Zgjedhjet në Turqi/ Nënkryetari i partisë opozitare denoncon INCIDENTIN e parë: Një nga vëzhguesit tanë ë...
Aktualitet
Skandali i pagave në Shqipëri, mediat gjermane e austriake: Ende asnjë përgjegjësi!
24 Dhjetor 2021, 11:10Nga DOSJA
GJERMANI/AUSTRI – Skandali i pagave në Shqipëri ka qenë në vëmendjen e mediave gjermane dhe austriake, duke nisur nga gazeta ‘Frankfurter Allgemeiner Zeitung’ e deri te agjencia ‘APA’, të cilat raportojnë për një rrjedhje masive të të dhënave në Shqipëri.
Edhe gazeta të tjera të botës gjermanishtfolëse, si austriakja ‘Der Standard’, theksojnë se viktima të këtij skandali kanë rënë edhe vetë presidenti, kreu i qeverisë dhe anëtarët e shërbimit sekret.
“Të dhënat përfshijnë kartën e identitetit, punëdhënësin, rrogat mujore dhe numrat e telefonit. Ato janë shpërndarë në platformat sociale. Mediat shqiptare përllogarisin se 700 mijë persona janë prekur nga kjo rrjedhje të dhënash. Këtu përfshihen punonjës bankash, sipërmarrës, nëpunës civilë, punonjës të shërbimeve sekrete dhe të ushtrisë, si dhe gazetarë”.
Më tej thuhet se autoritetet hetimore kanë konfiskuar disa servera, por ajo që theksojnë të gjithë mediat është se kjo është hera e dytë brenda vitit që ndodh një skandal i këtyre përmasave, por pa mbajtur kush përgjegjësi.
“Kjo është rrjedhja e dytë e madhe e të dhënave në Shqipëri brenda një viti. Të dhënat e pothuajse një milion shqiptarëve rrodhën në media në prill përpara zgjedhjeve parlamentare. Deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë rast”, shkruan FAZ.
Dy ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘ëhatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.
TIRANË– Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i është drejtuar me një akt administrativ Autoritetit të...
TIRANË – Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka ndarë një njoftim me rëndësi për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë me tranzit Koracinë. Ai thotë se sho...
LEZHË– Një tragjedi mund të kishte ndodhur në Shëngjin me viktima. Një gur disa tonësh ka rënë ditën e sotme nga mali mbi një shtëpi duke e shkatërru...
ATHINË – Skandali i publikimit të të ardhurave të shtetasve shqiptarë dhe shumë shtetasve te huaj që punojnë në Shqipëri ka twrhequr vëmendjen e shum...
LEZHË– Ardit Luli, është arrestuar nga policia në Lezhë pasi dyshohet se ndihmoi autorët të futeshin brenda lokalit në Zejmen një muaj më parë.Luli a...
BURREL – Dy automjete, përkatësisht një tip ‘BMW’ dhe një tip ‘Mercedes Benz’ janë përfshirë nga flakët pak pas mesnate në lagjen ‘Partizani’. Mësohet se ...
SHKODËR– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. JOQ ka ndarë një video e cila vjen nga Shkodra, aty ku ka rënë zjarr në bibliotekë...
TIRANË – Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj ka bërë të ditura masat e marra nga Policia, për festat e fundvitit. Në n...