4 Maj 2023, 09:40
Nga DOSJA
ARABIA SAUDITE - Divorci PSG-Messi duket përfundimtar. Një udhëtim në Arabinë Saudite ka përfunduar, me Leon të ndëshkuar nga klubi parizian. Marco Kirdemir është një agjent i FIFA-s, i cili mban një marrëdhënie të mirë me Al-Khelaifi dhe mbretin e Arabisë Saudite dhe ai e di se cila do të jetë e ardhmja e argjentinasit.
Kirdemir pranoi në “Goals” se opsioni i Barcelonës është i përjashtuar: "Ai nuk do të shkojë në Barcelonë. Ai dëshiron të kthehet atje kur t’i japi lamtumirën futbollit".
Me Barçën të përjashtuar dhe rinovimin me PSG-në, Arabia Saudite do të jetë destinacioni i Messit: “Ai ka një ofertë prej 600 milionë dollarësh nga Al-Hilal, skuadra e Mbretit”,- thotë Kirdemir. Agjenti i FIFA-s shkon më tej: “Messi udhëtoi në atë vend për të parë vendin ku mund të jetonte; nëse familja e tij jep OK, ai do të luajë në Arabinë Saudite”.
Pak muaj më pare, Marco udhëtoi për në Madrid për një takim shumë të rëndësishëm me Messin si temë qendrore: “Ne u takuam në një hotel me delegatë nga Federata e Arabisë Saudite dhe folëm për të”.
Për Kirdemirin, prania e Messit në Arabi ka qenë arsyeja e përballjes me klubin aktual: “Po të kishte udhëtuar në një vend që nuk kishte probleme me Katarin, nuk do të kishte kaq shumë spekulime. Kjo e ka zemëruar presidentin e PSG-së”, deklaroi Marco Kirdemir. Al-Khelaifi nuk është i vetmi i zemëruar me Messin. Pasditen e kësaj të mërkure qindra tifozë të klubit parizian kanë fyer yllin argjentinas.
Synimi i vendit saudit është të krijojë ligën më të mirë në botë, me një objektiv të qartë: organizimin e Kupës së Botës 2030. Kirdemir pranoi në “Goals” se paratë nuk do të ishin problem: "Ata do të shpenzojnë të gjitha paratë e mundshme". Leo Messi nuk është lojtari i vetëm i tunduar nga paratë saudite. Kirdemir konfirmoi se Sergio Ramos do të marrë gjithashtu një ofertë. Ai që e ka marrë edhe këtë herë nga Al Nasser dhe e ka refuzuar ka qenë Modric.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Maj 2023, 09:40
SPANJE - Që nga fundi i pranverës 2021, Zinédine Zidane ka qenë në kërkim të një projekti të ri. Tekniku q&e...
Sport
4 Maj 2023, 09:24
FRANCE - Tensioni tek PSG po rritet pas një dite të gjatë protestash për situatën të përgjithshme të klubit, e cila po s...
Sport
4 Maj 2023, 09:04
FRANCE - Rreth 400 ultras të PSG-së u mblodhën pasditen e sotme në portat e selisë së klubit, në lagjen Boulog...
Sport
4 Maj 2023, 08:45
SHBA - Duhej të ishte thjesht një kontroll rutinë i të dhënave, por policia në Los Anxhelos ndaloi ish-kampionin botëror t&...
Sport
4 Maj 2023, 08:27
ANGLI - Erling Haaland është tashmë lojtari që ka shënuar më shumë gola në Premier League në një sezon q&...
Sport
4 Maj 2023, 08:25
SHBA - Bowie ka qenë ndër vrapueset më të mira femra në vitet e fundit. Në Lojërat Olimpike 2016 në Rio de Zhanei...
Sport
4 Maj 2023, 08:08
GJERMANI - Eintracht Frankfurt arrit të kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë pas triumfit fantastik përballë Stuttga...
Sport
4 Maj 2023, 07:45
SPANJE - Atletico Madrid mori fitoren e thellë 5-1 ndaj Cadiz në takimin e raundit të 33-të të La Liga, duke u ngjitur në vend t&e...
Sport
4 Maj 2023, 07:21
ITALI - Atalanta triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Spezias, duke u afruar edhe më shumë me zonën Champions të renditjes, teksa protagonist k&e...
Sport
3 Maj 2023, 23:26
ANGLI - Mbrëmjen e kësaj të mërkure u zhvilluar dy ndeshje të prapambetura nga raundi i 28-të i Premier League, ajo mes Manchester...