Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Helmimi nga uji në Krujë, Apeli merr vendimin: Pezullohen nga puna 3 punonjësit
8 Dhjetor 2021, 10:28Nga DOSJA
KRUJË – Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për tre punonjësit e Ujësjellësit të Krujës, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke bërë që shumë banorë të zonës të helmohen nga uji i pijshëm. Apeli ka vendosur ti shkarkojë ata nga puna, duke i akuzuar për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, pasi sipas organit të akuzës, me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës.
Tre zyrtarët janë marrë nën hetim pas helmimit nga uji që bëri që qindra persona të shtroheshin në Spitalin e Krujës. Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka mori nën hetim Ledio Çelën, Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë; Andi Kupën, Drejtues teknik dhe Ervin Karafilin, Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë, të cilët i pezulloi nga detyra, ndërsa sot Apeli la në fuqi vendimin e mëparshëm.
Uji dyshohet shkaku kryesor i helmimeve masive në Krujë, ku 370 qytetarë u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë.
LEZHË– Mark Lamkja, Nikoll Marku dhe Marie Marku, janë personat e arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet se ishin organizatorë për një atentat...
TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka shfaqur ankesa për punët që janë lënë të patrajtuara në institucionin që ai drejton. Duke u shprehur se ...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha në Ditën e Rinisë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka shp...
TIRANË– Një vrasje, e cila do të kryehej me mina me telekomandë, është parandaluar nga Policia e Shtetit. Operacioni i koduar “Mataro” ka vënë në pra...
SHQIPËRI – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku ka uruar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.Reagimi i plotë i ...
TIRANË– Ditën e sotme shënohet një vjetori i vrasjes së Klodian Rashës nga ish efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Familja e Klodianit mori pjesë n...