10 Janar 2025, 20:29
Nga DOSJA
SHKODER - Derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, konfirmoi edhe një herë se është një përballje e paparashikueshme, e cila mund të prodhojë gjithçka. Sidomos këtë sezon, në këtë takim klasik janë shënuar gola me shumicë.
Në kuadër të javë së 20-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia mpshti 2-1 Tiranën me përmbysje në “Loro Boriçi”, duke barazuar në krye në kuotën e 34 pikëve Dinamon, që dështoi të merrte pikë sot në Ballash. Nga ana tjetër, bardheblutë e shohin veten në një pozitë shumë të vështirë, në zonën e ftohtë të renditjes (vendi i parafundit), pasi janë parakaluar nga Bylisi.
Edhe pse kaluan në epërsi që në minutën e 14-të me një gol të jashtëzakonshëm të Rimal Haxhiut, kryeqytetasit nuk ia dolën ta administronin avantazhin e shpejtë. Guximi i trajnerit Brdaric, për të shtuar forcat sulmuese duke hequr një qendërmbrojtës në pjesën e dytë, dha rezultat. Bekim Balaj, ‘bomber’ i shkodranëve, barazoi shifra në të 52-tën, në zhvillimet e një goditjeje standarde, pasi iu shmang mbulimit të mbrojtjes bardheblu.
I njëjti autor ngriti peshë të pranishmit në stadiumin me golin e fitoren pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me rezultatin 2-1 q mbeti në fuqi edhe pas vërshëllimës së trefishte të kryesorit për përfundimin e takimit. Vllaznia e ka mposhtur dy herë Tiranën në klasike në këtë sezonin, 4-3 në Lushnjë dhe 2-1 në Shkodër, ndërsa një takim tjetër është mbyllur në barazim 2-2.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Janar 2025, 17:54
ITALI - Sapo ka fituar Superkupën e Italisë kundër Interit (3-2), por Sérgio Conceição nuk dëshiron që lojtarë...
Sport
10 Janar 2025, 17:50
BALLSH - Bylisi i Nevil Dedes, e ka nisur vitin 2025 me një triumf të artë, duke mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën kryesuese të Super...
Sport
10 Janar 2025, 17:46
RROGOZHINE - Egnatia ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0. Takimin e vlefshëm për javën e 20-të e vendosi goli i Bakajokos në min...
Sport
10 Janar 2025, 17:42
ITALI - Pseudonimin e ka “Zonja e Vjetër”, por ky është një term që për Juventusin e Tiago Motës mund edhe mos p&...
Sport
10 Janar 2025, 17:37
ITALI - Skuadra e Napoli, që për momentin udhëheq renditjen e Serie A, rrezikon një penalitet prej 3 pikësh, për çësht...
Sport
10 Janar 2025, 12:23
ARABIA SAUDITE - Pasi u mësua nga dëshmi të ndryshme për ngacmimet, përfshirë edhe “prekjen”, që pësuan ti...
Sport
10 Janar 2025, 12:11
ITALI - Rafael Leao është një nga sulmuesit më të pëlqyer te FC Barcelona. Ndërkombëtari portugez i Milanit,...
Sport
10 Janar 2025, 11:57
ARGJENTINE - Pas shumë ardhjesh, Mauro Icardi dhe Wanda Nara tashmë janë divorcuar, ndonëse duket se do të v...
Sport
10 Janar 2025, 11:47
ANGLI - Ashtu siç pritej, pas një krize të paparë më parë në një ekip të Guardiolës, me një seri...
Sport
10 Janar 2025, 11:31
ANGLI - Alexander Isak është sulmuesi i modës në Premier League. 15 golat e tij në 22 ndeshje gjithsej (Carabao Cup dhe Pre...