LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK, ku je?! Një korrupsion i madh qindra milionë euro po përgatitet mes qeverisë dhe biznesmenit Ndue Kola

14 Dhjetor 2020, 11:47 Nga DOSJA

TIRANË– “Korrupsioni është i lartë” thonë ndërkombëtarët, “korrupsioni duhet ndëshkuar” deklaron ambasadorja amerikane Yuri Kim, “korrupsioni është gangrenë e Shqipërisë” thotë populli; por duhen emra që të arrestohen. Të gjithë jemi dëshmitarë të korrupsionit në koncensione, në PPP, në tenderime, në leje ndërtimi, etj. Që prej katër vitesh janë publikuar fakte, video, dëshmi, shkresa për korrupsionin galopant në qeverisje, por akoma nuk po shikojmë pranga zyrtarësh të lartë. Asnjë ministër apo biznesmen pranë qeverisë nuk po arrestohet, ndonëse buxheti i shtetit po paguan gjyqet që fitojnë ndaj qeverisë disa biznesmenë të fuqishëm.

Ka vite që ka filluar një lojë djallëzore për të fituar para të “pastra” me vendime gjykatash, sidomos me ato ndërkombëtare, të cilat janë të pa apelueshme. Qeveria shqiptare humbi gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti në shuma mbi 135 milionë euro, të cilat nga vonesat në pagesa do rriten për buxhetin e shtetit shqiptar. Po kështu opozita ka dhënë fakte dhe ka kërkuar nga SPAK që Avokatura e Shtetit po bën shkresa me hile në gjykata ndërkombëtare që ti fitojnë gjyqet kompanitë ndaj qeverisë shqiptare, ndërkohë Avokatura e Shtetit ka detyrë të mbrojë interesat e Shtetit Shqiptar.

Akuzat janë shumë të ashpra ndaj kësaj metode, aqsa shkohet deri atje sa flitet se vetë ministra të caktuar bëjnë marrëveshje me firma të ndryshme që kanë marrë koncensione apo kontrata qindra milionë euro, që u thonë po biem dakort që ta prishim kontratën dhe ti na hidh në gjykatë arbitrazhi ndërkombëtar dhe e ke të fituar. Dhe paratë paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar. Pazari mbetet se ndajnë paratë përgjysëm; gjysmën zyrtari i lartë , ai që urdhëron për prishje kontrate dhe pjesa tjetër shkon në llogaritë e biznesmenit që iu prish kontrata.

Pra këto janë marrëveshje mafioze me paratë e buxhetit të shtetit, pasi edhe kur të humbas PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit 2021, përsëri qeveria e re do jetë e detyruar ti paguajë eurot e gjyqit ndërkombëtar. Pra edhe kur të kalojnë në opozitë do kenë qindra milionë euro për të marrë dhe ndarë me njeri tjetrin!

Po kështu qeveria shqiptare ka prishur dhe po prish disa kontrata koncensionare me firmë e vulë, natyrisht në bashkëpunim mafioz me firmat, dhe fitojnë dy herë qeveritarët. Hera e parë në bashkëpunim me firmën që bien dakort t’ju prishet kontrata në mënyrë të paligjshme dhe hera e dytë marrin prapë para korrupsioni me firmën tjetër që ia japin koncensionin e atij që i prishet.

Pra miliona euro me dy duar!

Sot na rënë në dorë një dokument sekret (dalë nga një burim serioz nga brenda ministrisë), firmosur nga ministrja e Transportëve, Belinda Balluku (të cilin nesër në gazetën KOHA JONE do publikohet e plotë) ku flitet tamam për këto afera korruptive dhe jo ligjore. Nesër gazeta do të publikojë foto e shkresa për këtë aferë që po përgatitet mes biznesmenit të kompanisë ANK shpk dhe qeverisë shqiptare.

Pra duket se ka rënë dakort palët; biznesmeni që ka fituar koncensionin e rrugës Milot-Balldre (Lezhë), Ndue Kola dhe qeveria, pra që biznesmeni të heshtë, ndonëse ka gjetur kredinë 100 milionë euro. Ministrja do të nis shkresën finale se koncensioni prishet dhe me sa duket po i jepet një kompanie të huaj, greke, ku është lidhur një pjestar i lartë i Rilindjes. Me shkresën që do nis ministrja Balluku pala e firmës ANK shpk do bëjë padi në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit, ku natyrisht do të fitojë qindra milionë euro dëmshpërblim, pa bërë asnjë punë, dhe më pas biznesmeni do t’i ndajë me pazarxhinjtë në qeveri. Ndërkohë biznesmeni Ndue Kola, hesht, dhe bën si i mërzitur që po ia prishin koncensionin në mënyrë të njëashme qeveria, pasi me atë kontratë koncesionare dhe me kredinë 100 milionë euro që ka siguruar me shkrim, ai e fiton gjyqin ndërkombëtar.

Pra fiton gjyqin me hile ligjore, merr qindra milionë si dhe më pas fiton edhe dhjetra milionë euro nga zhavorri dhe mjetet që ka gati për fillim pune, sipas asaj që ka firmosur.

Euro me thasë!

Kjo është një lojë e rrezikshme me financat e shtetit shqiptar, sidomos tani që po vijnë zgjedhjet dhe të gjitha gjasat janë se humb thellë Rilindja, por ama qindra milionë euro do vazhdojnë të ikin nga buxheti shtetit në xhepat e Ndue Kolës dhe atyre me të cilët ai ka bërë pazarin që t’ia prishin kontratën e Milot- Balldre.

Ndaj SPAK-u ka një fakt të freskët dhe prangat, pasi ti verifikojë këto që themi dhe ato që do të botojmë nesër, duhet ti vërë mbi zyrtaren e lartë dhe biznesmenin.

Marrë nga Kohajonë

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spak spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet