24 Dhjetor 2024, 18:36
Nga DOSJA

BRAZIL - Ish-lojtari i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit, ndër të tjera, Robinho t'i kalojë Krishtlindjet në burg, pasi i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme burgu për festat e Krishtlindjeve me gruan e tij, Vivian dhe familjen.
Braziliani po vuan dënimin me 9 vite burg, pasi u dënua për përdhunim të një të reje shqiptare në Itali, dënim të cilin e filloi ta vuante në mars të vitit 2024 në Brazil me urdhër të një gjyqtari në këtë vend në burgun P2 Tremembe, në shtetin e Sao Paulos.
Në një deklaratë, shërbimi i burgut brazilian shpjegoi vendimin e tij: "I burgosuri Robson de Souza po vuan dënimin në një regjim të mbyllur dhe nuk ka të drejtën e lirimit të përkohshëm, një përfitim që gjyqësori u jep vetëm të burgosurve në një regjim gjysmë të hapur. IEVP Tremembe, ku po mbahet Robson, nuk do të mbajë asnjë program të veçantë për festimet e fundvitit.
Robinho hyri në burg më 21 mars 2024. Miku i tij Ricardo Falco, gjithashtu i dënuar, filloi të vuante dënimin në qershor, pasi një gjykatë braziliane vendosi që ai gjithashtu duhej të zbatonte dënimin e lëshuar nga një gjykatë italiane.
Të dy u dënuan për sulm seksual të një gruaje shqiptare në një klub në Milano në janar të vitit 2013. Të dy u kthyen në Brazil derisa u vu një dënim përfundimtar, pasi u liruan me kusht dhe në fund të gjitha apelimet e tyre u refuzuan.
Robinho fshihet në makinën që e çon në burg...
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Dhjetor 2024, 18:23
ZVICER - Skiatorja amerikane Lindsey Vonn, e cila u rishfaq javën e kaluar në Kupën e Botës pas gati gjashtë vitesh mu...
Sport
24 Dhjetor 2024, 18:07
ITALI - Atalanta, lider i Serisë A, humbet Mateo Retegui, golashënuesi më i mirë i kampionatit me gola (12), po aq sa Marcu...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:49
SPANJE - Trajneri i kombëtares spanjole, Luis de la Fuente, ka rishikuar me mediat zyrtare të kombëtares se si ka qenë viti 2024.
Bilanci...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:28
SPANJE - Pas periudhës së hidhur te Bayern Munich, Bryan Zaragoza është rikthyer në futbollin spanjol, konkretisht n&e...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:18
TURQI - Klubi i madh turk, Fenerbahce, thuhet se dëshiron të blejë një nga lojtarët më të mirë në botë në...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:11
SPANJE - Kylian Mbape ishte ndër të kritikuarit te Reali pas fillimit të dobët. Sulmuesi francez u afrua me bujë duke u larguar nga PSG...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:07
FINLANDE - Siç ndodh zakonisht, sportiestët tashmë kanë filluar të publikojnë kartolinat e tyre të Krishtlindjeve. P...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:06
SPANJE - Myrto Uzuni po kalon në formë të mirë me Granadën në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ësht...
Sport
24 Dhjetor 2024, 17:03
ZVICER - Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka lavdëruar sjelljen prej një lideri të padiskutueshëm të Grani...
Sport
24 Dhjetor 2024, 16:53
SPANJE - Barcelona rrezikon të humbasë Dani Olmon për pjesën e mbetur të sezonit. Këtë herë nuk bëhet fjalë ...