Aktualitet

30 minuta protestë në QSUT dhe 2 orë takim në Kryeministri/ Mjekët dalin ‘duarbosh’, Manastirliu: Do konsultohemi me “ndërkombëtarët” për rritjen e pagave (4 KËRKESAT)

Përfundon pas 2 orësh takimi në Kryeministri mes ministres Ogerta Manstirliu, Enkel Jotit dhe 4 mjekëve për 4 kërkesat e bluzave të bardha. Manastirliu: Takimi i ardhshëm do të zhvillohet të mërkurë që vjen, për kërkesat duhet një ekspertizë ndërkombëtare.Ndërkohë që zhvillohej takimi, dhjetëra mjekë protestuan para godinës së QSUT-së, për plotësimin e kërkesave.
Featured image of article: 30 minuta protestë në QSUT dhe 2 orë takim në Kryeministri/ Mjekët dalin ‘duarbosh’, Manastirliu: Do konsultohemi me “ndërkombëtarët” për rritjen e pagave (4 KËRKESAT) Pamje nga protesta e mjekëve

TIRANË- Pas 2 orësh ka përfunduar takimi në Kryeministri mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manatirliu, drejtorit të QSUT-së, Enkjel Joti dhe 4 mjekëve: Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi dhe Arjan Mezini. Ky takim u zhvillua për 4 kërkesat që bluzat e bardha kanë ndaj qeverisë. Pas përfundimit të takimit Manastirliu theksoi se për 4 kërkesat e bluzave të bardha do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe ministrisë, që do të nisin nga e mërkura e ardhshme. Ajo theksoi më tej se qeveria është qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve, por ato kërkojnë një ekspertizë ndërkombëtare. Ndërsa, mjeku Gentian Stroni deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në takim. Ai nënvizoi më tej se në këtë takim u hodhën bazat e një bashkëpunimi. Ndërkohë, ashtu siç edhe ishte parlajmëruar, mëngjesin e sotëm dhjetëra mjekë protuestuan për 30 minuta në oborrin e Urgjencës së QSUT-së, ku kërkuan plotësimin e kërkesave. Këtë protestë të shkurtër ata e zhvilluan pa leje nga Policia, pasi kjo nuk aprovoi kërkesën e tyre për shkak të COVID-19.

Kërkesat e mjekëve dhe infermierëve: 

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

(j.v;f.g/ dosja.al)

  • 11:26

    Takimi me mjekët/ Manastirliu: Do konsultohemi me ndërkombëtarët. Përfaqësuesi i Sindikatës: Rama s'ishte në takimi, nisi bashkëpunimi

    Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe Ministrisë që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha. Ajo theksoi më tej se qeveria është qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve, por ato kërkojnë një ekspertizë. “Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë sjellë, ne do të shqyrtojmë të gjitha kërkestat. Takimet do të vijojnë javën e ardhshme. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e Shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre. Takimet e ardhshme do të zhvillohen në ministri. Ne do të dëgjojnë kërkesat e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në biseda të tjera. Janë kërkesa që kërkojnë ekspertizë dhe ndërkombëtare, që ne të bëjmë më të mirën. Platformën e bashkëpunimit ne e kemi të ngritur. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe i kemi mbështetur në çdo moment. Ndaj ne jemi këtu, ne jemi të gjithë së bashku në çdo moment të ditës, ne do të bëjmë më të mirën. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme.”, u shpreh ministrja.

    Ndërsa, mjeku Gentian Stroni tha se në takim nuk ishte i pranishëm kryeministrit Edi Rama. “Rama nuk ishte i pranishëm. Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t’u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje”, tha mjeku.

  • 10:45

    Mjekët në protestë tek QSUT-ja/ Kirurgu Ruka: As Rama as Manastirliu nuk kanë pranuar takim, mashtruan sindikatën

    Ditën e sotme mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar një protestë afro një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së. Ashtu siç ishte paralajmëruar bluzat e bardha braktisën punën dhe protestuan në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT  për 4 kërkesat e tyre.

    Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve.  Ai tha se sot protesta do të jetë për një orë, ndërsa më tej do të merret një vendim nga këshilli koordinativ.

    “Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje. Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.

  • 10:19

    Mjekët protestojnë për 30 minuta në oborrin e QSUT-së, të prerë për 4 kërkesat e tyre, Policia nuk u dha leje

    Ditën sotme në orën 10:00 ashtu siç ishte paralajmëruar, dhjetëra mjekë protestuan në oborrin e QSUT-së për plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Protesta e mjekëve zgjati vetëm 30 minuta, ndërkohë që policia nuk i lejoi për zhvillimin e këtij tubimi, për shkak të koronavirusit.

    Mjekët para medieve u shprehën të prerë se kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre. Madje pati edhe nga ata të cilët deklaruan se 4 mjekët që zhvilluan në takimin në Kryeministri me ministren e Shëndetësisë,  nuk i përfaqësojnë.

    Kërkesat e mjekëve: 

    Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

    Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

    -Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

    -Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • 9:38

    Nis takimi me mjekët në Kryeministri, e pranishme edhe ministrja Manastirliu

    Pak minuta më parë ka nisur takimi në Kryeministri mes 4 mjekëve të QSUT-së, Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit të QSUT, Enkel Joti. Që në fillim të bisedës mjekët i kanë kërkuar zyrtarëve plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

    Kërkesat e mjekëve dhe infermierëve: 

    -Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

    -Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

    -Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

    -Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shto Koment