Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Skuadra kurbinase renditet në vend të tetë me vetëm tre pikë të grumbulluara, teksa ballshiotët renditen të dytët me 7 pikë, dy më pak se Partizani i vendit të pare, që ka edhe një ndeshje për të luajtur

KURBIN - Rivaliteti Laçi-Bylis, i nisur para një dekade, vazhdon. Takimi i javës së 4-t është mbyllur me fitoren 1-0 të ballshiotëve, që triumfuan në shtëpinë e kurbinasve.
Pjesa e parë e ndeshjes, edhe pse një epërsi të kurbinasve dhe dëshirë për të fituar, u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 60-të të takimit do të realizohej edhe goli i vetëm dhe vendimtar i fateve të kësaj përballjeje. Ishte kapiteni Trumci, ai i cili me një gjuajtje të beftë dhe të fortë, gjeti rrugën e rrjetës dhe i siguroi fitoren e dytë ballshiotëve, pas asaj ndaj Kastriotit në javën e parë.
Përpjekjet e kurbinasve në vijim për të barazuar ishin të shumta, por aksioneve të tyre u mungonte mendimi dhe qartësia e nevojshme për të shkuar te goli. Vetëm dëshira nuk vlen për të arritur te suksesi, i cili bardhezinjve kurbinas po u mungon në tri ndeshjet e fundit, ku vetëm kanë humbur: me Partizanit, Egnatian dhe sot me Bylisin.
Pas javës së katërt të Abissnet Superiores, skuadra e Laçit renditet në vend të tetë me vetëm tre pikë të grumbulluara, teksa Bylisi renditet i dyti me 7 pikë, dy më pak se Partizani i vendit të parë, por me kryeqytetasit që numërojnë një ndeshje më pak.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Ajo që përflitej ndodhi. Sfida mes skuadrës skoceze të Rangers dhe Napolit, ndeshja e dytë në grupin A të Champions...
ANGLI - Pasi shpenzoi 280 milionë euro për të kënaqur Thomas Tuchel, klubi londinez i Chelseas po përgatitet të ndryshojë s...
ITALI - Atalanta humbi këtë të dielë lidershipin e Serisë A në javën e gjashtë, duke barazuar 1-1 në shtëpi ...
ANGLI - Klubi londinez i Tottenham u detyrua t'u kërkonte falje tifozëve këtë të dielë, pasi një 'gabim teknik' kishte anul...
SPANJE - Justin Kluivert, anësori i Valencias dhe djali i Patrick Kluivert, u bë këtë të shtunë rasti i tretë...
SHBA- "Lorenzo Insigne po përballet me një situatë të vështirë familjare dhe nuk do të stërvitet. Domenico Criscito nu...
Francesco Toti ITALI- Ish-kapiteni dhe simboli i Romës, Francesco Toti ka thyer heshtjen teksa ka reaguar për herë të parë p&...
SPANJE - Lewandowski mbërrin i lehtësuar në Mynih. Ndeshja ndaj Bayernit është një takim, të cilin...
SHBA - Polakja Iga Swiatek, kampionja e re e US Open, përfitoi një çek prej 2.6 milionë dollarësh këtë t&e...
ANGLI - Erling Halaand ka folur për përvojën e tij te Manchester City dhe trajnerin aktual, Pep Guardiola, në një intervistë...