LIVE UPDATES
Aktualitet

SKEDA/ Parandalimi i atentateve dhe goditja e krimit, punët e mira që u bënë nga Policia e Durrësit, faktori që bëri ndry

2 Shtator 2021, 12:28 Nga DOSJA
SKEDA/ Parandalimi i atentateve dhe goditja e krimit, punët e mira që

DURRËS- Sikur e gjithë Policia e Shtetit të kishte punuar përgjatë gjithë vitit aq sa Policia e Durrësit ka punuar vetëm përgjatë muajit gusht, kriminaliteti në Shqipëri do të ishte nën kontrollin total të shtetit. Dosja.al ka monitoruar komunikatat e përditshme të policisë, ku njoftimet që vijnë nga Durrësi janë shpresëplotë! Armë zjarri, persona në kërkim, atentate të parandaluara, janë disa nga punët e mira që policia e Durrësit ka bërë në ditët e nxehta të gushtit, kur shumë kolegë të tyre pushonin buzë detit.

Dhe disa prej këtyre ngjarjeve nuk duhen harruar!

Më 30 gusht 2021, blutë e Durrësit arrestuan Aldi Mustafën. Ai dyshohet se po përgatiste një vrasje ndërsa njihej për miqësinë e tij me të  “të fortin” e Shijakut, Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi. Si u arrestua Mustafa? Aldi Mustafa, Uran Zyka, Tahir Gjinika po qarkullonin me një mjet tip “BMW” por brenda kishin disa armë zjarri.  Policia gjeti në mjetin e tyre 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, edhe ky gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera që me shumë gjasë do të përdoreshin për një vrasje. Të kujt? Ku detaj ende nuk dihet! Megjithatë ngjarja u parandalua nga Policia! Falë ndërhyrjes dhe intutitës, ata ndaluan për kontrollon mjetin duke shpëtuar jetë. Dyshimet kryesore janë se grupi ishte duke planifikuar një atentat të bujshëm, pjesë e luftës mes bandave.

50 kg tritol fabrikës së gjermanëve në Shkozet

Pasojat do të ishin fatale më 16 gusht 2021, kur në Shkozet dështoi superatentati i përgatitur ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës. Firmës së ndërtimit i ishte vendosur 50 kilogram tritol, sasi që në rast se do të shpërthente, pasojat do të ishin katastrofike. Firma ka si aksionerë 5 shqiptarë dhe gjermanë ndërsa administrator është Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria.Por nuk kaluan shumë ditë, e brenda harkut kohor të 3 ditëve, Policia e Durrësit ka gjetur depon ku u shit lënda plasëse, duke e ngushtuar edhe më shumë lakun për identifikimin e autorëve. Këta të fundit është çështje kohë që të kapen.

Por nuk kanë munguar as aksionet në kapjet e sasive të mëdha të drogës. Më 5 gusht, Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri u arrestuan si dy “pronarët” e një laboratori ku përpunoheshin drogëra të rënda. Brenda një banese me qera, Policia gjeti dhe sekuestroi 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe para. Të arrestuarit e përgatisnin në doza të vogla kokainën dhe më pas e shisnin në qytetin e Durrësit. Megjithatë aktiviteti i tyre u pre në mes. Një ditë pas kapjes së laboratorit, 7 persona të tjerë u prangosën, kësaj herë me 62 kg kanabis.

Operacioni i koduar “Motoristi” u finalizua në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Edhe pse grupi udhëtonte në 3 mjete të ndryshme, sërish nuk i shpëtuan dot Policisë duke përfunduar pas hekurave të qelisë së paraburgimit. Disa javë më pas Fabio Karaboja u arrestua me kokainë dhe heroinë. Policia fillimisht i ushtroi kontroll në makinë, e më pas në çantën e dorës, duke i zbuluar pluhurin e bardhë dhe të kuq, të cilën e shiste tek “klientët”.

Ndërkohë që çdo ditë, efektivët e Durrësit njoftojnë se arrestojnë persona të dyshuar për trafik droge e vepra të tjera penale.

Lëvizjet e Policisë në çdo cep të qytetit dhe koordinimi kanë bërë që një nga qytetet më të goditura nga krimi për çdo verë, të ketë ngjarjen më të rëndë aksidentet rrugore dhe mbytjet në det. E gjithë vala e ndryshimet duket se ka nisur që më 5 korrik 2021, kur Shefi i Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Ndryshe nga ç’mendojnë eprorët e policisë se media është kundërshtare dhe jo aleate e tyre, ky është një nga rastet kur punët e mira dhe pa kompromis duhen përshëndetur.

(dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksione ne durres oltion bistri aksione ne durres oltion bistri

Sondazh

Poll

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit

"Bashkohuni me ne"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët t'i bashkohen marshimit

Dita e 9 e protestës/ Qytetarët zbresin në sheshin “Skënderbej”, nis grumbullimi i tyre

Moti i keq dhe reshje intensive në Maliq/ Masa dheu dhe gurësh shkëputen nga mali

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, Drejtori i Policisë Tiranë: Kontrollet nga forcat RENEA

Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz, pamjet nga vendi i ngjarjes

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm

Qytetarët bllokojnë të gjitha akset kryesore të Tiranës, ndalen te Parlamenti: Rama jep dorëheqjen

“Nga kryetar bashkie, e kryeministër s’e bërë dot”/ Qytetari: Të hedhim poshtë sistemin, PS e PD!

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja në protestë: Ta pastrojmë Atdheun nga ‘tumori’

Turistët në Gjirokastër i japin zë protestës, cohen nga kafja, bashkohen dhe filmojnë

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Të rinjtë i “vënë flakën” gomones, simbol i emigracionit

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit