Politike

Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kuvendi jep “ok” për vaksina ruse e kineze, Manastirliu: Sigurimi i dozave? Luftë brrylash. Balluku ‘merret në pyetje’ për Skavicën

Në fund të seancës, 94 deputetë votuan pro Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, që lejon Qeverinë të negociojë për blerjen e vaksinave nga Rusia dhe nga Kina.
Featured image of article: Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kuvendi jep “ok” për vaksina ruse e kineze, Manastirliu: Sigurimi i dozave? Luftë brrylash. Balluku ‘merret në pyetje’ për Skavicën Gramoz Ruçi, Ogerta Manastirliu dhe Kujtim Gjuzi

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë votoi ditën e sotme 10 projektligje të cilat ishin vendosur në rendin e ditës për diskutim. Si fillim, ishte Partia Socialiste ajo që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, pasi depozitoi në Kuvend 10 projektligje pjesë e paketës për reformën në Drejtësi. Taulant Balla kërkoi që të futen në rendin e ditës reforma në drejtësi dhe ajo u bë.

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se sigurimi i vaksinave ishte një luftë brrylash, ndërsa dha edhe shembullin e Gjermanisë që po shikon mundësinë për të marrë doza nga vaksina ruse. Duke vijuar me shëndetësinë, ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cili iu drejtua ministres duke i përmendur rastin e rëndë që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Boom‘ në Vlorë. Nga Kuvendi, Murrizi tha se ngjarja u bë publike 70 ditë pasi ngjarja u bë mediatike, e më pas i bëri thirrje SPAK që të fillojë menjëherë hetimet për mjekët në Vlorë, pasi sipas tij nuk ka më turp dhe krim kur familjarët nuk dinë se ku i kanë të afërmit e tyre.

Deputeti Ralf Gjoni nga ana tjetër tregoi prapaskenat e takimit të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Në fjalën e tij, me ironi Gjoni tha se Macron kishte kërkuar ndihmë nga kreu i qeverisë shqiptare për të rritur popullaritetin e tij në Francë. Ndër të tjera, ai iu bëri thirrje qytetarëve për të “djegur” fletën e tyre të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Belinda Balluku u mor ‘në pyetje’ nga deputetët e Kuvendit në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ajo tha se do të merren parasysh të gjitha shqetësimet që banorët kanë. Ndërsa për aleatin që do të jetë pjesë e ndërtimit, Balluku tha se kur SHBA dhe Shqipëria bëhen bashkë ndodhin shumë gjëra të mira.

Në fund të seancës, 94 deputetë votuan pro Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, që lejon Qeverinë të negociojë për blerjen e vaksinave nga Rusia dhe nga Kina. Ndërsa me shumicë votash kanë kaluar edhe 10 ndryshimet që i janë bërë Reformës në Drejtësi nga maxhoranca. Pika “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, ka kaluar me 95 emra pro, 5 kundër dhe 2 abstenim.

(a.b/dosja.al)

  • 14:02

    Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, dhe blerjes së vaksinës ruse dhe kineze! Deputetët votojnë pro 10 projektligjeve në Kuvend

    Ditën e sotme janë miratuar 10 projektligje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. 94 deputetë kanë votuar pro Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, që lejon Qeverinë të negociojë për blerjen e vaksinave nga Rusia dhe nga Kina. Ndër projektligjet e rendit të ditës, ka qenë dhe Akti Normativ i Qeverisë shqiptare për negocimin dhe blerjen e vaksinave të prodhuara nga kompani ruse dhe kineze. Me shumicë votash pro, ky projektligj ka marrë votëbesimin e deputetëve.

  • 13:32

    Projektligjet e Reformës në Drejtësi/ Gjonaj: Synohet vetëm rritja e efiçencës në sistemin në drejtësi


    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha gjatë seancës në Kuvend se deri tani janë shkarkuar 58 gjyqtarë nga Vettingu, duke u hapur rrugë tjerëve që e meritojnë. Ajo theksoi se paketa e ndryshimeve me 10 projektligjet e Reformës në Drejtësi do të sjellë vetëm efekt pozitiv në sistemin e Drejtësisë.

    “Pavarësisht se janë 10 projektligje ka vetëm një qëllim, rritjen e efiçencës së sistemit në drejtësi. Të ketë garanci për prokurorë dhe gjyqtarë, që nëpërmjet këtyre ndryshimeve, marrja e një zgjidhje të drejtë e të shpejtë të ndihet sa më parë. Rezultatet e Vettingut janë të jashtëzakonshme, ku 58 e gjyqtarë janë shkarkuar nga Vettingu dhe kanë lënë një vakancë në sistem. Rritja e efektshmërisë së SPAK është gjithashtu objektivi i arritur. Nëpërmjet ndryshimeve brenda kuadrit, shtyllat e reformës në drejtësi jo vetëm s’do të cenohen por të garantohet zbatimi më i shpejtë i saj”, tha Gjonaj.

  • 12:42

    Të afërmit i dërgonin ushqime, i infektuari me Covid kishte ndërruar jetë/ Murrizi i drejtohet Manastirliut: Ka humbur nëpër frigorifer për 70 ditë! Grup banditësh të veshur me bluza të bardha në Vlorë


    Myslym Murrizi iu drejtua ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut duke i përmendur rastin e rëndë që u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Boom‘ ku një vajzë i dërgonte ushqime babait të saj, mirëpo ky i fundit kishte ndërruar jetë. Nga Kuvendi, Murrizi tha se ngjarja u bë publike 70 ditë pasi ngjarja u bë mediatike.Murrizi i bëri thirrje SPAK që të fillojë menjëherë hetimet për mjekët në Vlorë, pasi sipas tij nuk ka më turp dhe krim kur familjarët nuk dinë se ku i kanë të afërmit e tyre.

    DEKLARATA:Zonja ministre nuk e di se sa je e informuar për një ngjarje të transmetuar mbrëmë nga gazetarja Alketa Ceka. I ndjeri Luan Zeqiri në Vlorë ka ndërruar jetë më 6 janar ka humbur nëpër frigorifer për 70 ditë. I bëj thirrje SPAK të fillojë menjëherë hetimet për atë grup banditësh të veshur me bluza të bardha në Vlorë. Nuk ka më turp dhe krim se kur familjarët nuk dinin se ku e kanë të afërmin e tyre. Edhe e marrin pas 70 ditësh pasi u bë mediatike. Kërkoj menjëherë hetimin e atyre mjekëve të Vlorës dhe të pseudo mjekëve të spitalit Infektiv, që na i keni sjellë si kandidatë. Nuk e di se si shtrohen, a janë me inventarë a jo. Nuk e di të them si bagëti, jo se edhe ata janë me inventar. Kërkoj hetimin e atij palaços në Vlorë, të drejtorisë së QSUT-së dhe të Infektivit për hedhjen e kufomës së të ndjerit”, tha Murrizi.

  • 12:11

    Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës! Balluku iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve: Do të jemi në kontakt për të evidentuar shqetësimet e banorëve, kur SHBA dhe Shqipëria bëhen bashkë realizohen gjëra të mira

    Belinda Balluku

    Ministrja Belinda Balluku iu është përgjigjur ditën e sotme gjatë seancës së Kuvendit, pyetjet e deputetëve në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ajo bëri të ditur se do të merren parasysh të gjitha shqetësimet që banorët kanë. Ndërsa për aleatin që do të jetë pjesë e ndërtimit, Balluku tha se kur SHBA dhe Shqipëria bëhen bashkë ndodhin shumë gjëra të mira.

    PYETJET-PËRGJIGJET:

    Ralf Gjoni: Unë e mbështes iniciativën e qeverisë për të lidhur kontratë me kompaninë amerikane, është mirë që amerikanët po tregojnë interes. Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të donte dhe shpërnguljen e banorëve, cfarë do të ndodhë me këto banorë.

    Balluku: Do të zgjeroja disa më tepër shqetësimin, kontrata përfundimtare, që do të lidhet për hidrocentralit do të ketë një kapitull të tërë për përgjegjësinë ndaj banorëve të zonës. E kemi një numër të përafërt të familjeve që preken. Prandaj ne e ndamë kontratën në dy pjesë. Menjëherë pas përfundimi të kontratës së parë, do të nxjerrë me detaje zonat që do të duhen të shpronësohen. Do të ketë dhe ndikime mjedisore, do të thoja disa elementë të rëndësishëm. Është detyrim dëgjesa publike, kur të nisë kontrata studimore do të ketë dëgjesa publike. Le ti lëmë mundësinë, që të vlerësohet fakti dhe nga opinioni publik që kontrata të ndahet në dy pjesë.

    Gjuzi: A keni marrë ju në kontakt me protestuesit në lidhje me investimin?

    Balluku: Ministrja e energjisë, ka pasur dëgjesa publike të bëra në zonë. I kemi të dokumentuara, për të evidentuar të gjitha shqetësimet që janë sjellë. Ne do të jemi në kontakt, ne dhe kompania. Do të jemi në kontakt për të evidentuar këto shqetësime.

    Kostaq Papa: Ne duam aleatët tanë, a është e këtij mendimi, që të duam më shumë Shqipërinë dhe të duam tokën tonë, por ne do të interesohemi për tokën tonë?

    Balluku: Ministrja është në mendimin që të kesh si aleat SHBA është një fat shumë i madh. Kur SHBA dhe Shqipëria bëhen bashkë, bëhen shumë gjëra të mira.

  • 11:21

    ME FOTO: Në këmbë duke biseduar në fund të sallës! Ahmetaj ‘shkrin’ së qeshuri Xhemal Qefalinë, ç’i tha kolegut socialist

    Kuvendi është mbledhur sërish sot! Por jo të gjithë e kanë mendjen se për çfarë flitet në seancën plenarë. Shumë të zënë në bisedën e tyre kanë qenë dy socialistët Xhemal Qefalia dhe Arben Ahmetaj.

    Teksa në foltore, Myslim Murrizi mbante fjalim, Ahmetaj dhe Qefalia shkëmbenin batuta me njëri-tjetrin dhe gati janë “mekur” së qeshuri.

  • 11:14

    Zbrazet Kuvendi! Kush do i votojë projektligjet? Milva Ekonomi e vetmuar tek zona e ministrave, vetëm disa deputetë në sallë

    Sot Kuvendi do të votojë disa projektligje të rëndësishme lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID nga rusia dhe Kina. Por në Kuvend nuk kanë mbetur më shumë se 20 deputetë dhe ministrja. Në zonën pas foltores ka mbetur vetëm ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ndërsa në sallën para në kahun e socialistëve numëron vetëm 4 deputetë. Lind pyetja me këtë mungesë prezence të deputetëve dhe ministrave, si do të kalojnë projektligjet në Kuvend? Me cilat vota?

    Pamje nga Kuvendi

    Mesa duket të gjithë e kanë marrë shumë seriozisht fushatën elektorale dhe janë “sulur” në terren për të siguruar sa më shumë vota për një mandat të tretë.

  • 10:58

    Rudina Hajdari “lëshon gojën” nga Kuvend: Mashtruesa dhe legena, më takon të flas kështu se…


    Deputetja Rudina Hajdari nuk e ka kursyer fjalorin në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos i ndalur kritikat ndaj kolegëve politikanë. Nga foltorja e Kuvendit, ajo ka treguar ç’ka parë nga fushata e saj elektorale në fshatrat e qarkut të Elbasanit, duke shtuar se nuk ka asnjë investim që prej kohës së komunizimit.

    Që në kohën e Enverit nuk kanë hedhur asnjë kovë zhavorr. A nuk iu vjen turp? Më takon të flas në këtë mënyrë se duhet ta kishit bërë me kohë këtë gjë. Shqipëria do bëhet! Nuk do mbajmë kusurin e mashtruesve dhe legenave që nuk kanë bërë asgjë. Këta jeni ju,”-tha ajo.

  • 10:51

    ‘Vijuni kryqin të gjithëve!’/ Gramoz Ruçi kapet me Ralf Gjonin: Po ikëm ne, kush do qeverisë?


    Deputeti Ralf Gjoni u bëri thirrje qytetarëve nga Kuvendi i Shqipërisë për të “djegur” fletën e tyre të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kërkesa e tij është ironizuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

    PJESË NGA KUVENDI: 

    Ralf Gjoni: Ndaj më 25 prill kryq fletës së votimit dhe kësaj klase politike.

    Gramoz Ruçi: Është hera e dytë që e përsërit këtij kryq të gjithëve, ti se ke emrin gjëkundi në lista. Po ikëm ne, kush do qeverisë këtu?

  • 10:48

    Rama me URGJENCË në Paris, Ralf Gjoni tregon “prapaskenat”: Macron i kërkoi ndihmë, e mori në telefon dhe…


    Deputeti Ralf Gjoni ka treguar prapaskenat e takimit të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Në fjalën e tij, me ironi Gjoni tha se Macron kishte kërkuar ndihmë nga kreu i qeverisë shqiptare për të rritur popullaritetin e tij në Francë.

    E patë dje? E thirri Macron në Paris. Mesa kam informacion unë nga ato burimet e brendshme në Paris. Nja dy këshilltarë të Macron janë informuar nga sonazhet që dalin në tv këtu dhe e kanë kuptuar se popullariteti i Ramës si lider global është aq i madh saqë do marrë mandate. Dhe ai i shkreti duke qenë se po vuan nga rënia e popullaritetit i tha hajde Edi më këshillo pak. A thua se e ndriti Shqipëria, e menderosi Franca dhe duhet të ikë në Paris t’i japë mend Rama perëndimit. Normal që tallet me popullin një gjumash që shkruan libra për misionin e tij,”-tha ai.

  • 10:21

    Sigurimi i vaksinave anti-COVID në Shqipëri, ministrja Manastirliu tregon ‘stërmundimin’: Ka luftë brrylash, shikoni Gjermaninë…


    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar “hallet” e qeverisë për të siguruar vaksinat anti-COVID. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu tha se e gjitha ishte një luftë brrylash, ndërsa dha edhe shembullin e Gjermanisë që po shikon mundësinë për të marrë doza nga vaksina ruse.

    Tregu i vaksinës ka luftë brrylash, ka infodemi e kakfoni. Sigurimi i vaksinave është një përpjekje për vendet jo vetëm të rajonit por edhe të tjera në botë. Ndaj jemi angazhuar për të patur vaksinat në kohë të shpejtë me të gjitha burimet që kemi. Për të ilustruar se sa sfidues është tregu i vaksinave është Gjermania që ka pranuar se do të hedhë sytë nga Sputnik V. Akti normativ që do të miratojmë sot është një hap drejt sigurimit të vaksinave të sigurta,”-tha ajo.

  • 10:15

    Ndryshime në Reformën në Drejtësi/ PS kërkon votim në Kuvend, Gjuzi ngrihet nga karrigia: Jam kundër, mungon qeveria. Rama të sillet mirë me Kurtin


    Partia Socialiste kërkon ndryshimin e rendit të ditës, pasi ka depozituar në Kuvend 10 projektligje pjesë e paketës për reformën në Drejtësi. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla kërkon që të futen në rendin e ditës reforma në drejtësi.

    Pjesë nga fjala në Kuvend:

    Balla: Të 10 projektligjet janë pranuar me konsensus.

    Kujtim Gjuzi: Nuk shkon të ndryshohet në minutën e fundit. Jam kundër futjes me urgjencë në rendin e ditës. Përfitoj nga rasti t’i uroj suksese Albin Kurtit. Shpresoj që Rama të jetë i jetë i kujdesshëm në ditët e tij të fundit. Këtu deputetët dhe e gjithë qeveria janë mangët.

    Ruçi: Nëse janë mangët atëherë nuk miratohet asnjë.

  • 07:30

    Mblidhet sërish Kuvendi, ky është rendi i ditës

    RENDI I DITËS:

Shto Koment