23 Qershor 2025, 12:00
Nga DOSJA
ZVICER - Ish-lojtari i Troyes dhe Marseille, Fabio Celestini, 49 vjeç, është larguar nga pozicioni i tij si trajner i FC Basel për t'u bashkuar me CSKA Moskën. Sipas Blick, ky veprim mund të ketë pasoja të mëdha ligjore për trajnerin.
CSKA e Moskës është në pronësi të bankës shtetërore ruse VEB, e cila konsiderohet si një shtyllë e ekonomisë së luftës së Vladimir Putinit. E vendosur në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe e marrë në kontroll nga Zvicra, VEB besohet të jetë e lidhur drejtpërdrejt me financimin e pushtimit të Ukrainës.
Trajneri përballet me deri në pesë vjet burg në Zvicër dhe gjashtë në Spanjë
Ligji zviceran ndalon këdo të marrë një kompensim financiar nga një aktor ekonomik i sanksionuar. Kësisoj, ish-lojtari i kombëtares zvicerane (35 ndeshje, 2 gola) nuk mund ta depozitojë ligjërisht pagën e tij në një llogari, ose ta përdorë atë për të financuar jetën e tij në Zvicër.
Sipas disa ekspertëve, Celestini mund të ndiqet penalisht nëse kthehet në Zvicër me një pagë të paguar nga CSKA. Ai përballet me deri në pesë vjet burg, ose edhe gjashtë në Spanjë, ku banon.
Nëse ai mbetet në Rusi dhe nuk transferon fondet e tij në Evropë, ai i shpëton ndjekjes penale. Megjithatë, paga e tij bëhet e papërdorshme në Zvicër ose në çdo vend që zbaton këto kufizime.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Qershor 2025, 11:59
SHBA - Ja ku jemi përsëri, duke folur për Leo Messin dhe mrekullitë e tij në fushë. Mbas një dite, kampioni argjentinas do t&...
Sport
23 Qershor 2025, 11:45
ARGJENTINE - Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij të pazakontë. Mes shum...
Sport
23 Qershor 2025, 11:38
SHBA - Në minutën e 7-të të duelit Real Madrit-Paçuka, gjyqtari Ramon Abati akordoi një karton të kuq direkt për 22-vj...
Sport
23 Qershor 2025, 11:30
SHBA - Nuk ka rivalitet në botën e futbollit që mund të krahasohet, ose të afrohet, me atë që Brazili dhe Argj...
Sport
23 Qershor 2025, 11:26
SPANJE - Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij, që jan&...
Sport
23 Qershor 2025, 11:00
SHBA - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë dhënë për FIFA TV, është shprehur: "Mendoj se lojta...
Sport
23 Qershor 2025, 10:30
TIRANE - Të mërkurën, më 25 qershor, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të zhvillohen punimet e ...
Sport
23 Qershor 2025, 10:00
FRANCE - Ky është ndoshta një lajm i mirë në një afat të shkurtër për Olympique Lyonnais: John Textor shiti aksione...
Sport
23 Qershor 2025, 09:00
ITALI - Lajm i mirë për Milanin: në orët e ardhshme transferimi i Theo Hernandez te Al Hilal më në fund mund të...
Sport
23 Qershor 2025, 08:00
Sheikh Mansour, president i Manchester Cityt
SHBA - Sot, duke gdhirë në orën 3:00 sipas kohës europiane, Manchester City dhe Al-Ai...