Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët
21 Korrik, 16:20
...
Sport
Atletja fenomenale gjermane sfidon Erling Haalandin në një duel sportiv: "Jam gati!"`…
Atletja gjermane Alica Schmidt cilësohet si sportistja më e bukur në botë, ajo është e specializuar në vrapimin 400 m. 24-vjeçares i pëlqen edhe të ... sfidojë lojtarët. Këtë herë sfida e saj ishte ndaj Erling Haaland
24 Gusht 2023, 09:00Nga DOSJA
GJERMANI - Sigurisht, Alica Schmidt është një nga atletet më tërheqëse në kampionatin botëror të atletikës në Budapest. Në kryeqytetin e Hungarisë, ajo mori pjesë në stafetën e përzier 4x400 metra, ku Gjermania e përfundoi garën në vendin e shtatë.
Schmidt prezantohet nga shumë portale në botë si “atletja më seksi në botë”. Profili i saj në Instagram ndiqet nga mbi 4.3 milionë përdorues. Është interesante se vrapuesja njihet jo vetëm për disiplinën që ushtron. Asaj i pëlqen të sfidojë edhe... futbollistët.
Gazetarët e norvegjezes "Dagbladet" e pyetën gjermanen për duelin e vrapimit me ... Erling Haaland, i cili dikur luante te Borussia Dortmund kur Schmidt punonte atje (ajo ishte trajnere fitnesi).
A mundet 24-vjeçarja ta mposhtë norvegjezin? “Oh. Nuk e di, ndoshta. Mendoj se mund të bëj 400 metra. Në 200 metra do të ishte më e vështirë. Por unë do të doja ta fitoja këtë duel”,- tha ajo. Kur do të ndodhë? “Unë nuk e di. Ndoshta duhet t'i dërgoj Erlingut një ftesë. Unë jam gjithmonë gati,- tha ajo.
Schmidt, megjithatë, pas një kohe e ftoi norvegjezin të stërviteshin së bashku. “Haaland, nëse je gati për të dalë kundër meje, do të doja të shikoja kush është më i shpejti”,- u shpreh atletja 24-vjeçare.
Norvegjezët, jo rastësisht e kanë pyetur Alicen për duelin me futbollistin. Në të kaluarën, gjermania u përball me Mats Hummels në vrapimin 400 metra. Ajo ndoshta fitoi.
“Ishte një përvojë shumë e bukur të konkurrosh dhe të krahasohesh me një lojtar kaq të mirë. Ishte një garë e shkëlqyer dhe jam e lumtur që e munda”,- tha Alica Schmidt në një intervistë për “dagbladet.no”.