LIVE UPDATES
Bota

1 Janar 2021, 13:56 Nga DOSJA

2020-ta, një vit ndryshe nga të tjerët. Shumë ndodhi brenda 12 muajsh, që askush nuk i priste. Një vit që ndryshoi jetët e shumë njerëzve mbi tokë, duke i bërë disa nga ato më të gëzueshme, më të mira, por për disa persona të tjerë mund të themi se 2020-ta ishte një vit i mbrapsht që mori shumë jetë njerëzish dhe la një dhimbje të pa imagjinueshme me të gjitha fatkeqësit që ndodhën duke filluar nga pandemia e Covid-19 që ndau njerëzit për së gjalli dhe mori shumë jetë njerëzish, te vrasja e George Floyd dhe lëvizja “Blacklifematters” (Jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi) deri shpërthimi më Bejrut që la pas qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur. Dosja.al sjell sot në këtë speciale të pas 2020, vitin që do të mbahet mend gjatë…

Pandemia Covid-19

Sëmundja e SARS-COV 2, ështe një virus i frymarrjes akute, i cili mendohet se është shkaktuar nga konsumimi i kafëshve të egëra. SARS-COV 2 ose Covid-19 daton nga nga fundi i nëntorit te vitit 2019 dhe për më shumë se një vit dhe ka infektuar mbi 83 milion jetë njerëzish dhe ka lënë të vdekur mbi 1.8 milion të tillë. Fillimisht u mendua se koronavirusi e ka origjinën në qytetin kinez të Wuhanit, por provat e mëpasshme treguan se gjurmë të COVID19 ka patur që në fillim të vitit 2019 në shumë pacientë në të gjithë Evropën. E sot, ai është përhapur në të gjitha vendet anembanë botës, duke mbyllur njerëzit në shtëpi dhe duke shkatërruar ekonominë e botës. Por karantina e parë, e vetmja që u mund të jetohej si e tillë, solli të vetmin ndikim pozitiv të mbylljes për shkak të virusit. Ajri në Tokë ishte më i pastër. Me rinisjen e lëvizjes edhe virusi rinisi xhiron e tij nëpër botë. Nga vendet më të prekura me Covid, kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 20.2 milion të prekur dhe 351 mijë të vdekur, në vendin e dytë është India me mbi 10.2 milion infektime dhe 149 mijë të vdekur, vendin e tretë e mban Brazili me mbi 7.6 milion të prekur dhe 194 mijë të vdekur, në vendin e katërt është Rusia me mbi 3.1 milion të prekur dhe 57 mijë të vdekur, ndërsa në vendin e pestë është Franca me 2.6 milion persona dhe 64 mijë të vdekur. Ndërkohë që më ardhjen e fundit të 2020-s kanë ardhur edhe lajme të mira në lidhje Covid-19 pasi janë prodhuar disa vaksina anti-Covid. Vaksinat e para janë prodhuar nga Kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech, nga Moderna, nga Universiteti i Oksfordit/AstraZeneca dhe vaksina ruse Sputnik V. Vaksinimet e para kanë nisur në shumicën e vendeve në botë.

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin gjithashtu një nga ngjarjet e rëndësishëme të ketij viti. Ato u mbajtën në datën 3 nëntor, ku mbi 100 milion amerikanë votuan për Kreun e Shtëpisë së Bardhë që do të jetë në katër vitet e ardhshme. Kandidatët për President ishin të shumë por gara e vërtet ishte mes Presidentit aktual Donald Trump dhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden. Sipas votave të popullit dhe numërimit të Kolegjit Elektoral, Biden është fituesi i këtyre zgjedhjeve me 63% të votave. Këtë numërim Presidenti Trump nuk e pranoi dhe deklaroi se votimet ishin te manipuluara dhe të vjedhura. I bazuar mbi keto pretendime ai kërkoi rinumërim të votave, por edhe rinumërimi nxorri te njëjtat rezultate. Të gjithë mbështetësit e Trump në lidhje me rezultatin e votave kanë dalë në protestë me pankarta “Trump është Presidenti jonë” dhe “Zgjedhjet janë të manipuluara”. Protestuesit u përleshën me policinë gjatë protestave të mbajtura si dhe me mbështetësit e demokratëve të Biden. Ndërkohë që nga ana tjetër anëtarët e levizjes “Blacklifematters” deklaruan se nëse Trump zgjidhet President atëherë, ata do të dalin në protestë sërish për të rrëzuar atë nga presidenca. Gjatë gjithë kësaj kohë Biden ka filluar përgatitjet për tranzicionin e pushteteve duke prezantuar pjestarët e kabinetit qeverisës, ndërsa Trump ende vazhdon duke hedhur akuza drejt demokratëve për manipulim të zgjedhjeve.

Shpërthimi në Bejrut

Shpërthimi i 2.7 tonëve nitrat amoniumi në Kryeqytetin e Libanit, Bejrut në 4 gusht është një nga ngjarjet më të rënda të këtij viti. Shpërthimi ndodhi në një depo në portin e Bejrutit ku për shkak të tij humbën jetën 200 persona dhe ngelën të plagosur mijëra të tjerë. Nitrati i amoniumit që shpërtheu në Bejrut ishte i ruajtur në mënyrë të pa sigurtë për rreth 6 vite. Për shkak të shpërthimit qeveria e Libanit dha dorëheqje të menjëhershme dhe kërkoi falje publike, ndërkohë që i gjithë populli i Libanit u ngrit në protesta të shumta për të kerkuar drejtësi për personat që humbën jetën. Gjithashtu në Liban është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes që ndodhi dhe të vendosjes para drejtësisë përgjegjësit e shpërthimit.

Blacklifematters

Lëvizja “Blacklifematters” (Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi) mund të konsiderohet si një nga ndodhitë që ka bërë një ndryshim të madh në botë. Lëzivja nisi në 25 maj të këtij viti për shkak te vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd nga policia amerikane. Vrasja brutale e Floyd nga policia duke i vendosur gjurin e këmbës në qafë dhe i ndërprerë frymmarrjen ka bërë që shumë persona me ngjyrë dhe jo vetëm të ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre. Protesta për vrajsen e Floyd nuk ka pasur vetëm në Amerikë por në të gjitjë botën, të cilët kanë dalë kundër rregullave të qeverisjes dhe kanë kërkuar ri-formatim të të gjithë policisë. Protestat më të mëdha të lëvizjes “Blacklifematters” u mbajtën në ShBA ku mijëra njerëz u bënë bashkë për një kauzë të vetme, ajo e respektimit të të drejtave. Protesta të dhunshme kundër sistemit qeverisës në Amerikë vazhduan për disa javë javë të tëra duke mos i lënë hapësirë administratës qeverisëse Trump për të marrë situatën nënkontroll.

Konflikti në Nagorno-Karabak

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit nisi në 27 shtator të vitit 2020 për rajonin e Nagorno-Karabakut. Lufta mes dy vende e ka zanafillën që nga viti 1990. Dy vendet filluan një luftë të përgjakshme me njëra-tjetrën ku mbetën të vrarë mbi 800 persona dhe të plagosur me mijëra të tjerë. Në luftë për rajonin e Nagorno-Karabakut përveç ushtarëve morën pjesë shumë persona të thjeshtë dhe jo vetëm. Nga lufta e përgjakshme mbetën të vrarë si dhe disa futbollistë dhe artistë të tjerë që morën pjesë në në luftimet mes vendeve. Qeveritë përkatëse të vendeve me ndihmën e shteteve të huaja kanë firmosur disa armëpushime por asnjëra nga këto nuk u mbajtën dhe luftimet filluar sërish edhe më të ashpra se më parë. Me ndihmën e Turqisë, Azerbajxhani rimori të gjithë territorin e Nagorno-Karabakut dhe lufta përfundoi, por armenët të pakënaqur me këtë rezultat të dobët të qeverisë së tyre dogjën të gjitha shtëpitë e tyre në atë rajon dhe filluan një protestë të madhe për rrëzimin e qeverisë.

Mund të themi se ngjarjet më sipër ka kanë bërë atë që quhet viti fatkeq i 2020-ës. Ky vit përfundoi, por a i morëm ne mësimet e duhura? A lamë vërtet diçka pas në 2020? Bota gjatë 2021 do e tregojë më së miri…

Përgatiti dhe ideoi: Izmir Akulli 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #ngjarjet me te rendesishme blacklifematters covid-19 konflikti nagorno-karabak shperthimi ne bejrut viti 2020 zgjedhjet presidenciale #ngjarjet me te rendesishme blacklifematters covid-19 konflikti nagorno-karabak shperthimi ne bejrut viti 2020 zgjedhjet presidenciale


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet