Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sot futen në fuqi rregullat e reja anti-Covid në kufi të vendit. Të gjithë qytetarët që duan të futen në Shqipëri duhet të kenë me vete ose pasaportën e vaksinimit ose testin PCR negtaiv ose testin e shpejtë të antigjenit. Këto rregulla u bënë të ditura më 30 gusht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kushdo që do të futet në territorin e Shqipërisë duhe të ketë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Të gjitha rregulla e mësipërme janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri, përjashtim bëjnë vetëm fëmijët që janë nën 6-vjeç.
Nëse një qytetar shqiptar nuk i plotëson rregullat e mësipërme duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. Në aeroport do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë të cilët duhet të jenë të pajisur me maskë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.
Mirëpo në Morinë dhe në vendet kufitare me Shqipërinë ka pasur radhë kilometrike të mjeteve. Shkak u bënë rregullat e reja që janë futur në fuqi nga sot. Qytetarët janë shprehur se nuk janë informuar, madje ka nga ata që thonë se kanë marrë dozën e parë të vaksinës e gjithsesi iu kërkohet tamponi.
RREGULLAT E REJA:
Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
-Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
-Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
-Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave
Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KORÇË- 34 emigrantë të tjerë të paligjshëm janë kapur mbrëmjen e sotme në Korçë, pas 20 të parëve. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se emig...
MORINË- Radhët e shumta kilometrike në pikën kufitare të Morinës në Kosovë vazhdojnë edhe sot. Burime bëjnë me dije në aksin për të shkuar në Kosovë, makin...
Ligjet per lojërat e fatit mbyllën qepenat e pikave të basteve por nuk e kanë ndalur aktivitetin. Kumari dhe lojërat e tjera të fatit kanë lulëzuar online dhe n...
SARANBË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotmë. Mesohet se një 20-vjeçar është plagosur me thikë jashtë ambienteve të punës, ng...
KORÇË- Një furgon me 20 klandestinë është kapur ditën e sotme në Korçë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se furgoni saktësisht u kap në fsh...
SHËNGJIN- Ish-drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi është takuar me një mik nga Afganistani pas 13 vitesh. Me anë të një postimi në Facebook, Lazimi ...
KAMËZ– Në 5-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ‘Bulevardit Blu’ në Kamëz i është ndërruar emrin për të mbajtur atë të shënjtores sh...
Nje 19 vjecare nga kryeqyteti është vendosur nen hetim nga prokuroria e Tiranes per kanosje dhe falsifikim te te dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instag...
SHKODËR– Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi akuzohen për plagosje me thikë dhe përndjekje. 25-vjeçari me iniciale Q.M., i dënuar më par...