LIVE UPDATES
Bota

“Sot jetoj me pikën e gazepit”, rrëfimi i gruas së përdhunuar nga ushtarët serb

25 Nëntor 2021, 08:37 Nga DOSJA
“Sot jetoj me pikën e gazepit”, rrëfimi i gruas së

KOSOVË – Errësira e trishton çdo natë Meritën, duke i rikthyer makthin e 22 vjetëve më parë.

“Kur binte terri, policët i kishim aty si bletë. Nuk kishim asnjë mundësi për t’u mbrojtur”.

Merita është dhunuar seksualisht nga forcat ushtarake dhe policore serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ka qenë pranvera e vitit 1999 kur ka përjetuar sulmin që do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë:

“Ka nisur të më prekë në trup, thoshte se shqiptaret janë të mira dhe afrohej nga gratë. Jam munduar të largohem dhe ta shtyj. Ai më ka shtyrë dhe më ka hedhur mbi një tavolinë. Më ka goditur në kokë, kam rënë në tokë dhe nuk kam ditur më asgjë. Kur jam zgjuar, e kam parë veten të zhveshur komplet”.

Emri Meritë, viktimës i është vënë nga redaksia e Radios Evropa e Lirë, me qëllim të mbrojtjes së identitetit të saj.

Në shtëpinë ku dhunohej, Merita thotë se ka qenë me disa gra të tjera dhe fëmijë.

Grupi ka qenë duke ikur nga lufta drejt Shqipërisë, kur është futur në atë shtëpi për të kaluar natën.

Merita thotë se forcat serbe i kanë vërejtur shpejt nga lëvizjet brenda, i kanë rrethuar dhe nuk i kanë lejuar të ikin për javë të tëra.

Pothuajse çdo ditë, sidomos në mbrëmje, gratë janë dhunuar, thotë Merita – “edhe në grupe”, “edhe para syve të fëmijëve”.

Derisa rrëfen përjetimet e saj për REL-in, sytë i ka të mbushur me lot. Thotë se, edhe pse i ka mbijetuar luftës dhe dhunës, jeta për të vazhdon të jetë e rëndë.

Sot, Merita ka statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës dhe një pension në vlerë prej 230 eurosh, që vjen bashkë me të.

Me ligjin në Kosovë, të miratuar në vitin 2014, ky status i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt, 1998 – 20 qershor, 1999.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ka filluar zyrtarisht punën më 5 shkurt të vitit 2018.

Statusin si Merita kanë arritur ta marrin edhe mbi 1,000 veta të tjera nga rreth 20,000, sa llogaritet të jetë numri i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

Për aplikim, viktima duhet të plotësojë një formular me të dhëna e detaje për vendin dhe periudhën kur ka ndodhur dhunimi, me deklarata nga dëshmitarët dhe me raporte eventuale mjekësore. Nëse komisioni nuk bindet, viktima duhet të dalë fizikisht para tij.

Merita është përballur direkt me komisionin. Nga frika e stigmatizimit, ajo ka ndjekur disa seanca psikologjike, derisa është ndier gati për intervistë.

Kam shkuar fillimisht në organizatën [që i mbron të drejtat e grave] dhe e kam mbushur një aplikacion. Pastaj, me ndihmën e organizatës, kam shkuar në intervistë në komision. Kam pritur gjatë, një vit kam pritur për pension”, thotë Merita.

Viktimat e dhunës seksuale aplikojnë për njohje të statusit të tyre përmes disa organizatave të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës.

Përmes Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, qysh në vitin 2018, mbi 250 gra dhe burra kanë aplikuar për statusin e viktimës dhe pensionin që do t’iu takonte.

Nga kjo dhe nga organizata tjetër joqeveritare Medica Gjakova në Gjakovë thonë se procesi i shqyrtimit të aplikacioneve të viktimave merr shumë kohë dhe është dekurajues për to.

Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, thotë se komisioni duhet të përshpejtojë përpunimin e aplikimeve.

“Kemi gra të mbijetuara të dhunës seksuale, por për shkak të pritjes së gjatë dhe për shkak të paraqitjes fizike te komisioni, ngurrojnë të aplikojnë”, thotë Tahiraj, duke shpjeguar se pritja për përpunimin e kërkesës zgjat më shumë se një vit.

Kritike ndaj punës së komisionit shprehet edhe Linda Sada, drejtoreshë e organizatës Medica Gjakova. Pritjet e gjata, sipas saj, bëjnë që viktimat të heqin dorë nga kërkesa e statusit që u takon.

Gratë janë në kontakt me njëra-tjetrën. Këtu në organizatë kemi gra që nuk kanë aplikuar ende. Ato që kanë aplikuar u tregojnë atyre që nuk kanë aplikuar se janë në pritje për më shumë se një vit… Ato thonë: pse të aplikojmë? Kështu që po, vonesa është një element dekurajues për të mbijetuarat”, thotë Sada.

Sipas saj, anëtarët e komisionit e kanë si punë dytësore përpunimin e aplikacioneve dhe nuk e kanë përkushtimin e duhur.

“Sikur komisioni të punonte me orar të plotë ose ta kishte punë primare, nuk do të ishin këto vonesa. Por, e dimë që anëtarët e komisionit këtë punë e kanë si punë sekondare, edhe pse punojnë ndoshta çdo ditë”, thotë Sada.

Kryetarja e komisionit, Minire Begaj-Balaj, thotë se komisioni është duke e kryer punën me seriozitet, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për vonesa.

“Kemi seanca të rregullta, kemi edhe panelet intervistuese, do të thotë i japim kohën e duhur secilit rast, secilës palë, për të thënë atë që në të vërtetë ka ndodhur”, thotë Begaj-Balaj për Radion Evropa e Lirë.

“Komisioni vazhdimisht ka qenë dhe është duke punuar, me përjashtim të kohës së karantinës [gjatë pandemisë]. Përndryshe, puna e komisionit nuk është ndalur. Ne e kemi një ditë apo dy ditë që punojmë, kemi edhe një ditë tjetër [për] panelet intervistuese. Por, kemi edhe raste të jashtëzakonshme, do të thotë seanca të tjera jashtë këtij procesi të rregullt që mbajmë. Brenda muajit kemi mbajtur gjashtë seanca, e ka ndodhur edhe tetë”, thotë Begaj-Balaj.

Ajo pranon se ky proces merr kohë dhe se duhet të bëhet edhe më shumë, por thekson se rastet, deri më tash, “janë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Komisioni qeveritar, në kuadër të mandatit të tij, me përgjegjësi morale dhe ligjore i siguron të gjithë personat që kanë aplikuar dhe synojnë të aplikojnë, se rastet e tyre do të vazhdojnë të trajtohen me profesionalizëm, dinjitet dhe përkushtim maksimal”, thekson Begaj-Balaj.

Sipas të dhënave zyrtare, 1,586 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, prejse ka filluar punën komisioni qeveritar, më shumë se tre vjet më parë.

Statusi i tillë u është konfirmuar 1,040 personave; rreth 200 aplikime janë refuzuar dhe pjesa tjetër pritet të shqyrtohet.

Përveç pensionit, kjo kategori – me ligj – ka edhe përfitime të tjera, si: shërbime shëndetësore falas e përparësi në punësim.

Pavarësisht kësaj, shumë viktima hezitojnë të aplikojnë për statusin, nga frika e stigmatizimit, përjashtimit dhe paragjykimit. Në një pjesë të shoqërisë në Kosovë, dhunimi shihet si njollë në nderin e familjes.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Merita thotë se çdo natë e ndjekin si hije përjetimet e llahtarshme të mbi 20 vjetëve më parë. Me pensionin prej 230 eurosh që merr, ajo thotë se mezi ia del të kryejë kontrollet mjekësore.

“Sot jetoj me pikën e gazepit”.

Marrë nga “Radio Evropa e Lirë”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni lufta e kosovës perdhunime nga serbet lufta e kosovës perdhunime nga serbet

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë