LIVE UPDATES
Sport

Ardian Ismajli rrëfen sekretet e jetës, nga fans i Unikatilit tek fillesa e karrierës në Hajduk!

Unë jam shqiptar nga Kosova. Jemi tre fëmijë: unë, një vëlla tjetër dhe kemi edhe një motër. Babai punon në fushën e politikës.

13 Shtator 2025, 18:44 Nga DOSJA
Ardian Ismajli rrëfen sekretet e jetës, nga fans i Unikatilit tek

ITALI - Ardian Ismajli u transferua disa javë më parë te Torino. Pasi mbylli aventurën e tij me Empolin, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kaloi tek torinezët. Ndërkohë që së fundmi ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij futbollistike, por edhe për detaje për jetë përtej fushës së blertë.  

“Përshëndetje, jam Ardian Ismajli, mbrojtës i Torinos. Erdha te Toro para disa javësh dhe jam shumë i lumtur. Edhe bashkëshortes sime i pëlqen shumë, kështu që mund të themi se jemi rehat në çdo drejtim. Kemi parë qytetin, kemi gjetur disa vende që na pëlqejnë shumë dhe dalëngadalë do t’i zbulojmë të gjitha.

Ne themi gjithmonë se jemi të gjithë shqiptarë, por ka shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Kosova. Unë jam shqiptar nga Kosova. Jemi tre fëmijë: unë, një vëlla tjetër dhe kemi edhe një motër. Babai punon në fushën e politikës. Vëllai ka luajtur futboll më parë, por tani nuk luan më, është bërë karabinier. Motra punon në fushën e informatikës.

 

Unë që fëmijë kam ëndërruar të bëhem futbollist dhe nuk u dorëzova kurrë. Jemi një familje prej pesë vetash: tre fëmijë, babi dhe mami. Mami është në shtëpi, ndërsa ne të tjerët punojmë. Përveç motrës dhe vëllait tim, dua të përmend edhe Emir Sahitin, që është si vëlla për mua. Kemi luajtur së bashku për shumë vite, njihemi prej kohësh dhe flasim shpesh. Tani ai luan në Bundesliga, jam shumë i lumtur për të dhe shpresoj që edhe këtë vit të ketë sukses.

 

Në çdo klub ku kam luajtur, gjithmonë jam ndjerë dhe më kanë ndjerë si kapiten, edhe pa shirit në krah. Një vit më parë isha kapiten në 3-4 ndeshjet e fundit të Nations League me Shqipërinë. Ato ishin momente historike për mua dhe për familjen time. Duhet t’i falënderoj të gjithë për këtë besim, por edhe unë kam dhënë gjithçka në fushë. Këto gjëra nuk të jepen thjesht, duhen merituar. Unë jam nga ata që mundohem të ndihmoj, sidomos të rinjtë në dhomën e zhveshjes, sepse kam kaluar edhe vetë vështirësi kur isha fëmijë dhe e di sa e rëndësishme është një dorë ndihme.

Herën e parë që dola nga Kosova, nga Prishtina, shkova te Hajduk Split. Atje njoha edhe bashkëshorten time, Matea Beslic. Jemi bashkë prej 6 vitesh. Ajo ishte dhe është ende presidente e futbollit për femra. U njohëm atje dhe jemi ende bashkë, shpresojmë për gjithë jetën.

Siç thashë edhe më parë, Serie A ishte ëndrra ime. Në Kosovë gjithmonë shihnim vetëm Serie A. Na duhej të blinim abonim televiziv vetëm për të parë Serie A. Shikonim edhe Bundesliga ose liga të tjera, por unë i thosha babit: ‘Unë dua vetëm Serinë A’. Dhe gjithmonë besoja se një ditë do të luaja aty. Tani jam këtu, prej 5 vitesh luaj në Serie A dhe tani nis sezoni i 7-të. Shpresoj të luaj edhe për shumë vite të tjera.

Sa i përket lojës, për mua nuk ka dallim, më pëlqen si në mbrojtje me katër, ashtu edhe me tre. Te Kombëtarja kemi luajtur me tre mbrojtës, ndërsa këtu me trajnerin Baroni luajmë me katër. Nuk është diçka e vështirë për mua.

Torino i parapriu të gjithëve dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Nga dita e parë më kanë telefonuar drejtori dhe presidenti dhe i falënderoj shumë të dy. Menaxheri im më tha: ‘Kjo është një mundësi që duhet marrë’. Të gjithë e dinë kush është Toro, historinë, tifozët. Puna ime është e thjeshtë: të jap maksimumin. Pastaj të shohim çfarë do të ndodhë.

Unë jam një luftëtar, nuk dorëzohem kurrë. Edhe kur nuk jam 100%, gjithmonë futem në fushë për të dhënë gjithçka. Këtë gjë e kam treguar shumë herë te Empoli dhe shpresoj ta sjell edhe te Torino, për tifozët e Toro-s. Me mbështetjen tuaj dhe punën tonë në fushë, shpresojmë të bëjmë shumë gjëra të mira këtë vit.

Kënga që gjithmonë dëgjoj para ndeshjeve është një reper i quajtur Unikatil, nga Kosova. Ai jeton prej shumë vitesh në Amerikë, por muzika e tij është në nivel shumë të lartë dhe të jep gjithmonë motivim para se të futesh në fushë.

Përshëndetje të gjithëve tifozë të Granata-s. Ju presim në stadium. Forza Toro", u shpreh Ardian Ismajli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s