Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Viti 2020 nuk pati shumë të rrahura çekanësh nga ana e togave të zeza të vendit, megjithatë ka shënuar disa arritje dhe dështime në drejtësinë e vendit. Lajmi i madh për këtë vit është ngritja e Gjykatës Kushtetuese, por sistemi ka dështuar në dhënien e vendimit për disa çështje të ‘nxehta’ që do të rikthenin besimin e qytetarëve tek drejtësia. Nuk kanë munguar dënime skandaloze për kokat e botës së krimit dhe dështimi i Operacionit Forca e Ligjit, e pranuar nga vetë ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këtë vit u duk sikur më shumë “të fortë” dolën nga burgu ose kërkojnë ende lirinë me ngulm sesa janë ndëshkuar bashkëpunëtorët e tyre që ende janë të lirë jashtë. Dosja.al do t’ju prezantojë gjërë e gjatë lidhur me çfarë është bërë brenda këtij viti me drejtësinë shqiptare. Për më shumë ndiqni artikullin e mëposhtëm…
NGRIHET (MË NË FUND) GJYKATA KUSHTETUESE
Me ‘pak’ presion ndërkombëtar u realizua ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Premtimi i bërë në fillim të sesionit parlamentar nga politika shqiptare u mbajt dhe tani më në fund, çështjet e emërimeve të presidentit Meta, apo dhe ajo e shembjes së Teatrit Kombëtar do të mund të shqyrtohen në fillim të vitit që vjen nga Kushtetuesja. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë; Vitore Tushën; Altin Binajn, Elsa Toskën; Marsida Xhaferllarin; Fiona Papajorgjin, Përparim Kalon dhe Sonila Bejtjan. Por ka ende 2 vakanca bosh që do të mbushen gjatë vitit që vjen. Ndërsa nga janari është njoftuar se do të nisë gjykimi i çështjeve që janë depozituar dhe janë pluhurosur për këto 3 vite. Faktor për vonimin e ngritjes së Kushtetueses ishte dhe përplasja e Presidentit Ilir Meta me gjyqtarin Ardian Dvoranit për emërimin e Marsida Xhaferrllarit nga Meta dhe Arta Vorpsi nga Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi. Sipas Metës, Dvorani shkeli ligjin duke kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Për çështjen iu kërkua mendim edhe Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë presidentit Meta. Deri në sqarimin e tyre, ngritja e Gjykatës më të lartë në vend mbeti pezull, por shtysa e duhur nga ndëkombëtarët bëri të vetëm.

Dosjet e zgjedhjeve
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencat për ‘Dosjen 339/1’, për laboratorin e drogës në Has. Prokuroria kërkon për Gjevi Ndoka 8 vite, për Altin Avdyli 6.8 vite, për Esat Mehmeti 10 vite, për Petrit Suljemani 8 vite, për Sajmir Sulejmani 8 vite, për Hajri Seferi 10 vit, për Orges Jahoelezi 6.8 vite, për Shkëlqim Avdyli 4 vite, për Mario Zeqiri 4.8 vite, për Elton Shehaj 4.8 vite, për Ardit Gjyriqi 4 vite, për Admir Hoxha 12 vite, për Hekuran Hoxha 10 vite, për Vehbi Berushi 8 vite, për Anila Shuti 8 vite, për Xhavit Shyti 12 vite, për Flamur Çela 12 vite. Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha, në kërkim. Ndërsa dosja 339 u kthye në parodi në rrjet pasi më 28 korrik, kur disa orë pas ekzekutimit të urdhër-arresteve, dy komisionerët e PD dhe PS, rezultuan të vdekur që në kohën kur prokurorët po hetonin shit-blerjen e votave në Durrës. 19 komisionerët që ende jetojnë dyshohet se kanë lejuar shtetasin Armelind Zeza, që të votojë në emër të personave të tjerë duke ndikuar në zgjedhje.
Po ashtu edhe Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjes “184”, duke vendosur që të marrë si të pandehur vetëm katër zyrtarë vendor. Nga akuzat ka ‘shpëtuar’ kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Ymeri dhe Imer Lala. Sipas hetuesëve, përgjegjës për shkeljen e ligjit janë Robert Aga ish-shefi i Policisë në vitin 2016; Drini Gjeci ish-kreu i Arsimit për qarkun e Dibrës; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë. Të gjithë të sipërpërmendurit janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Për akuzat e ngritura ndaj tyre rrezikojnë që të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.
Sipas dosjes së Prokurorisë, Robert Aga, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik. Gjeci, akuzohet gjithashtu për të njëjtën vepër penale se kërcënonte mësuesit se nëse nuk votonin PS-në do t’i shkarkonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna. Në detajet e zbardhura nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se Nuri Meda, në kundërshtim me ligjin ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës. Po ashtu si të tjerët edhe Hasan Hoti akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatin socialist.
Përveç të pandehurve, veprën penale të shitblerjes së votës e kanë konsumuar disa nga personat nën hetim, zyrtarë apo dhe biznesmenë të zonës. Por nuk e mbajnë përgjegjësi ligjore, për shkak të përfundimit të afateve.
Pra Imer Lala, Robert Aga, Arben Keshi, Drini Gjeci, Afrim Mikli dhe Bekim Krashi për arsye proceduriale ata shpëtojnë nga ndëshkimi për akuzën e shitblerjes së votës.
Në bankën e të kallëzuarve ishte edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, kryebashkiaku aktual i Dibrës Dionis Imeraj dhe ai i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, por nuk u provua që ata kanë konsumuar veprën penale. Kryebashkiaku Dionis Imeraj mohoi në një telefonatë për BIRN akuzat. “Nuk e kam pranuar asnjëherë. Drejtësia e verifikon vetë atë pjesë,”-tha ai për akuzën, ndërsa tha që ishte thirrur nga prokuroria vetëm për t’iu njoftuar pushimi i çështjes.
“Nga materialet e përgjimit të administruara lidhur me këto persona, ka rezultuar se ata kanë patur rol aktiv në fushatën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër, të zhvilluara në datën 11 shtator 2016, duke mbështetur politikisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, por nga hetimet nuk provohet që këto persona të kenë ofruar para, të kenë bërë premtime, apo të kenë përdorur forma të tjera të korrupsionit zgjedhor, me qëllim për të marrë vota pro, kandidatit që ka mbështetur”, arsyeton Prokuroria.
SHTYRJE PA FUND
Shtyhet prej dy vitesh gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së tij. Prej më shumë se 40 seancash, togat e zeza nuk japin dot vendimin për një prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit në vend.Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Por akuza të tjera i rëndojnë mbi shpinë…Dosja.al raportoi ekskluzivisht pak javë më parë lajmin për rihapjen e dosjeve të dy vrasjeve të bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Dëshmia e tij bëri që SPAK t’ja faturojë ‘Bandës së Durrësit’, ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lame dhe rivalit të Lul Berishës, Klodian Saliu. Në dosjen e SPAK, Reçi prezantohet si i ‘penduari’ i grupit, që ka pranuar me dëshirë të plotë të rrëfejë ngjarjet e 26 dhe 27 shkurtit të vitit 2005, ku sipas tij, ai bashkë me Plaurent Dervishajn, Lulzim Berishën, Viktor Ymerin, Indrit Taullain dhe Emiljano Shullazin, kanë ideuar dhe më pas realizuar në perfeksion atentatet ndaj Lamajt dhe Saliut.
Maratonë është konsideruar edhe seanca gjyqësore për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Prokurorët e Dosjes kërkojnë fjalën e 18 personave në gjyq duke përfshirë edhe Zenel Nezajn, ish- truproja i Azem Hajdarit që kurrë nuk është pyetur lidhur me çka ndodhur në natën e vrasjes. Edhe Genc Hoti, ish-punonjës i SHIK, personi të cilit Izet Haxhia pretendon se i ka treguar të gjithë ngjarjen, do të merret në pyetje. Nga ana tjetër, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të pranuar si dëshmitarë: Petrit Cakrri, Strit Muldaka, Përparim Hykaj dhe Kujtim Hysën. Ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse mes dëshmitarëve do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin kërkoi edhe prokuroria që të ishte në sallën e gjyqit që të jepte dëshminë e tij. Gjithashtu pritet dhe vendimi për të mbijetuarit e familjes Haklaj, dy motrat Aishe dhe Zylfije, bashkë me vëllanë e tyre, Hamdiun.

Lirime të bujshme, jo dënime
Grupi i Bajrajve është vetëm një hap larg lirisë. Gjykata e Shkodrës ka dhënë mëngjesin e sotëm dënimet për 5 nga anëtarët e grupit, dënime që konsiderohen qesharake në krahasim me akuzat me të cilat, ‘djemtë nga Shkodra’ u vunë para drejtësisë. Togat e zeza kanë shfryrë mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe që operojnë sot në vend por jo vetëm, pasi “fama” e tyre ka mbërritur edhe në shtetin belg. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit.
EMRAT DHE DËNIMET
Arrestimi i tyre është bërë që më 2018 dhe disa prej tyre tashmë që është dhënë dënimi janë të liruar. Pas hekurave është vetëm Ilir Bajri i cili pritet të ekstradohet në Itali dhe Safet Bajri i cili po vuan dënimin e Belgjikës me 9 vite burg, por që nuk mund të ekstradohet për shkak se mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Me dhënien e dënimit, masat e sigurimit tashmë janë të pavlefshme pasi koha që ata kanë qëndruar në paraburgim përputhet me kohën e dënimit.
Hesapet me drejtësinë i ka mbyllur Endrit Dokle, numri 2 i bandës së Durrësit, të cilët i janë falur rreth 5 vite burg. ‘Kapoja’ e bandës së Durrësit ka qenë i dënuar me burg përjetë dhe pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të tregohet ‘bujare’ me të duke pranuar kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm, duke ia konvertuar më 25 vite. Dokle i arrestuar që prej vitit 2005, kishte tentuar disa herë që të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm dhe në fund ia doli.
Nga lirimi i Doklës, u frymëzua edhe kapoja i Vlorës, Myrteza Caushi, i cili ka kërkuar përllogaritjen e ditëve të burgut për të ‘aplikuar’ më pas për lirinë me pretendimin se ka fëmijët për të rritur.Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë. Gjatë këtij viti, ai ka kërkuar dy herë të lirohet. Fillimisht me pretendimin se ka kryer 25 vite burg, është rehabilituar dhe ka për të mbajtur familjen. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Së fundmi pretendon se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe të lirohet.
BHK DHE GABIMI I BILL GATES
E teksa “të fortët” dalin nga burgu, sistemi i ri i drejtësisë është pasuruar edhe me Byronë Kombëtare të Hetimit. 39 anëtarë nga 60 që duhet kanë kaluar të gjitha provat përveç Vettingut, ku do të hetohen për pasurinë dhe në anën e aspektit profesional. Përgjatë vitit që presim, do t’i rikthehemi edhe njëherë procesit për plotësimin e 21 vende të tjera për të kompletuar strukturën e plotë me 60 agjentë. Më pas, agjentët e BKH-së e njohur ndryshe si FBI-ja amerikane do të vihen nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm të SPAK për të hetuar veprat penale, në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por pati edhe një problem me një prej kandidatëve. “Mister X” depozitoi një padi në gjykatën Administrative,ku pretendonte se janë bërë manipulime në përzgjedhje dhe me të janë bashkuar edhe kandidatë të tjerë të skualifikuar. Më pas në Dosja.al ai publikoi një letër drejtuar shefes së institucionit, Aida Hajna, ku i kërkonte të dhënat e saj për testin e forcës fizike. Sigurisht që rezultatet nuk iu dhanë por, u pranua gabimi. Gjithë faji ishte i “Microsoft Exel” dhe Bill Gates që nuk kanë krijuar diçka perfekte.
CIKLI MBYLLET-DËSHTIM TOTAL!
Nisi me shumë bujë, por u zhduk me ‘bisht në shalë’. Operacioni Forca e Ligjit mbyll procesin e dërgimit të formularëve për verifikimin e burimit të pasurisë më 31 dhjetor. Pas kësaj date kjo strukturë nuk do të dërgojë më kërkesa për bllokim pasurie, por do të merret vetëm me proceset në hetim dhe gjykim. OFL do të kërkojë në strukturat e hetimit dhe gjykimit që subjektet e ligjit të përjashtohen nga procedurat e konkurimit për tendera shtetërorë.
Pas referimit nga OFL, Prokuroria e Posaçme ka konkluduar me 101 kërkesa drejtuar gjykatës për sekuestro, 20 për heqje sekuestro të vendosur më parë nga policia, 22 kërkesa janë refuzuar, 30 janë kthyer për plotësim veprimesh në polici, 7 kërkesa për vendosje masë parandaluese, 49 kërkesa për konfiskim dhe 12 kërkesa janë duke u vlerësuar nga prokurorët. Por mësohet se nga muaji shkurt 2020 e deri më tani, gjykata nuk ka vendosur asnjë urdhër konfiskimi apo bllokimi pasurie. Operacioni Forca e Ligjit nisi punën në janar të këtij viti me aktin normativ numër 1 datë 31 janar 2020. OFL u propagandua nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria si një goditje fatale ndaj krimit, por që deri më tani nuk ka rezultuar në bllokimin e asnjë pasurie madhore, përveç disa makinave dhe shtëpive nga dhjetra që numërojnë ‘bossat’ e krimit.
BËMAT E SPAK
Nëse ka pasur një institucion që ka pasur punë në këtë kohë pandemië, është patjetër SPAK. Partia Demokratike, ka çuar rekord ankesash duke nisur që prej tenderave sekretë gjatë kohës së shtetrrethimit, denoncimet për ministrat për abuzime dhe shkelje ligji. Edhe opozita parlamentarare, nuk ka ndenjur mënjanë. Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë dërguar në SPAK çështjen e tenderit për Uniformat e Policisë së Shtetit; Aleanca për Teatrin ka dërguar padi për prishjen e godinës dhe ka kërkuar hetime. Për të gjitha këto ka një prëgjigje të përbashkët; s’ka përgjigje. Dosjet janë stivosur dhe nuk është dhënë më asnjë informacion. Shpresojmë të jenë duket hetuar…
Së fundmi në SPAK ka përfunduar edhe kryetari i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë. Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë. Gjatë 2021 do ta marrim vesh nëse i ka të vetat.
BËMAT E GJKKO
Edhe Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është se ka shkëlyer në punën e saj, duke e nisur punën me “këmbën e gabuar”. Vendimi i parë i GJKKO është ndaj Vilson Meminit. Ky i fundit është dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në pasi tentoi që të korruptojë një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja. Mbas këtij shembulli, kokat e krimit ‘dridhen’ kur mendojnë GJKKO. Mirë që nuk bëjnë korrupsion.
GJYKATA E LARTË
Këtë vit që vjen, mbase shohim dhe përfundimin e çështjes së Saimir Tahirit. Pas pafund shtyrjes, dosja ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Pasi ish-ministri i Brendshëm kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm të 26 qershorit, që e ktheu dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë. Tahiri bashkë me Jaeld Çelën do të vazhdojnë edhe njëherë të enden nëpër sallat e gjyqeve. Një rekurs tjetër shumë i rëndësishëm për tu shqyrtuar me urgjencë është ai i Dritan Dajtit, i cili kërkon me ngulm lirinë nga burgu. Një tjetër dosje që duhet të merret në shqyrtim nga gjykata e Lartë dhe s’duhet lënë ende në pritje është rekursi që flet për lirimin me kusht të Aldo Bares.
Presim ç’do ndodhë… Një shprehje thotë: Syri i artë i drejtësisë sheh dhe kërkon njeriun e padrejtë, shpresojmë që edhe këtu të ndodhë kështu. Vendi do të ishte më i mirë.
Përgatiti dhe ideoi: Kejsi Muça dhe Fjola Graçi
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Arrestohet Përparim Ademi, autori i krimit të dyfishtë në Tiranë, ku ekzekutoi bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj. Mësohet se Ademi është ...
TIRANË -Dalin foto e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, dy motrave që u ekzekutuan ditën e sotme nga 59-vjeçari Përparim Tela. ...
VLORË– Nuk ka qetësi vendi! Pas vrasjes së dyfshitë në Tiranë, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë në lagjen ‘Partizani’.Një person ka plagosur...
ZVICËR – Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG konfirmoi sot fillimin e transportit të gazit nga Azerbajxhani. Sasia e parë e gazit mbërriti në Greqi dhe Bul...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka tronditur vendin në ditën e fundit...
TIRANË– Personi në foto është Përparim Tela, personi që vrau dy motrat në Astir. Për të shefi i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupaj kërkoi ndihmën e qytetarë...
TIRANË– Zbardhen emrat e dy motrave që janë qëlluar për vdekje me armë zjarri. Bëhet fjalë për Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin, megjithatë nuk dihet e...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin paraprak lidhur me vrasjen e dyfishtë në Astir, ku një 59-vjeçar qëlloi për vdekje dy motra. Sipas ...
KAKAVIJË– Emigrantët shqiptarë vijojnë të kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Nga të dhënat e fundit vihet re se gjatë 24 orëve të fundit në Kap...
TIRANË– Vrasja e ndodhur në ditën e fundit të 2020 ka ‘ngritur në këmbë’ Policinë e Shtetit. Komisariati numër 6 është mobilizuar për t’u ardhur në ndihmë,...