LIVE UPDATES
Sport

Mbrojtësi Ajeti: “Nuk do të jetë e lehtë me Çekinë, pasi do të luajmë në transfertë, por kam besim se do t’i marrim tre pikët”

“Na presin dy ndeshje të vështira, por mund t’ia dalim përballë çdo kundërshtari”

7 Tetor 2024, 14:54 Nga DOSJA

Mbrojtësi Ajeti: “Nuk do të jetë e lehtë me

TIRANE - Arlind Ajeti komentoi dy kundërshtarët e radhës të Kombëtares në Nations League dhe u shpreh se janë ndeshje të forta, por që Shqipëria do të synojë pikët maksimale. Mbrojtësi kuqezi foli edhe për rrugëtimin në Kombëtare dhe eksperiencën e Europianit, si edhe komentoi mungesën e kapitenit Gjimshiti.

Përsa i përket konkurrencës në mbrojtje, Ajeti tha se është shumë i lumtur për performancën pozitive të shokëve të ekipit dhe shtoi se për formacionin vendos vetëm trajneri Silvinjo.

Gjendja e ekipit dhe synimi në dy ndeshjet e tetorit? “Është akoma herët për të fol për ekipin, sepse ende nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët. Kemi kualitet dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Gjithashtu, i dimë cilësitë e Çekisë me të cilën kemi luajtur 2 herë kundër. Gjeorgjia dihet, ka një kualitet shumë të lartë dhe luajnë një futboll shumë të shpejtë dhe të shohim si do ia dalim, por kam shumë besim”.

E keni analizuar Çekinë? “Nuk e kemi bërë ende analizën, pasi nuk kanë mbërritur akoma të gjithë lojtarët. Me stafin dhe trajnerët do përgatitemi sa më mirë, nuk do të jetë e lehtë me Çekinë, pasi do të luajmë edhe në vendin e tyre, por kam besim që do t’i marrim tre pikët”.

Superliga turke? “Më duket shumë mirë Superliga turke, por nuk krahasohet me Europianin apo ndeshjet e Kombëtares. Ndeshjet e Kombëtares janë gjithmonë të lidhur me emocione dhe në Europian janë akoma më të veçanta”.

A mendon se mund të bëje diçka ndryshe në rrugëtimin tënd me ekipin Kombëtar? “Unë besoj që shumë herë nuk kam qenë pjesë e Kombëtares se kam pasur lëndime, apo zgjidhja e klubin nuk ka qenë e mire. Por, sa herë kam ardhur kam qenë i gatshëm për të luajtur me shpirt dhe zemër për fanellën. Gjithmonë mund të bësh më mirë, por jam i kënaqur deri këtu dhe shpresoj që të kemi akoma më shumë sukses”.

Ndeshja me Çekinë është vendimtare? “Çdo ndeshje do të jetë vendimtare, edhe me Çekinë dhe me Gjeorgjinë. Të shohim ndeshjen e parë, të mundohemi të marrim një rezultat të mirë dhe më pas të vazhdojmë me Gjeorgjinë”.

Sa e vëshitrë do të jetë për Kombëtaren mungesa e Gjimshitit? “Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne si lojtar dhe person, se ka fjalë të mira për të gjithë lojtarët dhe të rinjtë. Përsa i përket formacionit e di trajneri dhe të gjithë do të jemi gati. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka vetem të fitojë Kombëtarja”.

Sa i kanë shërbyer tre ndeshjet e Europianit Kombëtares? “Besoj që ndeshjet e Europianit japin një impakt të madh tek lojtarët dhe sjellin eksperiencë të madhe. Të gjithë lojtarët e ëndërrojnë të përjetojnë emocionet e një Europiani dhe kemi qenë me fat që kemi marrë pjesë në Europian. Kemi bërë paraqitje të mira dhe ndeshjet në Nations League janë më ndryshe. Shpresoj që eksperienca që kemi marrë në Europian do të na ndihmojë për këto dy ndeshje”.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar dy ndeshjet e radhës? “Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin, të shtrytëzojmë cilësitë tona dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira. Unë kam shumë besim”.

Mungon Gjimshiti, por mbrojtja po ecën mirë. Do ketë ngacmime mes teje, Ismajlit dhe Kumbullës? “Nuk do të ketë ngacmime se jemi shumë mirë mes njëri-tjetrit. Jam shumë i lumtur që të gjithë e kanë filluar sezonin mirë. Sa më mirë të paraqitemi me klubet tona do të jetë një konkurrencë e fortë në Kombëtare. Jam i lumtur për të gjithë lojtarët dhe që kanë performanca pozitive, por këtë e vendos trajneri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë