LIVE UPDATES
Bota

Sondazhet politike të 2020-tës në SHBA më të pasaktat prej dekadash, marzhi i gabimit më i thellli në histori

20 Korrik 2021, 06:36 Nga DOSJA
Sondazhet politike të 2020-tës në SHBA më të pasaktat

SHBA– Pothuajse nëntë muaj pas zgjedhjeve të vjetshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ka rezultuar edhe një tjetër humbës – anketimet politike. Një analizë e fundit tregon se anketimet e bëra gjatë vitit 2020 në vigjilje të zgjedhjeve të 3 nëntorit, ishin nga anketimet më të pasakta të zhvilluara prej dekadash.

Organizata e profesionistëve të industrisë së anketimeve, Shoqata Amerikane për Studimet e Opinionit Publik, njoftoi se shqyrtoi 2’858 anketime, ndër to edhe qindra të zhvilluara në nivelin kombëtar apo të shteteve amerikane. Organizata konstatoi se anketimet zvogëlonin vazhdimisht mbështetjen e atëhershme për ish-Presidentin Donald Trump, megjithëse ai humbi përballë demokratit Joe Biden, i cili tashmë është presidenti i 46-të i vendit.

Organizata konstatoi se anketimet zmadhonin diferencën mes kandidatëve Biden dhe Trump, me 3.9 përqind të votës popullore dhe me 4.3 përqind në anketimet e shteteve amerikane.

Organizata tha se përqindja e gabimit ishte e “përmasave të pazakonta”, më e larta në 40 vite anketimesh kombëtare për votimet dhe për të paktën 20 vite anketimesh në nivelin e shteteve amerikane.

Por, rezultati i zgjedhjeve u reflektua saktësisht nga anketimet në përfundim të fushatës së gjatë zgjedhore; të 66-të anketimet e zhvilluara në dy javët përpara votimit tregojnë se zotin Biden do të fitonte përballë zotit Trump. Anketimet për kandidatët për senatorë ishin më pak të sakta; anketimet para-zgjedhore konkluduan saktë se kush do të ishin fituesit në vetëm 2/3ën e rasteve.

Gjatë votimeve, zoti Biden mposhti zotin Trump me 51.3% përkundër 46.8%, pra me 81.3 milionë vota përkundër 74.2 milionë vota.

Organizata thotë se “pavarësisht nëse kandidatët kandidonin për president, senatorë, apo guvernatorë, anketimet tregonin vazhdimisht se kandidatët demokratë do t’ia dilnin më mirë dhe se kandidatët republikanë do të dilnin më keq se ç’rezultoi votimi përfundimtar i çertifikuar”.

Anketuesit thonë se nuk dinë arsyet përse gjetjet e tyre parazgjedhore gabuan me diferenca të tilla, megjithëse zoti Biden fitoi dhe kjo u parashikua në muaj të tërë anketimesh.

Në vitin 2016, anketuesit nënvlerësuan mbështetjen për zotin Trump në shtete kyçe ku ai fitoi garën për në Shtëpinë e Bardhë. Pas zgjedhjeve të atëhershme, anketuesit konkluduan se nuk kishin marrë parasysh një dallim në nivelin arsimor të votuesve amerikanë, se votuesit e arsimuar në kolegj kishin tendencën të mbështesnin më shumë demokratët se republikanët.

Autorët e analizës së anketimeve të vitit 2020 thonë se nuk janë krejtësisht të sigurt se çfarë shkaktoi gabimet e vjetshme, por sugjerojnë se një faktor mund të jetë rënia e nivelit të dëshirës për t’iu përgjigjur anketimeve, në veçanti nga republikanët.

Ish-Presidenti Trump sulmoi vazhdimisht anketimet që e tregonin atë humbës, duke i shpallur pa bazë si “false”, ose se synonin të ulnin entuziazmin për rizgjedhjen e tij.

Anketuesit thonë se është e pamundur të dihen arsyet përse njerëzit nuk marrin pjesë në votime, nëse nuk u përgjigjën as në anketimet parazgjedhore.

Identifikimi i saktë i arsyeve përse anketimet ekzagjeruan diferencën mes demokratëve dhe republikanëve, përkundër rezultateve aktuale të votimit, duket se është i pamundur me të dhënat e disponueshme”, thuhet në raport.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet në shba donald trump joe biden zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet