Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
A mund të krijojë tensione të vërteta brenda dhomës së zhveshjes së PSG-së shpallja e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” dhe promovimi i mëvonshëm?

FRANCE - Me jo më pak se nëntë lojtarë në këtë listë prestigjioze, klubi nga kryeqyteti francez mund të kujtojë një sezon të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, një emër i tejkalon të gjithë të tjerët: Ousmane Dembélé. I shtyrë në nivelin më të lartë të trofeut së bashku me Lamine Yamal, ish-lojtari i Barçës është bërë i vetmi lojtar i PSG- së në këtë garë, me rrezikun e mërzitjes së disa shokëve të ekipit.
Që nga fitorja historike në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, PSG i ka kushtuar gjithçka Dembélés. Me 35 gola dhe 16 asiste në 53 ndeshje, ai ka mishëruar lidershipin, rigorozitetin mbrojtës dhe efikasitetin ofensiv.
Një sezon "madhështor", sipas fjalëve të presidentit Nasser Al-Khelaïfi, i cili nuk hezitoi të këmbëngulte në RMC se "nëse Ousmane Dembélé nuk fiton, ka një problem". Një deklaratë sa e qartë aq edhe ekskluzive, e cila kristalizoi disa tensione të brendshme.
Al-Khelaïfi duhej t’i qetësonte gjërat…
Sipas L'Équipe, ky theks i fortë te numri 10 i parizienëve, nuk do të ishte për shijen e të gjithëve në dhomën e zhveshjes. Lojtarë të tjerë të nominuar nuk do ta kishin vlerësuar veçanërisht këtë hierarki të nënkuptuar të meritave.
Disa, duke shpresuar të mbështeteshin në garën për “Topin e Artë”, mund ta kishin perceptuar obsesionin rreth Dembélés, si një mohim të performancave të tyre.
Edhe pse vetë Dembélé mbetet modest dhe këmbëngul se vetëm fusha do të vendosë, drejtuesit e klubit kanë treguar një preferencë të qartë.
Një anekdotë e zbuluar nga L'Équipe e ilustron mirë këtë tension: menjëherë pasi u shpall lista, Al-Khelaïfi, i vetëdijshëm për situatën, u përpoq t'i qetësonte gjërat duke deklaruar në dhomën e zhveshjes se "të gjithë lojtarët e PSG-së e meritonin Topin e Artë". A mjaftoi kjo për të qetësuar problemet?
B.T (Dosja.al)
VORE - Një tjetër lëvizje të bujshme në merkato ka bërë klubi i Vorës, duke afruar një lojtar të talentuar d...
SHBA - Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i vë flakën Los Angelesit. Sulmuesi koreano-j...
Lamine Yamal majtas, dhe Désiré Doué djathtas, janë ndër favoritët për Trofeun Kopa 2025 FRANCE - I vetëm n&e...
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo ka shënuar një sërë golash për Al-Nassr në ndeshje miqësore. Pasi shënoi golin e par&eum...
ANGLI - Gjashtë ditë para se të përballet me PSG-në në Superkupën e Evropës, trajneri i ri i Tottenhamit, Th...
FRANCE - Javët që do të kalojnë deri në fund të afatit kalimtar të transferimeve premtojnë të jenë të t...
ITALI - Ardon Jashari, i cili sapo ka mbërritur te AC Milan, dha intervistën e tij të parë për televizionin e klubit: "&Eum...
KROACI – Dinamo City nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme përballë Hajdukut në Split. Kë...
SLLOVENI - Egnatia barazuan 0-0 në Ljubjanë ndaj Olimpias, në ndeshjen e parë të turit të tretë, duke mbajtur gjallë s...
ANGLI - Sezoni i parë i Lewis Hamilton me të kuqe ka qenë zhgënjyes në të gjitha nivelet. Debutimi i tij me Ferra...