LIVE UPDATES
Sport

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë, bllokohen “tregtarët” që reklamuan rishitjen. Ja sa kushton një biletë…

Burimet për Top Channel konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.

22 Tetor 2025, 21:27 Nga DOSJA

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë,

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të mbyllë eliminatoret e Kampionatit Botërorë 2026 më 16 nëntor me ndeshjen e “luksit” përballë skuadrës më të shtrenjtë në botë të futbollit, Anglisë.

Skuadra e “Tre Luanëve” aktualisht është e kualifikuar për në finalet e evenimentit më të madh futbollistik, por nëse nuk ka më një objektiv të sajin për të luajtur, padyshim që ka në dorë fatet edhe të kombëtares sonë, kur siç mund ta dini që Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grupin K me 1 pikë përpara Serbisë, 11 pikë kuqezinjtë pas 6 ndeshjesh, ndërsa skuadra serbe me 10 pikë po në 6 ndeshje.

Përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia do të presë Serbinë më 13 nëntor, datë që ne do të luajmë në Andorra dhe një fitore e anglezëve, bashkë me një sukses të mundshëm tonin në transfertë, zyrtarizon vendin e dytë të Shqipërisë në grup që përkthehet me kalimin në play-off-in e Botërorit.

Ndërkohë që në ndeshjen e fundit nëse Serbia pret Letoninë ne do të luajmë përballë Anglisë në “Arenën Kombëtare”. Siç ndodh në ndeshje të tilla kur kundërshtari është i këtij niveli, por edhe padyshim për të patur shansin për një festë të ekipin kombëtar përballë tifozerisë së tyre, në rast se sigurimi i pozicionit të dytë ndodh në ndeshjen e parafundit, problem mbeten biletat.

Eshtë pikërisht ky moment që na kujton se na duhet një stadium më i madh, por që përbllë kërkesave të tilla që burimet për Top Channel konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.

Mjafton të përmendim këtu, që se të njëjtat burime, bëjnë me dije se nga data 16 tetor kur është hapur shorti i aplikimit për bileta, kanë shkuar drejt faqes on-line ku ato shiten, 100.000 kërkesa.

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë,

Në mënyrën e shpërndarjes së biletave për këtë ndeshje përparësi ka Klubi i Tifozëve të Kombëtares, secili aplikant si gjithmonë dhe kudo, ka mundësi vetëm për 4 bileta në një aplikim ndërkohë që çmimi i tyre varion sipas kategorisë së përcaktuar të stadiumit. 

Bileta më e lirë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Angli më 16 nëntor është ajo në zonat e stadiumit të emërtuara E101, N106 apo E109, S101 apo thenë ndryshe, këndet e stadiumit që ndodhen tek goditja e këndit. Çmimi për këto vende është 2.500 lekë.

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë,

Më pas sektori i dytë për nga renditja e çmimeve nga më të lirat tek më të shtrenjtat janë sektoret prapa portave S dhe N të cilat variojnë nga 3500 lekë.

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë,

Pjesa e karshisë me tre blloqet E104, E105 dhe E106 të cilësuara si Kategori 1, kushtojnë 15.000 lekë ndërsa kati i dytë i stadiumit dhe pjesët më anësore të karshisë kanë një çmim prej 9.000 lekësh

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë,

Ndërkohë që edhe tribuna ka disa kategori, ku në pjesët anësore çmimi është 25.000 lekë dhe duke u afruar në qendër dhe deri tek kategoria VIP janë nga 40.000 dhe më e kushtueshmja 50.000 lekë.

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë,

Në pamje të parë çmime të kripura edhe pse bëhet fjalë për rreth 7% kapacitetit të stadiumit. Ndërkohë duket që falë shitjes në këtë formë ku çdo biletë gjurmohet se kush e merr, ka filluar edhe survejimi i tregut të zi.

Një ndër aplikantët që kishte publikuar on-line rishitjen e biletës së përfituar, është evidentuar dhe sipas burimeve pranë FSHF për Top Channel, bileta i është revokuar personit duke e nxjerrë të pavlefshme dhe për ta kaluar në system sërish, ndërsa adresa e aplikimit ka kaluar në listë të zezë për të mos u përfshirë më në shorte apo aplikime për bileta ndeshjesh.

100.000 kërkesa për bileta për ndeshjen ndaj Anglisë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s