14 Prill 2024, 17:44
Nga DOSJA

GJERMANI - Prej mëse një jave një pjesë e stafit përfaqëseses së delegacionit shqiptarë pjesë e Euro 2024, ndodhet në Gjermani bashkë me përfaqësuesit e UEFA-s. Veç seminareve e diskutimeve të punës apo edhe ai diskutim teknik i trajnerëve për të shtuar numrin e lojtarëve nga 23 në 26-të, është bërë kontrolli përfundimtarë i bazës kuqezi në Kaizerau, ku do të qëndrojë kombëtarja jonë gjatë Europianit.

Këto janë disa imazhe të kësaj baze nga ky inspektim i fundit, ku për momentin ka ende edhe njerëz të tjerë, por që nga prania e kuqezinjëve ate në javën e dytë të qershorit, kjo qendër e madhe sportive dhe ky hotel, me 90 dhoma, do të jetë ekskluziv për kombëtaren kuqezi dhe stafin e saj mbështetës.

Vec hotelit, aty është edhe fusha stervitorej, salla e konferecave, palestra e forcës dhe gjithçka që i duhet një ekipi futbolli, pasi më parë aty kanë qëndruar edhe kombëtare apo klube të tjera, përfshirë kombëtaren e Gjermanisë, apo të Brazilit, apo edhe klube si Bayerni i Mynihut apo Dortmundi.

Këtë herë ka qenë edhe kryetari i bashkisë së zonës dhe disa përfaqësues lokal të policisë të cilët kanë të pranishëm për të diskutuar rreth kombëtares, akomodimit dhe sigurisë, madje edhe pritshmërisë së tifozerisë shqiptare në Gjermani për ato 15 ditë të para, që do të jetë atje ekipi ynë përfaqësues.
Sa i përket kërcënimeve të ISIS, që qarkullojnë këto ditë në për media të ndryshme, përfaqësues të policisë gjermane kanë siguruar delegacionin shqiptarë se për momentin nuk ka asgjë që mund të kërcënojë eventin, apo stafin dhe ekipet, në këtë rast Shqipërinë. Madje ata kanë siguruar se janë marrë të gjitha masat edhe pse nuk ka asgjë të ekzagjeruar apo ndonjë masë shtesë për t’u ndjerë të rrezikuar.

Sipas parashikimeve të tyre, policia gjermane bën me dije se pritet që në ato ditë të ndeshjeve të përfaqësueses sonë, do të jenë rreth 150 mijë tifozë shqiptarë që do të mbërrijnë në Gjermani, ose mesatarisht 50 mijë tifozë për secilën ndeshje, sigurisht këtu përfshihen edhe ata pa bileta, pasi janë të shumtë ata që do të udhëtojnë atje edhe për të qenë të pranishëm, për ta ndjekur në “Fasn Zone” (Zonat e Tifozëve) duke e konceptuar Europianin si një lloj turizmi apo një pjesë të pushimeve verore.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Prill 2024, 17:40
RROGOZHINE - Egnatia ka bërë një hap edhe më të sigurt drejt blindimit të vendit të parë në fund të sezonit ...
Sport
14 Prill 2024, 17:29
ANGLI - Liverpooli “fiket” në momentin më vendimtar të sezonit. The Reds u mposhtën 0-1 nga Crystal Palace në kampionat, du...
Sport
14 Prill 2024, 17:30
JAPONI - Akebono, një mundës sumo i lindur në SHBA, i cili u bë kampioni i parë i madh jo-japonez, ose "yokozuna", vdiq kët...
Sport
14 Prill 2024, 17:26
ITALI - Pas disfatës ndaj Romës, Milani nuk ka mundur të rikthehet në rutmin e mëparshëm madje ka ngadalësuar ritmi...
Sport
14 Prill 2024, 17:10
SPANJE - Myrto Uzuni shënoi golin e radhës në La Liga, duke kaluar Granadën në avantazh përballë Alavesit...
Sport
14 Prill 2024, 17:05
SUEDI - Arbnor Muçolli i dhuroi sot tri pikë në transfertë Goteborgut. Lojtari i kombëtares shqiptare realizoi golin e suksesit ...
Sport
14 Prill 2024, 17:00
ANGLI - Ruben Amorim është shfaqur si favorit për të marrë drejtimin nga Jurgen Klopp në Liverpool në fund të sezonit,...
Sport
14 Prill 2024, 16:30
SHBA - Molla nën mollë bie. E vërteta është se tre djemtë e Lionel Messit do të kenë një provë shumë t&...
Sport
14 Prill 2024, 16:00
SLLOVAKI - Këtë të shtunë, skuadra Slovan Bratislava fitoi titullin e gjashtë radhazi, si kampion i Sllovakisë.
Skuad...
Sport
14 Prill 2024, 15:30
ANGLI - Erling Haaland është lojtari i tretë në historinë e Premier League që shënon mbi 20 gola (ose më...