Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Sot festohet ‘Dita e Verës’, për herë të dytë në kushtet e pandemisë. Kur përmendin ‘Dita e verës’ mendja direkt na shkon në Elbasan. Sigurisht që kjo festë është një traditë mbarëkombëtare e cila festohet nga jugu në veri, por “shtëpinë” e saj e ka në qytetin e Elbasanit.
Shqiptarët mbahen si popull që jetojnë e gëzojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Kjo gjë dëshmohet që në lashtësi, në kohët kur shqiptarët ishin paganë. Një nga traditat pagane është edhe “Dita e Verës”, e cila kremtohet më 14 mars. Kjo datë simbolizon për rigjenerimin e natyrës, ardhjen e pranveres, ardhjen e kësaj stine e cila sjell përtëritjen e natyrës, por jo vetëm, sjell edhe përtëritjen shpirtërore.
Në rrethinat e Elbasanit, konkretisht në Çermenikë sipas gojëdhënave u ndërtua një faltore me emrin “Zana e Çermenikës” ose e njohur ndryshe në mitologjinë greke Diana, perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës. Ishte koha kur nuk ishin krijuar ndasitë fetare dhe shqiptarë, grekë e romakë kremtonin së bashku duke iu falur perendive, luleve, natyrës.
Zanafilla ishte në qytetin e Elbasanit dhe ky qytet e ka ruajtur traditën dhe e feston bindshëm këtë festë, ndryshe nga krahinat e tjera.
Por cilat janë ato detaje që simbolizojnë këtë festë?
1.Ballokumet, simboli i embëlsisë, sinonimi i Ditës së verës, një nga gatimet tipike të krahinës së Elbasanit. Bëhet vetëm me 14 mars dhe përbëhet nga katër elementë: miell(misri dhe gruri), gjalpë, vezë(mundësisht fshati) dhe sheqer. Aq e thjeshtë në dukje por me një mund të madh për amvisat pasi procedura e gatimit do kohë që të realizohen ballokumet e duhura.
2.Njerëzit në natën e 13 marsit vendosin në duar verore. Verorja përbëhet nga fije të bardha e fije të kuqe. Ngjyra e bardhë simbolizon dritën, paqen, pastërtinë, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon gjakun, ngrohtësinë, dashurinë. Sipas traditës veroret hiqen dhe vendosen në degën e një peme me ardhjen e dallëndyshes së parë, duke shprehur një dëshirë.
3.Thuhet se në datën 14 mars, pa lindur akoma dielli, duhet të hapim dyert e shtëpisë, në mënyrë që të deportojnë rrezet e para të diellit pranveror që largojnë të keqen dhe mirëpresin të mirën, begatinë. Të moshuarit, sidomos në qytetin e Elbasanit, ende i aplikojnë këto zakone.
4.Ndezja e zjarrit që simbolizon largimin e së keqes dhe pjellorinë e tokës.
Në dy vitet e fundit, ndryshe nga çdo vit tjetër, festohet nën kushte të rrepta pandemie për shkak të masave anti-COVID.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vdekshmëria e lartë që ka krijuar pandemia në Shqipëri, ka prekur edhe trupën mjekësore të vendit. Sipas të dhënave nga Komiteti i Ekspertëve, deri më tani kanë...
TIRANË-Reshjet e shiut do të jenë prezente ditën e sotme, e cila përkon me Ditën e Verës.Vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqë kryesore lajm mbi gjesin e ulët që kryeministri Edi Ram...
DIBËR– Qyteti i Dibrës është lëkundur mbrëmjen e djeshme nga një tërmet me magnitudë 3.10 Rihter. Tërmeti është ndjerë nga qytetarët mirëpo deri më tani nu...
GREQI– Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke pasi dyshohet se kanë mbajtur hapur për tre muaj një klub nate në Athinë, gjatë periudhës ...
ELBASAN– Dy persona janë plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan.Makina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin, doli nga ...
Të drejtat e komunitetit LGBTQ+ vazhdojnë të sfidohen nga paragjykimet dhe diskriminimet që vijnë nga segmente të ndryshme të shoqërisë. Kjo çështje vazh...
ELBASAN-Elbasani do e pres ditën e Verës, ndryshe nga më parë. Këtë vit ashtu si dhe një vit më parë në Elbasan që është dhe kryeqendra e festës nuk do të ketë...
KURBIN– Qyttarët e Mamurrasit kanë vendosur të ndezin zjarre dhe ashtu siç e do tradita, të presin Ditën e Verës mes flakëve.Në videon e siguruar n...