Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
“Topi i Artë” i vitit 2010 ishte një nga më të diskutueshëm në historinë e fundit, pasi holandezi Wesley Sneijder nuk u përfshi as në tre futbollistët më të mirë në botë.

ANGLI - Wesley Sneijder fitoi trisin me Interin në vitin 2010, i përbërë nga trofeu i Champions League, titulli i Serie A dhe Coppa Italia. Mesfushori ofensiv holandez shënoi 8 gola dhe 15 asistime për skuadrën e Jose Mourinhos atë sezon, por në vitin 2010 ai humbi në mënyrë dramatike finalen e Kupës së Botës, Holandë - Spanjë 0-1, pas kohës shtesë.
Pavarësisht paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme, Sneijder përfundoi vetëm në vendin e 4-të në galën e “Topit të Artë”, ku u vlerësua si futbollisti më i mirë i vitit, me 14.4% të votave. Vetëm lojtarët e FC Barcelona ishin në podium, argjentinasi Lionel Messi, fitues me 22.6% të votave dhe spanjolët Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, fitues të Kupës së Botës, me përkatësisht 17.3% dhe 16.4%.

Në podkastin e Rio Ferdinand, Jose Mourinho u pyet nëse mendonte se "Wesley Sneijder iu grabit “Topi i Artë” i vitit 2010, teksa portugezi e kishte drejtuar holandezin te Interi gjatë sezonit magjik, ku zikaltrit fituan trisin e trofeve.
"Nuk më pëlqen të them 'vjedhur'. Kush fitoi? Messi? Pra, nuk u vodh, por Wesley arriti tripletën, fitoi Champions League dhe në të njëjtin sezon ai arriti në finalen e Kupës së Botës. Wesley duhej të ishte atje, të paktën në “Top 3”.
Në gjeneratën e fundit, kur fituan Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, nuk mund të thuash se dikush është vjedhur”,- u përgjigj Jose Mourinho.

Ndërkohë në fund të vitit të kaluar, Wesley Sneijder u pyet për të njëjtën temë në stacionin televiziv egjiptian “Alhayah TV”.
“Ishte pak e padrejtë që nuk e fitova “Topin e Artë” në 2010 dhe trofeu shkoi për Messin, por unë nuk jam tipi që ankohem. “Topi i Artë” është një çmim individual dhe unë preferoj për të fituar trofe kolektivë.
Nëse do të më duhej të zgjidhja mes Champions League dhe “Topit të Artë”, do të kisha zgjedhur patjetër fitimin e Champions League. Ne e meritonim të fitonim Kupën e Botës në 2010 kundër Spanjës, por u mundëm në një mënyrë të jashtëzakonshme”,- tha Wesley Sneijder, i cili u tërhoq në vitin 2019 pas një eksperience të fundit në Al Gharafa në Katar.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Sulmuesi francez është shumë pranë një transferimi te Real Madrid, një klub që tentoi ta merrte edhe në v...
SPANJE - Futbollisti francez u ka thënë drejtuesve në Parc des Princes se dëshiron të largohet nga skuadra në fund të sezon...
ANGLI - Manchester City thuhet se ka filluar një seri negociatash sekrete me agjentët e Kylian Mbappe, vetëm disa ditë pasi ylli 25-vje&cc...
GJERMANI - Harry Kane thuhet se është i pakënaqur te Bayern Munich për shkak të mungesës së 'karburanti...
ANGLI - Manchester City bëri një hap fals në betejën për titullin e Premierligës kundër Chelseat në “E...
ANGLI - Chelsea mposhti Cityn, barazoi në Etihad (1-1) dhe “dogji” mundësinë e ndeshjes shtesë, pasi çfarëdo ...
SPANJE - Për shtatë vite të tëra Kylian Mbappe ka qenë në vijën e parë të zjarrit me PSG-në. Por t...
FRANCE - Me lajmin për largimin e Kylian Mbappe nga PSG, i cili tashmë ia ka bërë të ditur presidentit të klubit dhe bashkë...
GJERMANI - Ndeshjet e Bundesligës dhe ato të Kategorisë së Dytë praktikisht janë ndërprerë për shkak t&...
ANGLI - Fitorja 4-1 e Liverpoolit ndaj Bournemouthit sigurisht që do të ketë një shije të hidhur. Pavarësisht rezultatit të...