Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Sot bëhen dy vite nga tërmeti më i fuqishëm që tronditi Shqipërinë. Ishte ora 03:56, kur një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që zgjati për rreth 50 sekonda, goditi Durrësin dhe Tiranën dhe disa bashki të tjera, duke iu marrë jetën 51 personave dhe plagosur qindra të tjerë. Pasojat e këtij tërmeti tronditës ishin akoma më tragjike, pasi u prekën plot 202 mijë njerëz, teksa u shkatërruan qindra banesa.
Epiqendra e tërmetit 6.4 ballë, ishte në Durrës. Fillimisht vendi u godit nga një valë më pak e fuqishme për t’u ndjekur nga një tjetër që u ndje në gjithë vendin dhe përreth. Qindra godina u shembën duke zënë poshtë qytetarë, pak prej të cilëve ishin aq me fat saqë t’i mbijetonin orëve të tëra në mungesë oksigjeni dhe peshë mbi trupat e tyre.
Familja më e dëmtuar nga lëkundjet e tokës, ishte ajo e Albert Carës. Kryefamiljari është personi i vetëm që i shpëtoi rrënimit të godinës ku jetoi prej vitesh, por humbi 9 anëtarët e familjes. Albert Cara, nga Thumana dëshironte që të qëndronte vetë pranë forcave speciale teksa gërrmonin nën rrënoja, por edhe gjendja e tij u përkeqësua, ndaj u dërgua në Itali për mjekim më të specializuar. Për disa muaj, Cara qëndroi jashtë vendit me idenë se kur të kthehej do të takohej me fëmijët e tij dhe me bashkëshorten.
51 persona humbën jetën nën rrënoja, 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri në spital nga plagosjet gjatë lëkundjeve dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik.
Pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha u regjistruan në Kodër-Thumanë, ku u shemb një pallat 5 katësh, ndërkohë që dëme të mëdha përjetoi edhe Laçi.
300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’iu ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave. Aktualisht vijon procesi i rindërtimit në shumë bashki, ndërsa ka familje që kanë hyrë në banesat e tyre të reja si dhe shumë të tjera që pritet të futen këto ditë, duke shpresuar për një jetë të re.
Gjurmët e natës së 26 nëntorit të dy viteve më parë janë në kujtesën e kujtdo, që sot kujton se jeta dhe vdekja ndahen me pak sekonda.
Kryeministri Edi Rama kujtoi mëngjesin e sotëm tërmetin tragjjik, duke e cilësuar si një nga fatkeqësitë më të mëdha të vendit. Kryeministri shton se mbetet mirënjohës për të gjithë ato shtete që u solidarizuan me të goditurit nga fatkeqësia, dhe premton se do të vijojnë të punojnë për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
ME FOTO/Dy vite nga tërmeti shkatërrues,rrënojat dhe kërkimi për nxjerrjen e trupave
2 vite nga tërmeti me 51 viktima, Rama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit dhe shtetet
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë mesazhin e kryeministrit Edi Rama për dy vjetor...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar tërmetin e 26 nëntor 2019, aty ku humbën jetën 51 persona dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar. Kreu i qever...
TIRANË– Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Disa persona janë përleshur midis tyre, madje janë nxjerr...
ELBASAN– Një lokal është djegur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ në Elbasan. Mësohet se zjarri ka rënë në lokalin e shtetasit A.K dhe sipas he...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është akuzuar se ka ardhur në pushtet dhe ka marrë mandatin e tretë në kurriz të përdorjes së të dhënave personale, për...
TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kthyer përgjigje kongresmenit të Neë York, Lee Zedlin, për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sa...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë një emër në momentin që është pyetur se cilin zgjedh mes kryedemokratit Lulzim Basha e ish-kryeministrit S...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se e vlerëson shumë si njeri Ilir Beqajn dhe se për këtë arsye e ka vendosur drejtor të agjencisë së për...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ministren Bora Muzhaqi, e cila u largua nga mediat që i kërkuan prononcim për vrasjen e Mateos së ...
TIRANË– Dy letër-porosi të dërguara në Maqedoninë e Veriut dhe në Francë kanë detyruar prokurorinë e posaçme të zgjatë hetimet në lidhje me vr...