LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Speciale/ Malta, mbi 3 mijë shqiptarë, banorë të ishullit mesdhetar (VIDEO)

9 Prill 2019, 08:58 Nga DOSJA
Speciale/ Malta, mbi 3 mijë shqiptarë, banorë të ishullit

Malta, e njohur zyrtarisht si Republika e Maltës është një shtet-ishull i Europës Jugore që përbëhet nga një arqipelag në Detin Mesdhe. Ajo shtrihet 80 km në jug të Italisë, 284 km në lindje të Tunizisë dhe 333 km në veri të Libisë. E banuar që nga viti 5900 pes, vendndodhja e Maltës në qendër të Mesdheut historikisht i ka dhënë rëndësi të madhe strategjike si një bazë detare, me një sërë pushtetesh që kanë kundërshtuar dhe sunduar ishujt, duke përfshirë foenikasit, kartagjenasit, Romanët, Grekët, Bizantinët, arabët, Normanët , Sicilianët, kalorësit e Shën Gjonit, francezët dhe britanikët etj. Shumica e këtyre ndikimeve të huaja kanë lënë njëfarë shenje në kulturën e lashtë të vendit.  Malta është vendi i dhjetë më i vogël në botë dhe vendi i pestë më i populluar. Kryeqyteti i vendit është Valletta, që është kryeqyteti më i vogël kombëtar në Bashkimin Evropian. Me një popullsi prej rreth 475 000 banorë dhe me një sipërfaqe prej 316 km2, sot, në Maltë jetojnë edhe mbi 3 mijë shqiptarë.  Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar drejt Maltës dy vitet e fundit dhe vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Shumica e shqiptarëve që jetojnë në Maltë janë të punësuar në punë që përfshijnë sektorin e shërbimeve të hotelerisë, restoranteve, dyqaneve apo në ndërtim, megjithatë një pjesë jo e vogël e tyre kanë gjetur veten pikërisht në atë çfarë dëshirojnë të bëjnë apo në ato degë për të cilat kanë studiuar.

Sipas konsulles shqiptare të nderit në Maltë, Joan Portelli, të cilën e takuam përballë katedrales së Shën Xhonit, një nga më të mëdhatë dhe më të bukurat në kryeqytetin maltez, ku po festohej 50 vjetori i shugurimit si prift i monsinjor Paul Cremona-s dhe imzot George Frendos, në këtë moment në Maltë ka shumë shqiptarë, të cilët kanë shkuar për arsye ekonomike.

 “Në këtë moment në Maltë ka shumë shqiptarë, të cilët vijnë për punë. Ata punojnë në ndërtim dhe në punë të tjera. Pasi vijnë, një pjesë e mirë e tyre përpiqen të sjellin këtu familjen e tyre, të cilët vendosen shumë këndshëm në Maltë. Nga ana ime përpiqem t’i ndihmoj me dokumentet dhe të sigurohem që çdo gjë është në rregull, kështu të mos kenë asnjë problem për vete dhe për familjet e tyre. Mendoj se tani në Maltë ka më shumë se 3 mijë shqiptarë. Më parë ishin qindra, por tani janë mbi 3 mijë. Të paktën kaq janë ata që di, sepse me disa prej tyre nuk jam në kontakt, por di që janë edhe të tjerë, mes tyre edhe studentë. Shumica e tyre kanë ardhur në Maltë këto dy vitet e fundit.”

Por përtej profesioneve apo mënyrës personale të jetesës së shqiptarëve në Maltë, ajo çfarë të gjithë vërejnë është mikpritja e popullit maltez, si dhe dëshira që në përgjithësi kanë të gjithë këta të rinj shqiptarë për të investuar në një të ardhme në vendin e tyre.

Xhuliana Dogani është një vajzë, e cila punon në një hotel me 5 yje në Maltë. Ajo sapo është shpallur fituese në një konkurs gatimi në Turqi. Pas shumë viteve përvojë në fushën e gatimit, jo vetëm në Maltë, por edhe në Greqi dhe në Shqipëri, ajo mendon që nëse në një të ardhme do t’i jepet mundësia të ndërtojë apo çojë diçka në vendlindje, nuk do të ngurronte aspak.

Për mendimin pozitiv që maltezët kanë për shqiptarët flet edhe konsullja Portelli.

“Kemi dëgjuar që një pjesë e shqiptarëve kanë shumë probleme në Itali, por në Maltë jam shumë e lumtur me komunitetin shqiptar. Sigurisht, ata që bëjnë gjëra kundër ligjit ndonjëherë janë edhe maltezë dhe njerëz nga cilido komunitet mund të bëjnë gjëra kundër ligjit në çdo vend, por mendoj se në përgjithësi shqiptarët janë integruar shumë mirë në Maltë”.

LIDHJET PËRMES BESIMIT DHE IMZOT FRENDOS 

Portelli vëren se në lidhjet miqësore mes Shqipërisë dhe Maltës ka ndikuar pozitivisht edhe imzot George Frendo, kryeipeshkëv i Tiranës dhe Durrësit, i cili ka lindur në Valleta, por jeton prej 22 vitesh në Shqipëri.

“Nuk e di nëse ka të bëjë me misionin domenikian. Maltezët njohin shumë mirë Nënë Terezën dhe ne kemi madje këtu edhe motrat e Nënë Terezës. Por mendoj se në lidhjet mes Shqipërisë dhe Maltës ka ndikuar gjithashtu edhe imzot George Frendo, kur ai hapi misionin rreth 20 vjet më parë. Ai ishte domenikian në atë periudhë. Kur shqiptarët shkonin tek ai, ai përpiqej t’i ndihmonte për mjekime, arsye mjekësore dhe çdo lloj ndihme dhe madje edhe u dërgonte ndihma nga Malta, për të ndihmuar njerëzit e varfër në Shqipëri. Di që kur imzot G. Frendo hapi misionin në Sukth shqiptarët u mësuan të shkojnë në Sukth. Tani që ai është në Tiranë, ata shkojnë në Tiranë.”

Sipas Portellit, ka edhe shumë shqiptare apo shqiptarë, që janë martuar me maltezë apo anasjelltas.

“Ka shumë shqiptarë të martuar me maltezë. Ka nga ata, të cilët më kërkojnë t’i ndihmoj për viza dhe që kanë nevojë të shkojnë në Shqipëri dhe kur i pyes për çfarë arsyeje, më thonë se kanë të dashurën, të dashurin, të fejuarën apo të fejuarin në Shqipëri. Ata fillojnë të bisedojnë online dhe njihen me shqiptarë dhe disa prej tyre përfundojnë edhe në martesë.”

Portelli thekson se ajo që është e rëndësishme është që kushdo që dëshiron të jetojë në Maltë të aplikojë sipas rregullave.

“Kushdo që aplikon apo vjen në Maltë më pyet çfarë të bëj dhe gjëja e parë që u them është se është shumë e rëndësishme të kenë dokumentet dhe të aplikojnë sipas rregullave. Të gjithë duhet të aplikojnë sapo të vijnë në Maltë ose para se të vijnë këtu. Në të kundërt rrezikoheni të dëboheni dhe të ktheheni mbrapsht e të mos keni mundësi të futeni në zonën Shengen për disa vjet. Për sa kohë ata ndjekin ligjin dhe i bëjnë gjërat në mënyrën e duhur ata integrohen shumë mirë.”

Joan, e cila ka jetuar vetë për disa vite në Shqipëri dhe flet edhe vetë pak shqip, vëren se sipas saj, Shqipëria ka ndryshuar shpejt dhe për mirë.

“Edhe 10 vjet më parë, kishte kohë kur shkoja çdo muaj apo dy herë në muaj dhe ishte një OJF dhe përpiq ndihmonin në raste. Dhe shkoja të kontrollonte çfarë ndodhte dhe sa herë shkoja shikoja ndryshime për mire.”

Ndërkohë, duket se edhe kultura, gjuha apo muzika shqiptare ndikon gjithashtu në kulturën malteze. Duke ecur nëpër rrugët e Vallettas dëgjojmë fare rastësisht një këngë shqiptare, e vënë në sfond nga disa të rinj maltezë.

CASTRIOTA, KRYQTARI SHQIPTAR, MBROJTËS I MALTËS

Megjithatë, lidhjet mes Maltës dhe Shqipërisë janë shumë të hershme dhe shtrihen në fusha të ndryshme të bashkëpunimit.  Mjafton të përmendim këtu Costantino Castriota, mbiemri i të cilit tregon për lidhjen e tij me Gjergj Kastriotin apo Skënderbeun.  Costantino Castriota ishte bërë Kryqtar në vitin 1561 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë rrethimit të Maltës katër vjet më vonë (1565). Pikërisht për këtë fakt flet edhe studiuesi Noel Malcolm, në librin e tij “Agents of Empire”.

“Në një fazë vendimtare gjatë sulmit otoman të zgjatur në fortesën Sant’Elmo, kur Kalorësit që e mbronin atë kishin dërguar një mesazh të dëshpëruar për Valettën, duke thënë se rezistenca e mëtejshme ishte e pamundur, Castriota ishte një nga tre Kalorësit e dërguar nga Mjeshtri i Madh për të raportuar mbi situatën atje dhe ndërkohë që dy të tjerët konkluduan se fortesa nuk mund të mbahej, ai nuk u pajtua me diçka të tillë dhe doli vullnetar për të udhëhequr një kontigjent të ri të kalorësve dhe ushtarëve për mbrojtjen e Maltës. Si rezultat, mbrojtësit qëndruan në vend dhe e mbajtën fortesën Sant’Elmo për dy javë të tjera. Kastrioti i guximshëm ishte pikërisht ai që e shpëtoi gjithashtu Urdhërin nga disfata totale”.

Një tjetër personazh, i cili përmendet nga Noel Malcolm është edhe Gasparo Bruni, që u bë kalorës i Maltës në vitin 1567. Sipas Malcolm, Gasparo Bruni ishte edhe një shërbyes i Papës, i cili shërbeu si agjent zbulimi në Dubrovnik dhe fitoi një pozitë nderi në galerinë papale në betejën e Lepantos në vitin 1571.

Për këto lidhje të hershme mes Maltës dhe Shqipërisë flet edhe imzot George Frendo.

Ndërkohë, shkëmbimet në mes dy vendeve dhe kulturave shtrihen edhe në fusha të tjera deri në ditët e sotme, siç pohon konsullja Portelli, edhe në politikë dhe në tregti, por edhe në sport. Përsa i përket këtij të fundit është me interes të përmendim se sot Malta mund të ketë një nga ekipet më të dobëta të futbollit në Europë, por për vendin tonë ka domethënie të madhe, pasi futbolli në Shqipëri është sjellë nga një klerik maltez i quajtur A.Gatt Rutter.

Por cila është historia e Maltës e rrëfyer me sytë e një shqiptareje dhe cilat janë disa nga gjërat më interesante që mund të vizitoni në kryeqytetin e vendit, Valletta?!

Malta është vërtet një shtet ishullor i vogël, por histora e saj është tepër e hershme. Ajo ka qenë e banuar që nga viti 5900 pes dhe ka një trashëgimi të gjatë të krishterë. Marrëdhëniet mes Maltës dhe Shqipërisë shtrihen po ashtu thellë në kohë dhe ngjan se të paktën edhe për disa vite me rradhë me mijëra shqiptarë do të shkojnë drejt Maltës, për të gjetur në këtë vend një atdhe të dytë.

Burimi: TemaTV

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim emigrantë jetojnë 3 mijë shqiptarë malte emigrantë jetojnë 3 mijë shqiptarë malte

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 9 Prill 2019, 07:20

Surprizon bashkëshorten, Florjan Binaj: Jam xheloz

Aktori i njohur Florian Binaj ka qenë i ftuari i radhës në ‘Kurthin e Piter Pan’ dhe sigurisht që nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve në lidhje me bashkëshorten e t...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet