LIVE UPDATES
Bota

Sllovenia përkrah propozimin portugez për kontestin Shkup-Sofje, Predan: Sfida për çeljen e negociatave

12 Korrik 2021, 06:32 Nga DOSJA
Sllovenia përkrah propozimin portugez për kontestin Shkup-Sofje,

MAQEDONIA E VERIUT– Autoritet maqedonase i kanë drejtuar sytë kah presidenca sllovene e Bashkimit Evropian, duke varur të gjitha shpresat për sa i përket zhbllokimit të procesit euro-integrues në të.

Ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Milan Predan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë thotë se propozimi portugez është një bazë e mirë për arritjen e kompromisit mes palës bullgare dhe asaj maqedonase.

Ne jemi relativisht të kënaqur që tani e kemi këtë propozim në tavolinë, i cili nuk ishte refuzuar nga pala bullgare, çka gjithashtu është me shumë rëndësi. Kemi diçka ku mund të punojmë. Ne nuk fillojmë prej zeros në ballafaqim me këtë çështje. Ne e kemi propozimin shumë të mirë portugez, ndërsa e kemi gjithashtu dhe udhërrëfyesin që i ishte prezantuar palës bullgare gjatë kohës së vizitës së kryeministrit dhe delegacionit të tij në Sofje, mendoj më 17 qershor, që po ashtu, me sa kuptuam, nuk ishte refuzuar nga pala bullgare.

Tani, normalisht, ky është dokument për të cilin nuk mund të thuhet që është përfundimtar dhe do të diskutohet për të. Por, ne kemi më së paku dy baza për arritjen e marrëveshjes. Por, puna më kryesore është që të gjendet vullneti politik për marrëveshje. Tani duhet të presim se si do të zhvillohen zgjedhjet të dielën në vendin fqinj. Shpresa jonë është që rezultatet do të jenë të tilla që formimi i qeverisë së fortë do të jetë i mundur. Shpresojmë se do të ndodhë në gjatë periudhës një muaj e gjysmë në vazhdim. Rrethanat e mira janë që kornizat kohore për formimin e qeverisë bullgare janë relativisht të shkurtëra dhe nëse rezultati e mundëson atë, do të kemi qeveri gjatë kohës së verës dhe atëherë, do të kemi ndokënd me të cilin do të bisedojmë. Mirëpo, ne nuk presim vetëm në të, por jemi aktivë” ka theksuar Predan.

Por Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politika Evropiane, thotë se Bullgaria edhe në vjeshtë do të përballet me zgjedhjet presidenciale, andaj shton se kompromisi është vështirë i arritshëm, siç thonë në rrethana të presionit të fushatës se zgjedhjeve presidenciale atje dhe zgjedhjeve vendore në Maqedonia e Veriut.

Mbetet pikëpyetje nëse në një afat të dukshëm, do të kemi udhëheqje politike në Bullgari, e cila do të jetë e gatshme të bëj lëshime për sa i përket arritjes së një zgjidhjeje për kontestin mes këtyre dy vendeve. Insistimi i palës bullgare që çështjet historike të bëhen pjesë e kornizës negocuese, mbetet e papranueshme për ne si shtet, por edhe një pjesë të vendeve anëtare të BE-së”, thotë Kacarska.

Ndërkaq ambasadori slloven Milan Predan, duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Janes Jansa tha se “nëse BE-ja nuk bën përparim në angazhimin e vet me Ballkanin Perëndimor, atë do ta bëjë ndokush tjetër me vlera dhe interesa të ndryshme”. Ai nuk e ka precizuar se kush është ai “dikush tjetër”, teksa ka theksuar se situata gjeopolitike në rajon është mjaft specifike.

Vetëm para disa dekadave kishim vetëm dy superfuqi dhe BE-ja ishte diçka ndërmjet tyre. Tani bota u bë diçka shumë më komplekse. S’e kam patjetër të tregoj se ka vende të tjera me interes në këtë rajon. Ndoshta nuk janë përherë shumë të dukshme, unë bile edhe nuk konfirmoj se janë agresive, por, e dini, nëse BE-ja e lë këtë pjesë të Evropës jashtë pamjes së vet, jashtë ndikimit të vet, atëherë siç ishte thënë në Prespa Forumin në Ohër, në këtë hartë të qartë, po e patë hartën me vrimën e madhe në mes të Evropës, ajo vrimë nuk ka për t’u mbushur. Evropa nuk do të jetë komplete”, ka thënë Predan.

Ndryshe, Bullgaria vlerëson se nuk është përmbushur marrëveshja për fqinjësi të mirë e cila u nënshkrua gjatë vitit 2017, për çka me veto ka bllokuar dhe caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke insistuar që paraprakisht, zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me çështjet e identitetit maqedonas.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni integrimi i maqedonise ne be milan predan simonida kacarska stefan janev zoran zaev integrimi i maqedonise ne be milan predan simonida kacarska stefan janev zoran zaev

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës