Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
Sport
Autogol i pabesueshëm, në një ndeshje në kampionatin paraguajan. Shikojeni videon
Një autogol i rrallë dhe spektakolar fitues, u shënua në ndeshjen mes Resistencias dhe Cerro Portenos për ditën e 16-të të ligës paraguajane.
12 Maj 2023, 22:09Nga DOSJA
PARAGUAJI - Një nga autogolët më spektakolarë që mund të shihet, është shënuar në ligën e Paraguajit në ndeshjen e 16-të të kampionatit, mes Resistencias dhe Cerro Portenos.
Nga një top i gjatë i një lojtari të Cerro Portenos, drejt portës kundërshtare, nisi episodi.
Edhe pse nuk kishte asnjë rrezik, pasi Ruan Vinicius kontrolloi me qetësi topin dhe mbuloi Fernandezin që po afrohej, qendërmbrojtësi brazilian filloi të shkonte drejt portës së ekipit të tij.
Në vend që t'ia linte topin portierit, ose ta largonte në mënyrë të sigurtë, ai vrapoi drejt portës dhe... rrëshqiti, duke e goditur topin me këmbën e djathtë dhe mbi portierin e pafuqishëm, për të shënuar golin e fitores për mysafirët.