LIVE UPDATES
Sport

Analiza e TheGuardian: Kupa e Botës 2022- Çfarë pritet nga Gjermania?

Dy poshtërime rresht kanë lënë tifozët të zhgënjyer. Në Katar, vetëm gjysmëfinalja është opsion i pranueshëm për skuadrën jashtëzakonisht të talentuar të Hansi Flick.

11 Nëntor 2022, 16:58 Nga k.m.

 

Analiza e TheGuardian: Kupa e Botës 2022- Çfarë pritet nga
Foto ilustruese

 

BERLIN- Skuadra e Gjermanisë është në nivelin më të ulët historik. Asnjëherë më parë që në epokën e pasluftës, ata nuk ishin eliminuar para çerekfinaleve në dy turne të mëdha radhazi. Por dalja e turpshme në fazën e grupeve në vitin 2018 u pasua nga humbja kundër Anglisë në 1/16 e fundit të Euro 2020. Publiku po i braktis dhe "DFB" madje anuloi sloganin e saj "Die Mannschaft". Në Gjermani njerëzit janë supersticioz.

Do të ishte e dobishme nëse skuadra do të luante përsëri si një Mannschaft (që fjalë për fjalë do të thotë ekip). Problemi nuk mund të jetë mungesa e talentit sepse formacioni fillestar përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga lojtarë që kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe ka disa talente të reja.

Megjithatë ka boshllëqe dhe ende mbetet për t'u parë se kush do të luajë si numri 9: me Timo Werner të lënduar, favorit për fillimin është Kai Havertz, i cili ndoshta është më komod të luajë pas një qendërsulmuesi. Trajneri, Hansi Flick, bëri një surprizë kur njoftoi skuadrën e tij, duke përfshirë sulmuesin 17-vjeçar të Dortmundit, Youssoufa Moukoko, i cili do të jetë një opsion interesant nga pankina. Mario Götze, i cili tani aktivizohet në Eintracht Frankfurt,  udhëton gjithashtu drejt Katarit.

Ka disa probleme në mbrojtësin e krahut, por problemi më i madh është në mesfushën qendrore. Joshua Kimmich është një shpërndarës i jashtëzakonshëm i topit, por është vënë nën presion në rritje për shkak të një dobësie të perceptuar në “Zweikampf” (sfida/përballje).

Philipp Lahm i ka thënë atij të "punojë në goditjet mbrojtëse", ndërsa për Markus Babbel mendon se i mungon "disiplina taktike". Sami Khedira për të nuk ka mjaft "pjekuri taktike". Se si Hansi Flick do të bashkojë mesfushën (4-3-3 ose 4-2-3-1), kjo kështu pyetja e madhe për Kupën e Botës.

Ilkay Gündogan, kapiteni i Manchester Cityt, nuk është një titullar i sigurt sepse ai është shumë i ngjashëm me Kimmich, gjë që u duk në barazimin e fundit 3-3 kundër Anglisë në Wembley. Koha e shkurtër e përgatitjes mund të rezultojë të jetë një problem pasi Gjermania, e përshkruar shpesh si një " Turniermannschaft " (një ekip turneu), kësaj here do i duhet pak kohë për t'u përshtatur.  Pavarësisht gjithë problemeve, synimi është kapja e të paktën gjysmëfinaleve. Fuqia kryesore e Gjermanisë, përveç përvojës, është se disa lojtarë mund të shënojnë gola. Serge Gnabry, Leroy Sané, Havertz dhe të mos harrojmë Thomas Müller. Leon Goretzka është një trashëgimtar i mesfushës së golave ​​të Lothar Matthäus dhe Michael Ballack, ndërsa Manuel Neuer është ende një nga portierët më të mirë në botë edhe pse është në moshën 36-vjeçare.

Analiza e TheGuardian: Kupa e Botës 2022- Çfarë pritet nga

Trajneri

Hans im Glück (Hans in Luck) është një personazh i vëllezërve Grimm. Fraza është gjithashtu një përshkrim i mirë i magjisë së shkurtër por të jashtëzakonshme të Hansit gjatë drejtimit të Bayern. Në një vit e gjysmë ai fitoi shtatë tituj. Pasi mori përsipër një ekip të drejtuar nga Niko Kovac në fund të vitit 2019, Flick e mbylli sezonin me Ligën e Kampionëve. Fakti që ky sukses u bazua vetëm në rregullimin e tij taktik nuk është diçka që as vetë Flick e beson.

Në fakt, CV-ja e 57-vjeçarit nuk lexohet si ajo e një trajneri yjesh; përpara se të merrte drejtimin e Bayernit, suksesin më të madh e kishte si ndihmës trajner i Jogi Löw-it, kur Gjermania fitoi Kupën e Botës në 2014. Në Mynih, ai ishte njeriu i duhur, në vendin dhe kohën e duhur dhe, pa dyshim, shtypi butonat e duhur. Në Katar, ai ka mundësinë të dëshmojë se mund ta çojë një ekip në lartësi të reja.

Lojtarë yje

Në një skuadër gjermane që ka shumë lojtarë të shkëlqyer, por i mungon një superyll, edhe pse kësaj here spikat Leon Goretzka. Mbajtja e Goretzka-s në formë dhe një nivel i lartë në Katar do të bënte një ndryshim të madh në mënyrën se si Gjermania do të ecë përpara. Me energjinë dhe fuqinë e tij ai mund të lidhë mbrojtjen dhe sulmin në një mënyrë që as Kimmich dhe Gündogan nuk munden.

Cilësitë e Kai Havertz nuk admirohen universalisht në Gjermani, por ndoshta ata që e vlerësojnë vërtet sulmuesin e Chelseat janë ata që e njohin futbollin. Lëvizja e tij në Premier League në moshën 21-vjeçare dhe mungesa e një pozicioni në ekipin kombëtar do të thotë që shumë tifozë në shtëpi nuk e kanë parë aq shumë Havertz. Por perceptimi për 23-vjeçarin mund të ndryshojë këtë dimër. Nga të gjithë lojtarët sulmues të ekipit, ai është i vetmi që mund të luajë vazhdimisht mirë në një rol qendror.

Analiza e TheGuardian: Kupa e Botës 2022- Çfarë pritet nga

Himni kombëtar

Deutschlandlied, shkruar nga August Heinrich Hoffmann von Fallersleben në kohën e ngritjes së ndërgjegjes kombëtare para revolucionit gjerman në 1848, ka shërbyer si himn kombëtar që nga viti 1922. Ka tre vargje, por vetëm të tretin, i cili fillon me fjalët e famshme "Bashkim, drejtësi dhe liri”, do të mbetet dhe këndohen. Dy të tjerët nuk këndohen më dhe nëse filloni t'i këndoni, mund të prisni një reagim nga ata që ju rrethojnë. Fjalët "bashkim, drejtësi dhe liri" shfaqen gjithashtu në monedhat gjermane 2 euro.

Heroi i kultit të të gjitha kohërave

Günter Netzer ishte fytyra e Borussia Mönchengladbach që sfidoi skuadrën e Franz Beckenbauer-it Bayern Munich në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970. Jo vetëm që ishte një nga mesfushorët më të mirë gjermanë, por pasioni i tij për makinat e shpejta dhe femrat e bukura dhe flokët e bënë atë një ikonë të viteve '70, siç tregon pseudonimi i tij "rebeli". Në ndeshjen e tij të fundit për Mönchengladbach para se të transferohej në Real Madrid, finalja e Kupës së Gjermanisë në 1973, Netzer u zëvendësua në fushë pa pyetur trajnerin e tij, Hennes Weisweiler - dhe shënoi golin fitues tre minuta më vonë. 

Marrë dhe përkthyer nga TheGuardian

katar 2022 gjermania


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës