Dita e 11-të e protestave/ Qytetarët vijojnë revoltën në shesh kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
E marta ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend. Estevao, talentit brazilian i Chelseas, la në hije yllin e Barcelonës në sfidën e Champions League. Goli i shënuar prej tij në fitoren e pastër të londinezëve ishte për kornizë (3-0).

ANGLI - Në fillim të sezonit emri i Estevao Willian Almeida de Oliveira Gonçalves - datëlindja 2007 - ishte një nga të shumtët në listën kilometrike të blerjeve të Chelsea vitet e fundit.
Ai u ble në 2024-ën nga Palmeiras për rreth 45 milionë euro, por zyrtarisht në kontratë është prej korrikut të këtij viti.
Talenti brazilian është i superpaguar, ai ka shumë rrugë për të bërë dhe duhet të dallojë mes një grupi lojtarësh kompetitiv. Dhe Estevao duket se e ka magjepsur trajnerin Maresca, duke kaluar shpejt hierarkitë.
Më 4 tetor shënoi golin e parë në Premier League, u fut në fushë si zëvendësues dhe rezultoi vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Liverpool.
Më 22 tetor braziliani realizoi edhe në Champions, në fitoren 5-1 kundër Ajax, duke u bërë goleadori më i ri i historisë së Bluve në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Në kampionat ka qenë titullar fiks ndeshjet e fundit.
Estevao realizoi ndaj Qarabag dhe së fundi ndaj Barcelonës, në ndeshjen më të rëndësishme. Jo vetëm për nivelin e kundërshtarit, por edhe për krahasimin me një tjetër talent të gjeneratës së tij, si Lamine Yamal.
Sigurisht, superioriteti numerik i skuadrës së tij e ndihmoi jo pak, por ajo që mbetet ka të bëjë me faktin se Chelsea fitoi 3-0 dhe Estevao shënoi me një silurë poshtë traversës, pas një aksioni shumë të bukur personal.
Në të kaluarën janë bërë paralelizma të rëndësishëm. Dikush pas dopietës kundër Ekuadorit në Botërorin U-17 e quajti “Messinho”, duke e krahasuar me yllin argjentinas. Estevao gjithmonë është shfaqur i përulur dhe punëtor.
Maresca e ka vlerësuar atë si një “lojtar të markës së vjetër”. Ai nuk ka shumë dëshirë të ndjekë rrjetet sociale në celular. Profili Instagram i brazilianit është mjaft “institucional”, vetëm me foto nga fusha dhe asgjë nga jeta private.
Duket i destinuar për të bërë gjëra të mëdha. E dinë mirë te Chelsea, por edhe te Palmeiras, që në kontratën e shitjes ka futur edhe klauzolën e “Topit të Artë”. Nëse Estevao e fiton trofeun e lakmuar individual brenda 2033-shit, klubi brazilian do të arkëtojë edhe 4 milionë euro të tjera.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Barcelona hyri në fushën e Stamford Bridge me uniformën e tyre elegante ngjyrë krem... por me një detaj që shk...
SPANJE - FC Barcelona ka arrittur të luajë përsëri në Spotify Camp Nou, siç bëri të shtunën e kaluar ...
FRANCE - Që nga mbërritja e tij në verën e vitit 2023, Luis Enrique e ka transformuar ndjeshëm Paris Saint-Germain. Një gj...
Liam Delap shënoi golin e tretë pasi Enzo Fernandez sulmoi pas mbrojtjes ANGLI - Kritikat ndaj sistemit mbrojtës të Barcelonë...
ANGLI - Hansi Flick thuhet se është i tërbuar. Pasi FC Barcelona pësoi një humbje të rëndë mbrëmë ...
SPANJE - Duke folur për shtypin zv.kryetari i Bashkisë, Inma Sanz shpjegoi se për ndeshjen Atletico Madrid-Inter, Këshilli i Qytetit po i ...
GJERMANI - Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, është shprehur për të ardhmen e tij me klubin bavarez përpara ndeshjes së ...
ANGLI - Bernardo Silva hapet ndaj skenarëve të rinj të transferimeve dhe përqendrohet në sezonin e tij të fundit te Ma...
ANGLI - Një stuhi mediatike ka shpërthyer rreth Pep Guardiolës. Dështimi i Manchester Cityt kundër Bayer Leverkusen (0...
Marc Cucurella, me Aleñà në një ndeshje të Barça Atlétic në 2017 SPANJE - Marc Cucurella bëri një...