Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me dëmtime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë”.

BELGJIKE - Pas një viti të mrekullueshëm te Club Brugge, ku edhe kompletoi kalimin te Milani, mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari e ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Belgjikë që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.
Ai mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët konsideroheshin favoritët kryesorë para nisjes së votimit. Ky çmim është i veçantë, pasi Jashari arriti të grumbullojë pikë vetëm në një raund votimi.
Transferimi i tij veror te Milani e bëri të pamundur marrjen e votave të mëtejshme, por paraqitjet e tij në gjysmën e parë të vitit 2025 rezultuan vendimtare.
Pas atij lëndimi serioz, ky trofe ka një domethënie edhe më të madhe për Jasharin. “Është një ndjenjë e pabesueshme. Për mua është një nder i madh ta fitoj këtë trofe. Pas gjashtë muajve të fundit, me dëmtime dhe momente të vështira, kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë.
Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në Belgjikë. Kur e shoh pas, nuk do ta harroj kurrë Belgjikën. Ajo është bërë vërtet një shtëpi e dytë për mua”.
Futbollisti që përfaqëson Zvicrën udhëtoi posaçërisht për të marrë çmimin. Pas një ndeshjeje kundër Fiorentinës, ai hipi menjëherë në avion drejt Ostendës.
“Pata 15 minuta kohë pas ndeshjes. Këtu pata pesë minuta pushim dhe më pas dola direkt në skenë”. Takimi me ish-bashkëlojtarët e tij e preku dukshëm Jasharin. Ai foli për një pritje shumë të ngrohtë dhe theksoi respektin dhe vlerësimin që ende ndjen për lojtarët dhe stafin e Club Brugge.
“Sapo të kem pak kohë, dua të bëj një festë të vogël atje. Jam rritur si lojtar dhe si njeri. Ky trofe, ky vend dhe ky klub e bëjnë historinë time edhe më të veçantë”, nënvizoi ai.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Marca ishte e zjarrtë në lëvdatat e saj për Raphinhan, heroin e vërtetë të finales së Superkupë...
PORTUGALI - Porto njoftoi në faqen e tij zyrtare të internetit se kontrata e trajnerit Francesco Farioli është rinovuar deri në ...
ARABIA SAUDITE - Finalja e Superkupës së Spanjës, e luajtur mbrëmë, ofroi një spektakël emocionues në fushë, duke...
TIRANE - Pasditen e së shtunës u zhvilluan ndeshjet e raundit të 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë ku u m&eu...
ITALI - "Dua të qëndroj këtu, te Milani. Janë vetëm spekulime." Kështu Christopher Nkunku i shfuqizoi të gjitha thashetheme...
FRANCE - Belgjika nuk e ka harruar atë. Tre muaj pasi u largua nga Union Saint-Gilloise për në Monaco, Sébastien Pocognoli fitoi ç...
ITALI - Giuseppe Marotta donte të sqaronte kritikat e tij të fundit në distancë me Antonio Conten, trajnerin aktual të Nap...
ITALI - Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, vlerësoi negociatat e rinovimit të kontratës së Mike Maignan para ndesh...
ITALI - Një psherëtimë lehtësimi për Strahinja Pavlovic, i cili pësoi një dëmtim që alarmoi shokët e tij t&e...
FRANCE - Të gjithë sytë ishin mbi të. Dhe për ndeshjen e tij të parë në Francë, braziliani Endrick nuk zhgën...