LIVE UPDATES
Sport

Briken Calja rrëfen për herë të parë: “Realizova amanetin e nënës sime…tani përgatitem për fundin!”

Briken Calja është një ndër emrat e fundit dhe padyshim më i suksesshmi në historinë e peshëngritjes shqiptare, me rreth 40 medalje ndërkombëtare.

14 Dhjetor 2025, 22:36 Nga DOSJA
Briken Calja rrëfen për herë të parë: “Realizova

CERRIK - Briken Calja është një ndër emrat e fundit dhe padyshim më i suksesshmi në historinë e peshëngritjes shqiptare, me rreth 40 medalje ndërkombëtare, 3 të arta, dhe 3 rekorde që, pak ditë më parë në kampionatin ballkanik, ishin si qershia mbi tortë për të, në moshën 35-vjeçare, ndërkohë që, si sot 4 vite më parë, ai arriti t’i sjellë vendit tonë edhe medaljen botërore.

“Sot janë 4 vite pas shpalljes kampion bote, por ajo ishte një periudhë e artë. Kjo është një datë historike dhe do të mbetet një trashëgimi e sportit për të ardhmen, por kjo karrierë normalisht do të ketë një fund, dhe besoj së shpejti”, thotë Calja në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa.

I lindur në vitin 1990, Calja në vitin 2026 duket se do të ketë sprintin final të kësaj karriere brilante.

“Mendoj që viti 2026 do të jetë fundi i karrierës sime…

Një fund me një miks ndjenjash, mes këtyre arritjeve kaq të larta, edhe pse në një moshë të avancuar, por që në aspektin njerëzor, ai humbi një nga njerëzit më të shtrenjtë, nënën, e cila ishte forca e tij në çdo garë.

“Ka qenë një ndër vitet më të vështira nga ana njerëzore, pasi përpara dy muajsh unë humba nënën, dhe ishte një sfidë më vete, por ishte shtysa për ta çuar në fund synimin që kisha, por edhe për të përmbushur amanetin e saj”, shprehet shtangisti.

Por rrugëtimi i Brikenit nuk ka qenë i vetëm. Trajneri dhe miku i tij më i ngushtë, Gerald Toska, tregon për të ardhmen e tyre, atë që së bashku, duket se do të nisin vitin e ardhshëm: “Këtu përflitet të bëhet një palestër e madhe, dhe ne e kemi marrë me shumë entuziazëm për të krijuar një ekip në zonën e Cërrikut. Shpresojmë të grumbullojmë sa më shumë fëmijë, për të mos e mbyllur vetëm me Briken Caljën.”

Pika e dobët e këtij sporti dhe dyshimet mbeten gjithmonë tek dopingu, por Calja dhe trajneri kanë treguar se edhe pa të mund të jesh më i miri.

“Thjesht është psikologjike çështja e dopingut; sportistët, po të kenë vullnet dhe disiplinë, arrijnë çdo gjë”, shton Toska.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli