24 Dhjetor 2024, 18:52
Nga DOSJA

GJERMANI - Që kur ai u bë një nga figurat kryesore në futbollin evropian dhe aq më tepër, që kur ishte vendimtar që Bayer Leverkusen të fitonte Bundesligën e parë në historinë e saj në 2023-24, e ardhmja e Florian Wirtz ka qenë në qendër të vëmendjes.
Tani Fernando Carro, CEO i Leverkusenit, ka bërë disa deklarata që mund të dekurajojnë të gjitha klubet e mëdha që ëndërrojnë të nënshkruajnë me 21-vjeçarin Wirtz në afat të shkurtër këtë verë.
Carro deklaroi se Bayer Leverkusen dëshiron që "Florian (Wirtz) të qëndrojë të paktën deri në Kupën e Botës 2026". Drejtori ekzekutiv i kampionëve gjermanë konfirmoi gjithashtu në një deklaratë të Kölner Stadt-Anzeiger, se ideja e Leverkusenit është që ndërkombëtari i ri gjerman do të rinovojë dhe se negociatat janë duke u zhvilluar. Kontrata aktuale e Florian Wirtz përfundon në vitin 2027.
Sipas deklaratave të Fernando Carro, Leverkusen ka caktuar disi një datë për largimin e mundshëm të Wirtz. Por, nëse nuk rinovon, ylli gjerman mund të largohet këtë verë. Megjithatë, Carro shpjegoi se “ne po flasim me të dhe familjen e tij dhe jemi shumë të sigurt për këtë (rinovimin e mundshëm të mesfushorit të ri).
Ka shumë klube me të cilat Wirtz ka qenë i lidhur, nga Bayern, Real Madrid apo PSG, te Manchester City dhe Liverpool. Gjithashtu mbetet për t'u parë nëse e ardhmja e mesfushorit do të lidhet me atë të trajnerit të tij aktual, Xabi Alonso, i cili shihet si trajneri i ardhshëm i Real Madridit.
Bayern ishte një nga ata që donte të inkorporonte Wirtz këtë verë, por drejtuesit e klubit të Mynihut tashmë e shohin se kjo është pothuajse e pamundur, ndaj po mendojnë për ish-lojtarin e Barcelonës, Xavi Simons, 21 vjeç dhe që po luan për Leipzig sezonin e dytë radhazi, i huazuar nga PSG, i cili kërkon 80 milionë euro për holandezin.
Këtë sezon Wirtz, i cili iu bashkua ekipit të parë të Bayer Leverkusenit në verën e vitit 2020 (nga U-19, të cilit iu bashkua nga radhët e të rinjve të Këlnit), ka shënuar 12 gola në të gjitha garat (7 në Bundesligë dhe 5 në Ligën e Kampionëve) dhe ka dhënë 8 asistime (përkatësisht 7 dhe një), ndërkohë që skuadra e Xabi Alonso është e dyta në Bundesligë (4 pikë prapa liderit) Bayern dhe i katërti në Champions League.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Dhjetor 2024, 18:36
BRAZIL - Ish-lojtari i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit, ndër të tjera, Robinho t'i kalojë Krishtlindjet në...
Sport
24 Dhjetor 2024, 18:23
ZVICER - Skiatorja amerikane Lindsey Vonn, e cila u rishfaq javën e kaluar në Kupën e Botës pas gati gjashtë vitesh mu...
Sport
24 Dhjetor 2024, 18:07
ITALI - Atalanta, lider i Serisë A, humbet Mateo Retegui, golashënuesi më i mirë i kampionatit me gola (12), po aq sa Marcu...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:49
SPANJE - Trajneri i kombëtares spanjole, Luis de la Fuente, ka rishikuar me mediat zyrtare të kombëtares se si ka qenë viti 2024.
Bilanci...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:28
SPANJE - Pas periudhës së hidhur te Bayern Munich, Bryan Zaragoza është rikthyer në futbollin spanjol, konkretisht n&e...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:18
TURQI - Klubi i madh turk, Fenerbahce, thuhet se dëshiron të blejë një nga lojtarët më të mirë në botë në...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:11
SPANJE - Kylian Mbape ishte ndër të kritikuarit te Reali pas fillimit të dobët. Sulmuesi francez u afrua me bujë duke u larguar nga PSG...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:07
FINLANDE - Siç ndodh zakonisht, sportiestët tashmë kanë filluar të publikojnë kartolinat e tyre të Krishtlindjeve. P...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:06
SPANJE - Myrto Uzuni po kalon në formë të mirë me Granadën në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ësht...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:03
ZVICER - Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka lavdëruar sjelljen prej një lideri të padiskutueshëm të Grani...