3 Shkurt 2025, 15:53
Nga DOSJA
SERBI - Tenisti i famshëm serb, Novak Djokovic, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjet e tij të fundit. Djokovic bëri një paraqitje në “Beograd Arena” përpara derbit mes rivalëve të ashpër Partizanit dhe Yllit të Kuq, i veshur me një bluzë me një mesazh të fortë për studentët serbë.
Në bluzën e tenistit ishte i shkruar dukshëm në gjoks mbishkrimi “Studentët janë kampionë”. Kjo është dalja e tij e parë publike në Serbi që nga kthimi nga Australia. Kjo ka marrë reagime të shumta në Serbi, pasi kampioni i botës në tenis ka protestuar kundër qeverisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Djokoviç postoi në Instagram se ndeshja e tij e radhës në tenis i dedikohet studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për guximin e tyre. Prej incidentit të 1 nëntorit në Serbi, mijëra njerëz kanë protestuar rregullisht nëpër rrugë.
Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën. Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre.
Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Shkurt 2025, 15:49
ITALI - Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Komb...
Sport
3 Shkurt 2025, 15:45
ITALI - AC Milan ka zyrtarizuar blerjen më të re Santiago Gimenez: "AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka përfunzuar ...
Sport
3 Shkurt 2025, 13:30
ITALI - Sulmuesi meksikan, i cili ka shkëlqyer te Feyenoord në dy vitet e fundit, u prezantua zyrtarisht me tifozët e kuqezinjve në nj&eum...
Sport
3 Shkurt 2025, 13:00
ANGLI - Manchester United humbi (0-2) në shtëpi nga Crystal Palace dhe vazhdon me një paraqitje mjaft të ndërprerë në Premi...
Sport
3 Shkurt 2025, 12:30
SPANJE - Ousmanne Dembélé është një tjetër. 'Mushkonja' e ka konfirmuar veten si lider absolut në sulm te PSG...
Sport
3 Shkurt 2025, 12:00
SPANJE - Sergio Ramos aktualisht po kalon testet mjekësore me klubin e tij të ri në klinikën Olympia Quirón Salud. I...
Sport
3 Shkurt 2025, 11:30
TURQI - Alvaro Morata është zyrtarisht një lojtar i ri i Galatasarayt. Klubi turk njofton se është arritur një ma...
Sport
3 Shkurt 2025, 11:00
SPANJE - Real Madridi nuk rrezikon kurrë të thotë se për sa kohë do të mungojnë lojtarët e dëmtuar, a thua sikur ...
Sport
3 Shkurt 2025, 10:40
SPANJE - Ky është padyshim imazhi i takimit mes Barçës dhe Alaves, më shumë se goli i mjaftueshëm i Robert Lewandowski p&...
Sport
3 Shkurt 2025, 10:30
SPANJE - Barcelona mposhti me vështirësi Alaves, 1-0, falë golit tashmë të zakonshëm të Robert Lewandowskit, i cili tani ka...