Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trajneri i njohur spanjol, Pep Guardiola, ka refuzuar një ofertë të majme nga Inter Miami, duke i dhënë fund spekulimeve për një ribashkim të mundshëm me Lionel Messin në MLS.

SHBA - Endërrat nuk kanë kufinj… Sipas raportimeve ndërkombëtare, klubi amerikan, i udhëhequr nga David Beckham, ishte i gatshëm t’i ofronte Guardiolës një kontratë shumë fitimprurëse për ta bindur atë që të merrte drejtimin e skuadrës pas përfundimit të aventurës së tij te Manchester City.
Synimi i projektit parashikonte rikthimin pas në kohë, të bashkëpunimit mes Pep Guardiolës dhe Lionel Messit, një dyshe që shkroi historinë te Barcelona.
Megjithatë, trajneri katalanas ka vendosur të mos rikthehet menjëherë në stol. Pas viteve të ngarkuara dhe plot presion në futbollin anglez, Guardiola dëshiron të marrë kohë për të reflektuar dhe për të vendosur me kujdes mbi hapin e tij të ardhshëm.
Inter Miami nuk po kërkonte vetëm një trajner, por një figurë që do ta ngrinte klubin dhe MLS-në në një nivel tjetër. Emërimi i Guardiolës do të kishte ndikim të madh jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë komercial dhe mediatik, duke e vendosur kampionatin amerikan në qendër të vëmendjes së futbollit botëror.
Pavarësisht atraktivitetit të projektit, pranisë së Leo Messit dhe kushteve financiare shumë të favorshme, Guardiola nuk i ka ndryshuar planet e tij. Ai besohet se po shqyrton mundësinë e një eksperience të re në futbollin e kombëtareve, një ide që e ka shprehur edhe më parë si një sfidë që e tërheq.

Në këtë kontekst, emra si Anglia dhe Italia janë përmendur si destinacione të mundshme për të ardhmen e trajnerit 55-vjeçar. Megjithatë, për momentin Guardiola nuk dëshiron të nxitojë me asnjë vendim.
Ndërkohë, Inter Miami do të duhet të kërkojë alternativa të tjera për stolin, teksa vazhdon të ndërtojë një projekt ambicioz rreth Lionel Messit dhe yjeve të tjerë të skuadrës.
B.T (Dosja.al)
ITALI - A ishte koncerti i Bad Bunny katalizatori? Ndoshta jo pikërisht, por paraqitja e parë publike e Alvaro Morata dhe Alice Campello së bas...
HOLANDE - Rimëkëmbja ishte e shpejtë. Edhe pse pesë vitet e tij të suksesshme në krye të Gironas përfunduan me r&...
ITALI - Për ditën e fundit të shkollës, nuk do të ketë banka, vetëm një tavolinë të madhe dhe disa karrige, ...
TIRANE - Shumë emocione, spektakël, gola dhe adrenalinë në 90 minutat e luajtura në fundjavën që lamë pas, e cila p&eu...
FRANCE - Festimet u shndërruan në tragjedi. Këtë fundjavë, dy persona vdiqën pasi ranë në lumin Sena gjatë festim...
SPANJE - Republika Demokratike e Kongos ka të ngjarë të privohet nga ndeshja e saj e fundit miqësore përpara se të kalojë A...
TIRANE - Edhe Kapiteni i Tiranës, Redon Xhixha, duket se është pranë mbylljes së aventurës së tij me bardheblutë e kry...
Gjyqtarët anësorë do të ndihmohen nga teknologjia për pozicionin jashtë loje gjatë Kupës së Botës SHBA - ...
TIRANE - Pas aventurës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, kombëtarja shqiptare rikthehet këtë të m&...
SPANJE - Denzel Dumfries është praktikisht një lojtar i ri i Real Madridit. Siç është raportuar nga gazetari Fa...