist. Ai pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë. Por ai dëmtim ngjan me një ëndërr të keqe e lënë pas. Sepse mbrojtësi kuqezi po paraqitet sërish në një nivel të lartë te Espanjoli.

Ju mbërritët tek Espanjoli në verë (2024) dhe u përshtatët shumë shpejt me skuadrën bardheblu. Cili ishte çelësi?

Pa dyshim ishte trajneri Manolo (Gonzalez) dhe shokët e mi që më ndihmuan shumë në fillim me gjuhën dhe më ndihmuan të përshtatesha shpejt. Gjithsesi, gjithçka ishte shumë e natyrshme.

Në vitin 2023 keni pasur një dëmtim të rëndë në gju. A ju ka ndryshuar ky dëmtim si futbollist?

Po, çdo dëmtim të ndryshon pak. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë. Tani jam më i pjekur dhe duhet të punoj edhe më shumë. Ishte diçka që më shtyu të përmirësohem. Në fillim ishte e vështirë, sepse të gjithë lojtarëve u pëlqen të jenë në fushë dhe muajin e parë nuk munda të bëja absolutisht asgjë. Mendërisht ishte shumë e ndërlikuar.

A kishit nevojë për ndihmë psikologjike?

Po, por unë mendoj se është normale. Të gjithë duhet të punojnë në aspektin psikologjik, sidomos ne, për të përballuar të gjithë presionin e jashtëm që kemi.

Tani e keni lënë pas dëmtimin dhe jeni një lojtar shumë i rëndësishëm për Espanjolin. A ju duhej një sezon si ky për t’u rikthyer në formë?

Po, prandaj doja të vija tek Espanjoli. Më duhej një fushatë ku të mund të isha i qëndrueshëm, të ndihesha sërish futbollist. Kjo është ajo që doja.

Keni lindur në Itali, por luani për Shqipërinë…

Babait tim iu desh të largohej nga Shqipëria 25 apo 30 vjet më parë për të gjetur një jetë më të mirë. Unë kam lindur në Itali, në Verona. Por e gjithë familja ime është shqiptare dhe prandaj luaj për kombëtaren shqiptare dhe është gjithmonë kënaqësi.

Pikërisht, në ekipin shqiptar janë dy ekspertë, Pablo Zabaleta dhe Keidi Bare. A ju folën për Espanjolin kur nënshkruat?

Po, fëmijët e Pablo Zabaletës janë tifozë të thekur të Espanjolit dhe më thotë gjithmonë se një prej tyre i thotë tjetrit se ka një qendërmbrojtës që i pëlqen shumë, që është Kumbulla (qesh). E di që ai luajti shumë sezone shumë të mira këtu. Keidi Bare më ka folur gjithashtu shumë mirë për ekipin.

Ju u drejtuat nga Murinjo, një ish-trajner i Realit të Madridit, çfarë mësuat prej tij?

Ai është një trajner që ju flet drejtpërdrejt, ballë për ballë dhe nuk ka frikë t’ju tregojë atë që mendon. Nëse e dëgjon, piqesh shumë dhe përmirësohesh.

Espanjoli është në një situatë të vështirë, do të duhet të vuajë deri në frymën e fundit?

Mendoj se po, sepse La Liga është shumë e vështirë dhe ka shumë skuadra që luftojnë për të mos rënë. Do të duhet të luftojmë deri në ndeshjen e fundit.

Në parim, kur të përfundojë kontrata juaj, ju duhet të ktheheni te Roma…

Nuk kam menduar për këtë. Tani ajo që duhet të bëj është të përfitoj duke luajtur çdo javë, duke u stërvitur fort… është e vërtetë që ndihem shumë rehat, shumë i lumtur te Espanjoli. Manolo Gonzalez është një trajner shumë i mirë dhe një person i madh. Kur duhet të të thotë gjëra të mira, të thotë, e kur jo, e bën gjithashtu. Dhe mua më pëlqen kjo. Ai është gjithmonë i sinqertë. Ai na motivon shumë, është një trajner kërkues që pret shumë nga të gjithë lojtarët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve