LIVE UPDATES
Aktualitet

Spitali Amerikan Progres dhe Vizion. E keqja në Shqipëri, shantazhet!

5 Prill 2019, 12:55 Nga DOSJA
Spitali Amerikan Progres dhe Vizion. E keqja në Shqipëri, shantazhet!

TIRANË- Drejtori i Spitalit Amerikan zbulon vizionin për të ardhmen: e keqja e vetme në Shqipëri… shantazhet!

Spitali Amerikan është një realitet i mjekësisë në Shqipëri dhe në harkun e më shumë se një dekade ka bërë një progres të vazhdueshëm, duke sjellë një imazh të ri për spitalet e një komoditet për pacientët, që kurën për jetën tashmë e kanë gjetur brenda kufijve të vendit. Një investim kolosal, që ka shërbyer për zhvillimin e gjithë vendit në tërësi, përmes një strukture të mirëorganizuar e një strategjie largpamëse, që po rezulton më shumë se e suksesshme. Prej 9 vjetësh në krye të këtij institucioni është Mario Karaj, i specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kthyer në Shqipëri, i joshur nga një sfidë e re dhe tepër interesante. Botëkuptimi i tij është bashkuar me konceptin e Spitalit Amerikan duke e bërë një bashkëpunim efikas.

Në një intervistë të detajuar, Karaj ka folur për momentin në të cilin zgjodhi të përqafonte projektin ambicjoz, vështirësitë me të cilat është përballur, arritjet dhe vizionin mbi të ardhmen e Sptalit Amerikan.

Intervistë me z. Mario Karaj, Drejtor i Përgjithshëm Spitalor, Spitali Amerikan

Ju jeni kthyer nga SHBA-ja për të punuar në Spitalin Amerikan. Ç’mund të thoni për këtë hap dhe për Spitalin Amerikan në përgjithësi?

Po, është e vërtetë, unë jam kthyer nga SHBA në vitin 2010-të.

Pas një periudhe 10-vjeçare në Amerikë, ku studiova për Menaxhim Biznesi dhe fitova eksperienca të ndryshme në punë, u ktheva në Tiranë për të punuar në stafin drejtues të Spitalit Amerikan. Vendosa të kthehem pasi Projekti Amerikan për Zhvillimin e Mjekësisë në Shqipëri ishte tepër sfidues dhe interesant. E unë jam nga ata njerëz që më pëlqejnë sfidat. Spitali Amerikan është një investim i Fondit Amerikan të Investimeve SEAF, në partneritet me Agjencinë Amerikane të Investimeve OPIK, Bankën Europiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit EBRD, si dhe Fondit të Pensioneve në Danimarkë. Që nga fillimet e deri tani, duhet përmendur, që investimi në tërësi ka qenë kolosal dhe ka shërbyer për pacientët shqiptarë, si dhe për zhvillimin e vendit në tërësi.

Çfarë avantazhesh ka sjellë Spitali Amerikan për pacientët?

Një nga avantazhet kryesore, të ngritjes së një strukture të tillë, është që pacientët shqiptarë për diagnoza të vështira dhe specifike, nuk kanë më nevojë të shkojnë në spitalet jashtë Shqipërisë, ku më parë përveç kostove tepër të larta përballeshin edhe me shumë probleme të tjera, duke filluar nga komunikimi me mjekët e huaj, udhëtimet e gjata dhe vështirësitë e ndjekjes post-operatore, që kërkojnë rikontrolle të herëpashershme. Që të jemi të qartë, në princip të qenit i huaj është e vështirë, imagjino të qenit një pacient i huaj sa sfilitëse dhe rraskapitëse është. Spitali Amerikan ka sjellë në Shqipëri, jo vetëm teknologjinë e fundit mjekësore, por edhe mjekë shumë profesionistë që çdo institucion mjekësor në botë do t’i dëshironte.

Qendra e dializës ka nisur Spitali Amerikan në vitin 2008, në atë kohë në Shqipëri numri i pacientëve që mernin dializë ishte me pak se 40 persona. Këta persona merrnin këtë shërbim të vyer për jetën e tyre me disa pajisje që ishin mbetje nga lufta e Kosoves.

Pjesa tjetër ishin të destinuar ose të humbin jetën ose të emigronin jashtë vendit për të patur këtë shërbim.

 Sot, në sajë të këtij projekti dhe të mbështetjes nga shteti, trajtohen mbi 1200 pacientë pranë vendbanimeve të tyre, të shtrira në gjithë Shqiperinë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke shtuar jetëzgjatësinë. Janë mbi 1200 jetë të shpëtuara,.

Gjithashtu marr rastin të them se në lidhje me partnetiretit publik- privat të laboratoreve, që do të jetë një risi shumë e madhe për shëndetësinë shqipëtare, as Spitali Amerikan dhe as z. KlodianAllajbeu personalisht, nuk ka patur dhe nuk ka asnje lidhje me këtë projekt, as me bashkimin operator, që ka fituar këtë partneritet si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Çdo aludim tjetër është thjesht një gënjeshtër.

Progresi i Spitalit Amerikan në më shumë se një dekadë është evident, por çfarë do të cilësonit si problem…?

Në anën e zezë të medaljes dua të përmend një nga gjërat, që është tronditëse si fakt dhe që është një ngërç i përgjithshëm në zhvillimin e biznesit në Shqipëri: faktin që Spitali Amerikan është përballur dhe vazhdon të përballet në mënyrë të vazhdueshme me presione dhe shantazhe, që arrijnë deri në gjobëvënie nga media të ndryshme. Sulmi ndaj bizneseve po shndërrohet në një mënyrë funksionimi nga disa media dhe do të dëshiroja të ndërgjegjësoheshin e të mos humbasin besueshmërinë e tyre, duke keqpërdorur lirinë e fjalës, të ruajnë profesionalizmin dhe integritetin, duke mos keqinformuar publikun.

Përveç kësaj, të kënaqur me çfarë keni arritur?

Pavarësisht këtyre vështirësive, strategjia e konceptit amerikan për të ngritur një institucion të qëndrueshëm, ka funksionuar deri tani për ne. Përgjigjia jonë ndaj këtyre fenomeneve është vetëm puna e përkushtuar dhe rritja e vazhdueshme e kënaqësisë së pacientëve. Kjo ka bërë që Spitali Amerikan të ketë një kërkesë mjaft të madhe nga pacientët duke u “detyruar” në kuptimin e mirë të fjalës, të zgjerohet vazhdimisht.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Për vite me radhë Spitali Amerikan ka qënë i fokusuar në shërbimin e pacientëve vendas. Rekordet dhe historitë e suksesit të Spitalit Amerikan kanë kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, duke bërë që, gjithmonë e më shumë, pacientë të huaj të na besojnë. Prej rreth 5 vjetësh, Spitali Amerikan pret dhe përcjell pacientë të huaj, të cilët vijnë dhe shpenzojnë në Shqipëri, duke e kthyer kështu turizmin mjekësor në një pikë të nxehtë të zhvillimit të ekonomisë edhe për vitet në vazhdim. Me zgjerimin e rrjetit spitalor në gjithë Shqipërinë, kapaciteti e teknologjia kanë avancuar dhe stafi drejtues tani synon tërheqjen e udhëtarëve mjekësorë “Health Tourism” si prioritet për pesë vitet e ardhshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mario karaj spitali amerikan mario karaj spitali amerikan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet