LIVE UPDATES
Aktualitet

‘S’kam lekë për fëmijët, duan bukë’/ Rrugëve të Tiranës ndizet prostitucioni i të varfërve, “Laura” tregon v

25 Nëntor 2020, 12:44 Nga DOSJA
‘S’kam lekë për fëmijët, duan bukë’/

Laura, kështu preferon ta quajnë, ofron trupin në rrugë. Ka dalë duke ecur me një fund të shkurtër në rrugën “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz” dhe duke tundur çantën e vogël ndalon me sytë nga kalojnë makinat e pakta. Është ora 11 e natës dhe 27-vjeçarja, e mbërritur nga një fshat i Lezhës, e divorcuar dhe me qira diku pranë rrugës “Mine Peza” nuk ka gjetur ende një klient me të cilin do të bënte pazar. Ndalon përpara makinës dhe kur shikon që ulet shpejtësia, ulet pranë xhamit të dritares dhe pyet “a je për një xhiro”. Pa e ditur që në ndenjësen e pasme gjendet një gazetar, e reja ofron çmimin. “20 mijë lekë”. Por vajza nuk është e vetmja që përdor këtë rrugë si vendin e gjahut. E kthyer në një zonë ku prostituta rrugësh apo edhe biseksuale shesin trupin, syri të kap lirshëm persona që popullojnë rrugën në mënyrë të çuditshme në këtë kohë covidi. E njëjta panoramë me prostituta që ecin në këmbë dhe flasin e hedhin oferta me këmbësore apo shoferë makinash është edhe përgjatë rrugës nga stacioni i trenit deri pranë maternitetit. Nëse ecën në këmbë prostitutat gjenden në trotuarin e brendshëm, ngjajnë sikur bëjnë një xhiro shpërfillëse, por në të vërtetë ato ofrohen për xhiro në këmbim të shërbimeve seksuale.

Laura thotë se pandemia i ka sjellë një dëm të pariparueshëm. Nëse në natë siguroja një apo dy klientë, me llogaritë e mia kështu i mbyll shpenzimet, pasi kam qira për të paguar, një djalë të vogël për të rritur. U mundova që të siguroja klientë ndryshe, por është e vështirë, mbase do më nevojitet një mashkull që të më ruajë nga klientë të dhunshëm, por nuk e kam gjetur ende as atë. Përse e ushtron prostitucionin?

E thjeshtë fare përgjigjet, “më duhen para”. “Ish-burri përfundoi në burg dhe kur doli më la nga xhelozia dhe nga dhuna që ushtronte. Nuk gjeja punë, u lidha me një burrë të martuar që nuk më ndihmoi përkundrazi ma vështirësoi më tej jetën. Andaj i dhashë drejtim”.

Por ndryshe nga shumë vajza të tjera të mbetura të papuna dhe të paafta për të siguruar një vend të denjë pune, zgjedhin si ajo të prostituojnë. Disa prej tyre në qendra masazhesh. Të tjera gjejnë klientë me telefon. Dhe rasti i Laurës është si i shumë grave të tjera që ecin rrugëve të Tiranës, pranë Casa Italia, në hyrje të Kombinatit, pranë lulishtes në afërsi të qendrës apo edhe pranë Bibliotekës Kombëtare, ose përgjatë autostradës.

Edona E. nga fshati Baldushk është gjithashtu një prostitutë rruge. E arrestuar disa herë, ajo pritet të dalë sërish para gjykatës për të njëjtën vepër. “Është dënuar njëherë për ushtrim prostitucioni, kur vjen para gjykatës belbëzon të njëjtën frazë, nuk ka punë dhe flet për dy fëmijët e mitur që po i rrit”, shpjegon njëri nga avokatët e caktuar nga shteti që e përfaqëson falas. 40-vjeçarja u kap së fundmi së bashku me klientin, një 25-vjeçar që pranoi ofertën e saj për shërbime seksuale.

Policia shkruan në procesverbal se pas vëzhgimit në ambient publik, rezultoi se ajo ushtronte prostitucion në prani të fëmijëve njëri prej tyre 12 vjeç dhe tjetri 8 vjeç, që të dy frut i një martese të dështuar, që u mbyll me largimin e burrit, i cili nuk i dha asaj asnjë të ardhur për të rritur dy të miturit.

Vëzhgimi i fundit ndaj saj u zhvillua në rrugën e Qelqit në Kombinat, ku agjentët panë se pasi gruaja po patrullonte në këmbë ajo hipi në një makinë, dhe u largua duke parkuar më tej në shesh pushimi. Gruaja qëndroi disa minuta aty, ndërsa fëmija gjendej në automjet. Policia shkruan “automjeti niset sërish dhe e lë gruan në rrugë. Sërish, në datën pasardhëse është marrë në vëzhgim subjekti. E. del nga shtëpia ku jeton me qira në orën 23.30. Në rrugë ndalon pak më vonë një automjet tip skoda “Oktavia”, ajo hipën në mjet së bashku me fëmijën 7 vjeç dhe mjeti lëviz në drejtim të TEGU-ut”.

Sipas të dhënave, disa minuta më vonë klienti i rastësishëm, një i ri 25 vjeç dhe gruaja me fëmijën hyjnë në hotel. Disa minuta më vonë sipas burimeve të gazetës Si, policia ndërhyn dhe gjen në dhomë prostitutën, klientin e saj dhe fëmijën e vogël. I riu i pyetur nga policia tregoi se bëri pazar me gruan dhe ajo i kërkoi 2500 lekë. “E pyeta po fëmija ku do qëndrojë dhe më tha do qëndrojë larg. Kur mbaruam më tha jepja lekët shefit, duke nënkuptuar fëmijën”.

E pyetur nga policia, prostituta tregoi se zakonisht i gjente klientët me telefon, por në rastet kur nuk e telefononte askush ajo detyrohej të dilte në rrugë.

“Është e vështirë të takosh të panjohur, janë të rrezikshëm ndaj e mbaj njërin nga fëmijët me vete. Që ata të kenë kujdes dhe të frenohen nga fëmija dhe mos të më rrahin. Nuk ka punë dhe ne nuk kemi asnjë shans për t’u ushqyer në rast se nuk punoj”, i rrëfeu policisë prostituta.

Përse është e vështirë të ndalohet prostitucioni në rrugë?

Pa më të voglin dyshim, prostitucioni në rrugë po kthehet në një shqetësim, kështu e nis përshkrimin e situatës një oficer policie. Por sipas tij mbetet e vështirë për t’u zbuluar duke qenë se vajzat dhe gratë që ofrojnë trupin, kujdesen të ngjajnë si të rastësishme në rrugë dhe jo sikur po punojnë. “Ka disa prej tyre, janë kryesisht gra tek të 45-at që njihen nga policia, ato arrestohen, dënohen dhe sërish dalin në rrugë. Pesë prej tyre janë arrestuar dhjetëra herë, gjithçka ka lidhje me ekonominë e tyre”, thotë eksperti i policisë sipas të cilit kjo është forma më e dobët e prostitucionit, sa kohë grupe të tjera janë formatuar dhe ofrojnë shërbime përmes mekanizmave të vështirë për t’u zbuluar”. “Ofrojnë femra me çmime të caktuara në hotele, ofrojnë drogë dhe për ne ky është shqetësimi më i madh”, e mbyll deklaratën në anonimitet oficeri.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laura prostitucioni ne shqiperi laura prostitucioni ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Nëntor 2020, 11:52

ELBASAN– Ervis Caushllari mësohet se është i riu që ka ngelur i plagosur në atentatin e dështuar në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Caushllari ka ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale