LIVE UPDATES
Sport

Al Khelaifi: “Mbappe? Madridi ka ofruar shumë më tepër se ne…”

Në një intervistë për ‘Le Parisien’, presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaïfi, ka pranuar se Zidane nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës pariziene.

22 Qershor 2022, 07:03 Nga DOSJA

Al Khelaifi: “Mbappe? Madridi ka ofruar shumë më tepër se

FRANCE - Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaïfi, ka konfirmuar në një intervistë për ‘Le Parisien’ se Zinedine Zidane nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës pariziene. Në fakt, presidenti nga Katari ka siguruar se nuk ka kontaktuar asnjëherë me Zizun, pavarësisht zërave se ka pasur negociata mes dy palëve.

Thashethemet e Zidane për PSG? “Unë e dua Zidane, ai ishte një lojtar fantastik, me klas të jashtëzakonshëm. Ai ishte gjithashtu një trajner i jashtëzakonshëm, me tre tituj të Champions League. Por unë do t'ju them një gjë: ne nuk kemi folur asnjëherë me të, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Shumë klube janë të interesuara për të edhe disa kombëtare, por ne nuk kemi folur kurrë me të. Kur them "ne", kam parasysh PSG-në. Unë jam presidenti i PSG-së dhe nuk kam diskutuar kurrë asgjë me të”.

Përfshirja e tij në rinovimin e Mbappe? “Nuk më pëlqen të flas për veten time. Por gjatë pesë viteve të fundit, unë kam krijuar një marrëdhënie të veçantë me Kylian dhe familjen e tij. Ai ka një familje të mrekullueshme. Nuk do ta harroj kurrë se gjatë gjashtë takimeve tona të para me të dhe prindërit e tij, të cilët në atë kohë ishin në Monaco, nuk më folën kurrë për para. Kurrë! Prandaj i dua shumë, e admiroj edukimin që kanë marrë.  Këtë vit u fol shumë, por paratë nuk arritën deri në javët e fundit. Njerëzit thonë se ai qëndroi për paratë, por Reali i ofroi shumë më tepër se ne! Verën e kaluar ata ishin të gatshëm të ofronin 170 milionë euro. Ato para që ishin të gatshëm t'i riinvestonin këtë vit kur ishin falas!”

Nëse Mbappé ka kërkuar një lojtar apo trajner të ri? “Duhet të ndaloni së thëni këtë. Unë do të jem shumë i qartë: unë jam presidenti dhe unë vendos. Dhe mbi të gjitha, Kylian nuk ka pyetur kurrë asgjë për një lojtar apo një trajner. Ju garantoj".

A keni arritur një marrëveshje me Galtier? “Jo, jo për momentin. Ne kemi një listë të trajnerëve, po diskutojmë me Nice, nuk është sekret. Shpresoj që të arrijmë një marrëveshje shpejt, por respektoj Nice dhe presidentin Rivère, të gjithë mbrojnë interesat e tyre”.

Nëse vërtet nuk keni kontaktuar kurrë me Zidane? “Ne kemi zgjedhur një opsion tjetër. Ne kemi zgjedhur një trajner që do të jetë më i miri për atë që duam të lançojmë. Unë nuk jam këtu për të krahasuar trajnerët. Unë e di saktësisht se çfarë na nevojitet. Në klub ka detaje që nuk i dini”.

Nëse Neymar largohet nga PSG-ja e re? “Ajo që mund të them është se ne presim që të gjithë lojtarët të bëjnë shumë më tepër sesa bënë sezonin e kaluar. Më shumë. Të gjithë duhet të jenë 100%. Natyrisht, ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për të shkuar larg. Për sezonin e ardhshëm objektivi është i qartë: të punojmë çdo ditë me 200%. Le të japim gjithçka që kemi për këtë fanelë, të japim gjithçka dhe do të shohim rezultatin. Ne duhet të jemi të përulur. Duhet të ndryshosh për të shmangur dëmtimet, pezullimet dhe faullet që përmbysin një lojë. Duhet të jesh i disiplinuar brenda dhe jashtë fushës. Kush dëshiron të qëndrojë në zonën e tij të rehatisë, që nuk dëshiron të luftojë, do të qëndrojë mënjanë. Dhe ne duhet të krijojmë një ekip të vërtetë, të gjejmë një frymë të vërtetë kolektive. Ky do të jetë misioni i trajnerit të ri. Ne duam lojtarë që janë krenarë të përfaqësojnë PSG-në dhe të gatshëm të luftojnë çdo ditë”.

Al Khelaifi: “Mbappe? Madridi ka ofruar shumë më tepër se

A do të investoni te lojtarët francezë? “Ne jemi këtu për një kohë të gjatë. Do të kemi qendrën më të mirë stërvitore në botë. Synimi im për vitet e ardhshme është që në ekipin tonë të kemi vetëm lojtarë parizienë. Ka shumë talent në rajonin tonë. Lojtarët më të mirë në rajonin tonë e meritojnë të luajnë për PSG-në. Do të duhet kohë, por është një objektiv. 11 vjet më parë thashë që doja të stërvitja Messin e ardhshëm, sot them se duam të stërvitim Mbappen e ardhshëm, i cili gjithashtu do të vinte nga Parisi. Nuk është e lehtë, por ne kemi gjithçka që na nevojitet për të pasur sukses”.

Ardhja e Luis Campos? “Luis Campos do të fokusohet te ekipi i parë. Por ne duam të zbulojmë talente të reja, tregje të reja. Ne duhet të eksplorojmë drejtime të reja. Ne duhet të gjejmë lojtarë që janë krenarë që janë në Paris, për klubin, për futbollin dhe vetëm për futbollin. Luis Campos ka ndihmuar mbi të gjitha Monacon dhe Lille për të fituar kampionatin. Mbjell një kulturë të punës së palodhur, duke dhënë gjithçka çdo ditë. Por paratë janë të rëndësishme. Ne nuk duam të humbasim para. Për shembull, Messi: ne kemi arritur një marrëveshje të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë fushës. Më pak se një vit më vonë, ai tashmë e ka paguar veten.”

Ultrasit e PSG-së? “Kam ardhur njëmbëdhjetë vjet më parë. Është një projekt shumë afatgjatë. Unë jam këtu, sepse e dua PSG-në, sepse jam një tifoz i klubit. Një nga betejat e mia të para ishte kthimi i ultrasve në ‘Parc des Princes’. Unë kam luftuar për ta. Ne duam që tifozët e vërtetë të mbështesin klubin, në kohë të mira dhe të këqija. Kjo është ajo që bëjnë tifozët e vërtetë të klubit. Ne nuk duam tifozë që janë aty vetëm kur fitojmë. E kuptoj që ata ndihen të zhgënjyer kur ne humbasim. Mendoni se unë nuk jam? Kam vënë të gjithë energjinë time, gjithë pasionin tim në këtë klub. Kur humbasim nuk fle për ditë, javë, kështu që nuk mund të pranoj që njerëzit të vinë për të më dhënë mësime”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen