Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Situata e rëndë e shkaktuar nga mbeturinat zhvendoset përgjatë bregdetit të Adriatikut. Pas emergjencës disa ditore në Durrës, në qendër të vëmendjes tani është Kavaja. Rreth 40 ton mbeturina depozitohen dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatin Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullimi dhe djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, tani në pikun e sezonit turistik.
Në këtë kodër, siç shihet që nga mëngjesi i sotëm janë depozituar mbetje urbane të qytetit të Kavajës e më pas iu është vënë zjarri duke çliruar dioksid karboni, duke shkaktuar një krim të rëndë mjedisor. Janë operatoret turistikë dhe banorët e fshatrave përreth të cilët kanë ngritur alarmin lidhur me situatën e rëndë mjedisore si pasojë e ndotjes që shkakton djegia e mbetjeve urbane.
Në fshatin Kazie duket nga larg tymi i djegies së mbetjeve urbane, ndërsa era e keqe është shumë shqetësuese për turistët dhe banorët e zonës. Një krim mjedisor me përmasa të tilla, mbart një rrezik të lartë për banorët e zonës, por edhe për turistet ndërkohë që nuk ka një kontroll nga efektivët e Task-Forcës.
Ligji parashikon se të gjitha mbetjet duhet të seleksionohen, në mënyrë që të ndahen në të riciklueshme dhe për trajtim të posaçëm, por ai me sa duket nuk zbatohet. Bashkia e Kavajës deri tani nuk ka asnjë reagim për këtë situatë në zonat bregdetare në pikun e sezonit turistik. News24 kërkoi informacion zyrtar në bashkinë Kavajë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane pas shqetësimit të madhe që kanë ngritur banorët dhe subjektet e biznesit për depozitimin e tyre në zonën e fshatit Kazie. Por deri tani nuk pati asnjë informacion dhe reagim nga ana e zyrtarëve të bashkisë Kavajë.
Hedhja e mbetjeve në këto vendgrumbullime të paligjshme, jo vetëm që largon turistët apo shkakton dëme në florën dhe faunën e zonës, por vendos në rrezik edhe jetën e banorëve.
Marrë nga BalkanWeb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës “luftën për shezllonët” në Vlorë, ku disa biznese që kanë operuar në Zvërnec prej më shumë se 15 vitesh po kërcënohen që ...
LIBRAZHD– Rrëshqitje dherash ka pasur ditën e sotme në aksin Librazhd – Përrenjas, duke bërë që për pasojë të bllokohet për disa minuta njëra korsi e rrugës, du...
Viti që lamë pas ishte një vit tepër i vështirë ku përballja me virusin ishte një sfidë me vete që e përballuam me sukses dhe dalëngadalë iu rikthyem normalitet...
FUSHË KRUJË– Forcat ‘Shqiponja’ kanë zhvilluar një aksion në Nikël për të ndaluar persona të dyshimtë ose individë të shpallur në kërkim. Detaje më sh...
DURRËS– Mbetjet në Gjirin e Lalzit, janë përfshirë nga flakët. Deri më tani asnjë zjarrëfikëse nuk ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje të frikshme nga bregdeti. Në pamjet e publikuara prej tij, duket qartë që një motor uji, lundron d...
MIRDITA–Një banesë 2-katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke u shkrumbuar tërësisht.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Klos të Një...
ITALI- Një shtetase shqiptare, i identifikuar me iniciale M.D., është arrestuar në Firence, pasi sipas mediave të huaja, nuk kishte respektuar masën e sigurisë ...
TIRANË– Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për ndalimin e përgjimit të qytetarëve nga Polic...
TIRANË– Fotoja e Artan Ismalaja, 51-vjeçarit që dyshohet se vrau me thikë gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe, është bërë publike nga ‘Pan...