LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Solle në shtëpi bijën e armikut”, dasma e Ferdanesë, vajzës së antikomunistit që vdiq në burgun e Burrelit

3 Qershor 2019, 16:16 Nga DOSJA
“Solle në shtëpi bijën e armikut”, dasma e

Ishte pranverë në vitin 1952. Ferdaneja ishte veshur nuse e po priste në pragun e shtëpisë dikë që ta shtynte të ecte një hap më tej… Pikërisht atë çast, i duhej më shumë se kurrë prania e babait. Por, i ati, Dajlan Zaimaj nuk mund të ishte aty sepse kishte tri vite që kishte ndërruar jetë në burgun e Burrelit… Ferdaneja priste që dikush të vinte në vend të të atit e ta ndihmonte për t’u ngjitur në mushkë. Zakoni e donte që babai e ndihmonte të bijën nuse të ngjitej në mushkë, për t’u nisur drejt shtëpisë së dhëndrrit. E në mungesë të babait, radha i takonte xhaxhait, Zaimit. Pikërisht këtu, nis e vështirësohet dita e dasmës së Ferdanesë. Xhaxhai i saj ishte njeriu më i padëshiruar pas të atit, që kishte vdekur në burgun e Burrelit, si armik i popullit.

I vëllai i Dajlanit, Zaim Zaimaj shihej gjithashtu si një armik i popullit. Bashkëshorti i Ferdanesë, Nevruzi ishte nga një familje që i kishte punët mirë me pushtetin popullor, ishte familje me “biografi të mirë”. Kishte zgjedhur të lidhte jetën në martesë, me të bijën e Dajlan Zaimit, edhe pse ai dhe familja e tij ishin aq të padëshiruar për pushtetin. Nevruzi dhe familja e tij e ngushtë nuk e kishin menduar se shpejt do të kishte kaq shumë probleme, madje qysh ditën e dasmës. Të afërmit e Nevruzit që ishin zgjedhur atë ditë krushq për të marrë nusen e tij, Ferdanenë, refuzuan të takohen me xhaxhain e nuses Zaimin, që konsiderohej “armik i popullit” dhe më tej refuzuan që Zaimi të ishte në vend të babait të nuses për ta ndihmuar atë të ngjitej në mushkë, siç e donte zakoni.

Nusja e “ngrirë”

Ndërsa krushqit e dy palëve po debatonin për një zgjidhje, nusja mbeti e ngrirë në këmbë, për më shumë se dy orë. Ferdaneja ishte vajze e re, vetëm 17 vjeç dhe as që po e kuptonte se çfarë po ndodhte, veçse ishte shumë e frikësuar. Dy palët e krushqve po vazhdonin debatet se kush të vinte ta ndihmonte nusen të ngjitej në mushkë… madje, po debatohej a duhet ta merrnin atë nuse atë ditë, apo duhej prishur miqësia.

“Unë nuk e dija ku duhet të shkoja, të kthehesha mbrapasht në shtëpijnë e nënës… apo të vazhdoja të qëndroja. Isha e frikësuar, qaja e dridhesha si purtekë… Më kujtohej herë pas here babai. Më kujtohej ajo natë kur iku mes rrebeshit e kurrë nuk e  pashë më… e tani që isha rritur, isha veshur nuse e nuk ishte aty për të më përcjellë…”, rrëfen Ferdaneja mes lotësh.

Kur xhaxhai i Ferdanesë i kërkoi dhëndrit vendimin final, i vëllai i dhëndrit, Kamber Muçelli që ishte vetëm 15 vjeç, doli përballë të gjithëve dhe tha: ”Do ta marrim nusen! Unë do ta ndihmoj atë të ngjitet në mushkë!” Tre vëllezërit e kishin marrë bashkë vendimin.

Kështu u mbyll debati dhe krushqit që shoqëronin dhëndrin, nuk patën asnjë zgjidhje tjetër, veçse ta pranojnë vendimin e vëllezërve Muçelli. Nusja dhe krushqit u nisën nga Sevrani, dhe për rreth dy orë, udhëtuan nëpër male për të mbërritur në Kreshovë. Gjatë rrugës, krushqit, të afërm të dhëndrit, ia kujtuan disa herë Nevruzit se po merrte në shtëpi “armikun e popullit” e telashet për të nuk do të kishin të sosur.

“Po e çon gjarprin në shtëpi…” i thoshin krushqit tim shoqi, e ai as një zë nuk lëshonte. Bashkë me dy vëllezërit e tij, ecnin njëri pas tjetrit pa këmbyer asnjë fjalë… Nuk e di se si po qëndroja. Gjithçka më shkonte në mendje… Prisja nga çasti në çast, që të ndalnin hapin e të më kthenin në shtëpinë e nënës”, rrëfen Ferdaneja.

Nevruzi me vëllezërit e tij më të vegjël, nuk këmbyen asnjë fjalë me të afërmit e tyre krushq, që kishin qëlluar të ishin ndër ata komunistë të devotshëm për të shtypur “armikun e klasës”.

Te Ara e Kuqe

Ishte vendi ku udhëtarët pushonin zakonisht. Aty ishte kufiri që ndante fshatin Sevran nga ku vinte nusja, me fshatin Kreshovë, ku do të shkonte nuse Ferdaneja. Aty u ndal krushku i parë dhe u ul në një gur. Pas tij, edhe të tjerët. Aty ndali edhe mushka. Ishte shansi i fundit për krushkun e parë, që të ndalte dasmën.

“U ulën të gjithë për të pushuar, ndërsa unë kisha mbetur në mushkë… nuk po vinte askush të më zbriste… imshoq më shihte më bisht të syrit, kur pas pak çastesh erdhi kuntati e më ndihmoi të zbrisja. U ula diku edhe unë e po pushoja. Aty pata frikë se nuk do më ngjisnin prap në mushkë… erdhi një çast kur mendova, të bëhet ç’të bëhet. Si të jetë e shkruar do bëhet… Pasi pushuam pak, unë u ngjita në mushkë me ndihmën e kunatit dhe nisëm rrugën përsëri. Aty kuptova se nuk kisha më kthim pas”, rrëfen Ferdaneja.

Krushqit me nusen vazhduan rrugën, derisa mbërritën në Kreshovë. Në të hyrë të portës së shtëpisë së dhëndrit, krushqit do të duhej të thoshin fjalë gëzimi për nusen e re që po shkelte pragun. Por krushku që e kishte shoqëruar gjatë rrugës, lëshoi britmën: “Solle në shtëpi bijën e armikut të popullit, o Nevruz Muçelli”. I pari i krushqve lëshoi disa fjalë fyese për familjen e nuses së re, për t’i vënë në dijeni dasmorët se kjo dasëm duhet të prishej. Kur u dëgjuan këto fjalë, në oborr nuk mbeti asnjë dasmor. Burra e gra braktisën menjëherë dasmën dhe oborri mbeti bosh. Atje mbeti nusja, dhëndri, dy vëllezërit e dhëndrit, e ëma e dhëndrit, Hetemja dhe Muço Maksuti, i afërm i Dajlan Zaimit që kishte bërë krushqinë mes dy familjeve. Në krah të Hetemes, ishte edhe një grua e moshuar. E kishte emrin Qamile dhe ishte e afërme e familjes, banore në Kreshovë… e vetmja prej grave të fshatit që nuk e braktisi dasmën. Dy gratë e moshuara kënduan këngët tradicionale për rastin kur nusja shkel në prag të derës.

“Ime vjehrrë, Hetemja ishtë një grua shumë e mirë. Bashkë me Qamilenë, një grua shumë e fisme e afërme e burrit im, nisën të këndojnë këngën e nuses. Po këndonin si me zor se ishin vetëm dy gra. Në raste të tilla, kur vinte nusja në shtëpinë e dhëndrit, të gjitha gratë e fshatit ia merrnin këngës e dukej një hare e madhe. Ishte ndryshe kënga për mua… Lotët po më rridhnin rrëke krejt pa e kuptuar. Më kujtohej edhe babai, kishte vetëm tri vjet që kishte vdekur. Eh moj bijë, nuk e harroj kurrë atë ditë…”, rrëfen Ferdaneja.

Burrat e shtëpisë qëndruan në heshtje… e vjehrra bëri të gjitha ritet e zakonet. Mori nusen përdore, i leu gishtat me mjaltë dhe ngadalë hyri në pragun e derës, mori dorën e nuses dhe e ngjiti mjaltin në derën e shtëpisë, që supozohej të sillte ëmbëlsi, gaz e hare në derën e birit të saj.

Ferdaneja ngjiti shkallët drejt dhomës që i kishte bërë gati e vjehrra, duke lënë pas heshtjen që kishte pllakosur në odat ku ishte shtruar gostia e ku nuk kishte asnjë njeri. Në shtëpi, kishin mbetur vetëm pak njerëz. Dhëndri, dy kunetërit, e vjehrra dhe kushëriri i nuses, Muço Maksuti. Për rreth dy orë, ata katër burra që mbetën në odat e boshatisura të gostisë, diskutuan se çfarë zgjidhje do t’i jepnin kësaj situate e se si do t’i bënin ballë sulmeve të krejt fisit e thuajse gjithë fshatit, që po refuzonte të merrej për nuse e bija e “armikut të popullit”. Ndërkohë, Ferdaneja qëndronte në dhomën e saj, bashkë me Qamilen që i jepte kurajo që të mos trembej e të mos mërzitej, se gjërat do të shkonin shumë mirë. Por Ferdaneja ishte shumë e trembur dhe e mërzitur, sepse kishte parë një fshat të tërë të ikte nga sytë këmbët, a thua se ajo ishte një përbindësh…

“Të harrosh nënën”

Ferdaneja nuk e kishte njohur më parë të shoqin Nevruzin e as kunetërit e saj, por e vetmja gjë e rëndësishme e asaj dite që ia kishte ngrohur shpirtin, ishte vendosmëria e Nevruzit e vëllezërve të tij për ta marrë nusen, bijën e  Dajlanit, pavarësisht se çdo të ndodhte me fisin e fshatin e tyre, pavarësisht se cilat do të ishin pasojat që do t’i vinin nga pushteti popullor. Kështu u mbyll dita e dasmës së Ferdanesë dhe Nevruzit, pa këngë e valle, pa gaz e hare.

Pak ditë pas dasmës, zakoni e donte që nusja të dërgohej në të parë tek e ëma. Por, për Ferdanenë ishte e pamundur, sepse Këshilli i fshatit do ta vendoste atë në një dilemë shumë të fortë. Do t’i duhej të zgjidhte midis nënës dhe të derës së burrit. I thanë se nëse do të qëndronte nuse në fshatin e tyre, duhet të harronte derën e babait, sepse ata ishin “armiq të popullit”. Ferdaneja do të duhej ta bënte në atë çast zgjedhjen. Ishte vetëm 17 vjeç, e rritur jetime në varfëri, sepse pushteti i kishte konfiskuar çdo pasuri të babait, e rritur mes sulmesh të egra. Kishte ardhur në derën e Nevruzit mes shumë debatesh dhe atje kishte gjetur mbështetje kaq të fortë nga e vjehrra Hetemja, bashkëshorti e kunetërit e saj. Kështu Ferdaneja vendosi të zgjedhë derën e burrit, duke pranuar të mos e shihte të ëmën e saj, për më shumë se tri vite.

“Nuk kisha si të harroja atë moment kur im shoq u përball me të gjithë fisin e tij e me të gjithë fshatin dhe vendosi që të më marrë nuse në shtëpi, duke marrë parasysh gjithçka, shumë vështirësi. Qëndrova të burri e nuk pashë nënën për tri vite me sy. Më zinte malli shumë… Gjeta halle e varfëri në derën e tim shoqi, por jetuam në mirëkuptim bashkë me time vjehrrë, që u bë si mama për mua, qysh ditën e parë që shkela në atë derë”, rrëfen Ferdaneja.

Ferdaneja dhe Nevruz Muçelli jetuan mes varëfërisë dhe sulmeve të pandara të “pushtetit popullor”. Ferdaneja pati një jetë shumë të vështirë, pasi i shoqi e la të ve në moshë të re. Rriti katër fëmijët me mundime, bashkë me të vjehrrën Hetemen, me të cilën ndau halle e derte si të ishte e ëma. Ajo ishte përballur me humbjen e të atit kur ishte ende fëmijë, me sulmet e egra si bijë e armikut të popullit, e do përballej më pas edhe me largimin nga kjo botë të dy djemve.

Ferdaneja është sot 84 vjeçe dhe jeta e saj ka qenë kaq e vështirë, por ajo është një grua e fortë e fisnike. E takova në përvjetorin e vdekjes së të atit, Dajlan Zaimaj. Atje ma rrëfeu ditën e dasmës, më rrëfeu vuajtjet e jetës së saj, të vëllait Gramozi e dy motrave Liri e Sado. Bashkë me të vëllanë Gramozin, me fëmijët e tyre, të Lirisë e Sados, me nipër e mbesa, ata u mblodhën në Burrel, për ta kujtuar babain që humbi jetën mes torturash në burgun famëkeq të Burrelit, në 2 qershor të vitit 1949. Gramozi e Ferdaneja janë dy prej katër fëmijëve të Dajlanit. Dy vajzat e tjera, Liria dhe Sado, kanë ndërruar jetë.

Në një ceremoni modeste, por mjaft shpirtërore, Gramozi dhe Ferdaneja, vendosën një kurore me lule në një qoshe afër shpatit të malit, në krah të burgut famëkeq të Burrelit, atje ku ndoshta janë eshtrat e babait të tyre, bashkë me dhjetëra burra e djem, që vdiqën nëpër tortura e u varrosën në shpatet e maleve të Burrelit.

***

Dajlan Zaimaj, ishte një ndër kundërshtarët e regjimit komunist që u arrestua në 12 dhjetor të vitit 1944. Në atë kohë, Ferdaneja ishte vetëm 9 vjeç, Gramozi ishte 5 vjeç, vajza tjetër Sado ishte 3 vjeç, ndërsa e vogla Liria, ishte vetëm një vjeç. Liria nuk e njohu kurrë babanë e saj. Dajlan Zaimaj u dënua fillimisht me 101  vite burg. Me faljet e dy viteve më pas, dënimi iu ul në 25 vjet burg. Ai e vuajti dënimin në burgun e Burrelit, bashkë me shumë të tjerë djem e burra të familjeve antikomuniste. Pas shumë toruturash në qelitë e atij burgu, dha shpirt më 2 qershor të vitit 1949, pasi kishte kryer rreth pesë vite burg. Trupi i tij nuk iu dorëzua familjes, ashtu siç ndodhi me të tjerë të burgosur politik që vdiqën në qelitë e burgjeve komuniste. Eshtrat e tij ende nuk janë gjetur. Biri i tij Gramozi dhe e bija Ferdaneja e nipër e mbesa, nuk kërkojnë të dinë kush e torturoi atë ditë e kush e çoi drejt vdekjes, duan të dinë vetëm varrin e tij, ku ta qajnë e t’i çojnë lule çdo 2 qershor.

Marrë nga Kujto.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dajlan zaimaj dasma e ferdanese zaim zaimaj dajlan zaimaj dasma e ferdanese zaim zaimaj


Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci