LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI ME PAGAT/ Analiza e VOA-s: Institucionet s’kanë patur standardet e duhura

27 Dhjetor 2021, 17:47 Nga DOSJA
SKANDALI ME PAGAT/ Analiza e VOA-s: Institucionet s’kanë patur

Në Shqipëri, prej disa ditësh ka lindur një debat i gjerë, pasi disa databaza me të dhëna personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, si paga, numra të kartave të identitetit apo targa të automjeteve, po qarkullojnë në rrjetin social WhatsApp. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojten e të dhënave personale, i tha Zërit të Amerikës se nga një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, që dyshohet se është burimi i rrjedhjes së listpagesave, ka konstatuar se ky institucion nuk ka patur standartet e duhura për mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërsa ekspertë dhe gazetarë, thonë se prokuroria, e cila ka nisur një hetim për veprën penale “Keqpërdorim i të dhënave personale dhe Shpërdorim detyre”, ka indicie të mjaftueshme, për të hetuar edhe për vepra të tjera penale si ajo e pastrimit të parave, korrupsionit dhe evazionit fiskal.

Në Shqipëri është çelur një debat i gjerë pas qarkullimit në rrjetin social WhatsApp, të tre databazave, dy me listpagesat e afro 700 mijë qytetarëve shqiptar, dhe një me targat e makinave. Ekspertë ligjorë, të sigurisë kombëtare dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës se zbulimi i pagave dhe të dhënave të tjera personale si ai numrave të kartave të identitetit, përbën skandalin më të madh të të gjitha kohrave në fushën e të dhënave personale në Shqipëri.

“Kjo nuk është një rrjedhje rastësore e informacionit pasi, siç e patë, doli lista e parë, një listë më e reduktuar, doli kryeministri të jepte shpjegime, doli një listë tjetër e detajuar. Ky proçes çon ne kolaps, dhe kjo do një ndërmarrje urgjente. Kjo nuk bëhet me justifikime të përmirësimit të punës me grupe kontrolli apo me historira të tilla, sepse nëse nuk ndërpritet aksesori, atëherë do dalin të gjithë të dhënat në shesh. Në fillim kur bie zjarri duhet fikur ai, pastaj shihet se cilat orendi duhen ndërruar. Dhe kështu është dhe kjo punë, duhet urgjentisht sistemi të sigurohet, që të mos kemi rrjedhje të mëtejshme”, tha për Zërin e Amerikës avokati Genc Gjokutaj.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrotjen e të Dhënave Personale e konsideron një ngjarje të rëndë publikimin e pagave dhe numrave të kartave të identitetit, të qindra mijra qytetarëve dhe thotë se për këtë ka nisur një hetim adminstrativ.

“Të njëjtën rrugë do të ndjekim nëse do të këtë raste të ngjashme në vazhdim”, thotë drejtuesi i këtij institucioni Besnik Dervishi.

Ai shprehet për Zërin e Amerikës se nga inspektimet e vazhdueshme është vënë re domosdoshmëria e përmirësimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë, nevoja për rritjen e buxhetit për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ajo e përgatitjes së ekspertëve të kësaj fushe, që siç thotë ai me keqardhje, mungojnë. Një sërë sistemesh janë të çertifikuara sqaron zoti Dervishi por kjo nuk do të thotë se janë të pathyeshme, ndaj sipas tij, kërkohet vigjilencë e vazhdueshme. Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kryer një kontroll së fundi në disa institucione që administrojnë të dhënat personale, ku bën pjesë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të cilën ka arritur në këtë konkluzion.

“Në konstatimin tonë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka patur standardet e duhura të mbrojtjes së sistemeve të menaxhimit të informacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe për këtë arsye ne kemi lënë dhe detyra përkatëse dhë në muajin gusht edhe është sanksionuar për të njëjtin qëllim”, u shpreh për Zërin e Amerikës Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Njohës të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thonë se në këtë institucion ka mjaft persona që kanë akses të kufizuar dhe të plotë, në listëpagesat dhe se numri dhe funksioni i tyre dihet, pasi është i përcatuar me ligj. Përveç këtij institucioni ata sqarojnë se është dhe Agjensia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit që i zotëron këto të dhëna, por ata dyshojnë se ato kanë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke lënë të hapur dhe mundësinë e manipulimit të tyre nga persona të caktuar.

Përpunimi i një informacioni të tillë do një kohë relativisht të gjatë thotë Arben Xhaferi, ish punonjës në drejtorinë e hetimit tatimor. Ai shprehet se publikimi i një listëpagese, ku paga më e lartë është 700 milion lekë të vjetra dhe më e ulëta 300 mijë në muaj, mund të nxisë probleme të shumta sociale që dëmtojnë, bizneset të cilat janë motori i ekonomisë së vendit. Zoti Xhaferi vëren me shqetësim, se kompani apo individë pas publikimit të listëpagesave rrezikojnë të jenë shënjestra të grupeve kriminale. Më tej ai hedh hije dyshimi se pas pagave tejet të larta, mund të fshihen afera dhe akte korruptive.

“Unë më shumë këtë e shikoj si një problematikë të nxjerrjes së parave për efekte të korrupsionit, për efekt të atyre që ne e quajmë rëndom 10, 15 apo 20 përqindëshi i tenderimeve. Ekziston mundësia që në këto kompani. me këto nivele kaq të larta pagash punëdhënësit të bëjnë një marrëveshje me punëmarrësit të tipit “po ta vendos pagën 3 milion. Nga këto 3 milion, ti merr një, të tjerat do i kthesh mbrapsh”. Dhe pastaj këto para përdoren kesh për rryshfet”, tha për Zërin e Amerikës Arben Xhaferi, ish-punonjës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Organet hetimore kanë nisur një hetim për dy vepra penale, “Keqpërdorim i të dhënave përsonale” dhe “Shpërdorim detyre”. Gazetarja Klodiana Lala thotë se prokuroria ka indicie të mjaftueshme për të hetuar edhe për pastrim parash dhe evazion fiksal.

“Konstaton kompani të caktuara të cilat nga njëra anë dalin me bilanc negativ, dhe nga ana tjetër kanë paga tmerrësisht paga tepër të fryra. Për nivelin shqiptar janë paga që kur i shikon befasohesh, dhe këtu ka indicie të plota për të patur hetime për kompani të caktuara për veprën penale të pastrimit të parave. Ka ama kompani të tjera që mund të hetohen për fshehje të të ardhurave dhe evazion fiskal. Pse e them këtë gjë, sepse janë paga qesharake shumë të ulëta në raport me pozicionin që kryen punonjësi në fjalë. Për shembull ka paga të deklaruara 300 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që pozicioni i personit x është shumë i lartë”, u shpreh për Zërin e Amrikës Klodiana Lala, gazetare dhe drejtuese e emisionit “Shënjestër” në News24.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ekspertët thonë se, sanksionet administrative dhe penale për nxjerrjen e të dhënave personala janë të papërfillshme në raport me dëmet, dhe shtojnë se ato duhen forcuar.

Ekspertët e vlerësojnë si një arritje të madhe dixhitalizimin e shërbimeve, por shtojnë se ai duhet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Ata sot shtrojnë disa pyetje. Përse po ndodh tani hedhja në qarkullim e një listpagese e gati një viti më pare? Çfarë qëllimi fshihet pas këtij akti, cili u pasua edhe me publikimin e një database me targat e makinave të qytetarëve shqiptarë?

“Shqetësimi im lidhet me sigurinë kombëtare. Ne nuk dimë ende nëse të dhënat që kanë dalë janë të dhënat e fundit apo do të ketë të dhëna të tjëra. Nëse do të ketë të dhëna të tjera, mendoj se këtu jemi përballë një organizimi i cili ka një qëllim përtej inateve personale. Mund të jemi pastaj përballë një synimi të caktuar, që ka për qëllim ose të zhvendosë vëmendjen nga një hetim i rëndësishëm, nga probleme thelbësore ose kërkohet të destabilizohet paqja në Shqipëri dhe Shqipëria dihet që është një nga faktorët e rëndësishëm në Ballkan”, tha për Zërin e Amerikës Fabian Zhilla, ekspert për sigurinë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të posaçme për median në lidhje më ngjarjen e rëndë të qarkullimit të listpagesave të qytetarëve shqiptarë në rrjetin social WhatsApp, u kërkoi ndjesë atyre dhe inkurajoi autoritetet hetimore të kryejnë detyrën. Për këtë ngjarje është dorëhequr drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Përfaqësues të komunitetit të gazetarëve i vlerësojnë të pamjaftueshme këto reagime nga autoritetet dhe shtojnë se kjo dorëheqje duhet të pasohet me të tjera, në nivele të larta.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me te dhenat personale skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet