LIVE UPDATES
Aktualitet

‘S’ka bir… që të të trembi ty’/ E kërcënuan se do ta helmonin, kompozitori Limoz Dizdari tregon bis

21 Dhjetor 2020, 12:43 Nga DOSJA
‘S’ka bir… që të të trembi ty’/ E

Kompozitori i njohur, Limoz Dizdari, ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinës, tregon letrën kërcënuese që ka marrë pak ditë më parë dhe akuzon organet ligjzbatuese për indiferencën e treguar për të mos e çuar çështjen në Prokurori.

Duke folur për gazetën “Panorama”, zoti Dizdari shprehet se kërcënimet ndaj tij janë të përsëritura si në vitin 2018 dhe vijnë nga persona të lidhur me pushtetin që duan t’i marrin atij qendrën e artit “Dea” në Ksamil dhe ta përdorin si pronë për biznes. Ai kujton dhe telefonatën që ka marrë nga Kryeministri i vendit, Edi Rama në vitin 2018, kur ka marrë kërcënimin e parë me jetë, ndërsa shprehet se nuk ka marrë asnjë reagim nga 42 letra që i ka dërguar Kryeministrit, Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Kuvendit.

Ju keni marrë një letër kërcënuese dhe e keni denoncuar në Polici. Çfarë përmbante ajo letër?

Po unë kam marrë një letër kërcënuese. Kërcënimi ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf ku kishte një letër ku më qanin hallin se duan të të helmojnë dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin. Po jua lexoj letrën:

“I dashur profesor, jam një person që jua dua të mirën. Tani për tani nuk mund të identifikohem se cili jam, sepse kam arsye të forta.

I dashur profesor Limozi, dua t’ju ve në dijeni se keni armiq që duan t’ju bëjnë keq. Arsyet dihen dhe ju vetë e dini. Profesor Limozi, duan t’ju helmojnë, prandaj bëni kujdes me ushqimin që konsumoni, gjithashtu dhe me pijet që pini. Shpreh mendimin tim se këtu ku ju vendosët të jetoni, duhet të zgjidhni punonjësit më të besuar për t’ju shërbyer që t’ju duan dhe nuk ju bëjnë keq. E theksoj se jam i informuar mirë prandaj ju them të bëni kujdes mirë tani se më vonë s’ka kuptim. Kam shpresë se për ca kohë do t’ju takoj nga afër. I nderuar profesor Limozi, kujdes nga punonjësit, sepse ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke armiq që duan t’ju helmojnë”.

Pjesa e parë e letrës mund të interpretohet si njëlloj përkujdesje ndaj meje që të huton, ndërsa pjesa e fundit kur thoshte se “ke ujqër që duan t’ju kafshojnë dhe armiq që duan t’ju helmojnë”, mua më shqetësoi. Unë të keqen kam kohë që e ndjej dhe kjo është një gjë e përsëritur. Në vitin 2018 më kanë kërcënuar hapur, kanë ardhur këtu dhe më kanë kërcënuar hapur.

Persona të identifikuar?

Po, po, presona që erdhën dhe më kërcënuan ballë për ballë. Në atë kohë unë bëra një konferencë për shtyp për të bërë publike edhe këtë kërcënim. Në atë kohë isha dhe këshilltar i Akademisë së Shkencave. Opinioni u sensibilizua. Ishte ajo ditë kur Sali Berisha në Parlament kishte bërë thirrje për revolucion dhe rrëmbim armësh…Më mori në telefon Kryeministri Edi Rama dhe më tha se “nuk ka bir kurve që të trembi ty!”. Unë i thashë se “janë ata rrugaçët e tu, ata batakçinjtë..”

Te cilët dyshoni se po ju kërcënojnë? Keni emra konkretë?

Konkret është fakti se gjatë vitit 2017, 2018, 2019 dhe 2020 ne i kemi dërguar 42 letra qeverisë, Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe drejtuesve të institucioneve dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kjo tregon se kjo trysni është një trysni e organizuar nga shteti. Pra, unë nuk e kam kërkesën dhe kërcënimin nga individë, sepse ata e dinë se me mua nuk bëjnë dot pazarllëqe, më jep këtë, të të jap atë dhe prandaj kërkova që përmes këtyre letrave të prononcohej shteti. Absolutisht nuk ka asnjë reagim! E vërteta është se letrat që i kam dërguar edhe Kryeministrit, edhe kryetarit të Kuvendit edhe Presidentit janë vërtet letra të egra.

Kërcënimet nuk vijnë për shkak se jeni njeri i artit dhe kulturës, por janë kërcënime që lidhen me pronën ku ju jeni zhvendosur në Ksamil që është Qendra e Kulturës?

Në Shtëpinë e Kulturës në Ksamil, Qendra e Artit “Dea” unë kam bërë një investim shumë të madh, rreth 800 mijë dollarë janë shpenzuar për ta bërë funksionale për komunitetin dhe duke e kthyer në një qendër kulture. Unë nga Tirana mora vetëm pianon me vete dhe Adrianën, gruan, asgjë tjetër. Sot, Qendra e Artit “Dea” ka 5 piano, ndërsa Ksamili ka blerë dhe 14 piano të tjera nëpër familje. Nga Ksamili një vajzë ka mbaruar Universitetin e Arteve për muzikë. Një vajzë tjetër, e cila mësoi pianon këtu, shkoi në Lion të Francës dhe fitoi konkursin nacional të Lionit dhe po bëhet pianiste shumë e mirë atje. Pra, ne këtë po bëjmë, po merremi me art dhe po u mësojmë fëmijëve dashurinë për artin. Kam bërë një bibliotekë model me rreth 8500 tituj librash dhe nuk po arrij dot ta dixhitalizoj. Kam bërë sallonin e librit “Migjeni”, sallonin e veprave të artit “Abdurrahim Buzo”, mbi 150 vepra, ndërsa në ambientet e jashtme janë mbi 25 vepra skulpturore. Të huajt kur vijnë këtu befasohen kur shohin këtë ambient. Ambicia ime ka qenë që këtu të ndërtojmë një teatër të Operës. Por, me kë ta bësh?! Ai po i vë kazmën të gjitha teatrove.

Pra, kërcënimet vijnë nga persona që duan ta kthejnë Qendrën e Artit në biznes?

Kërcënimet vijnë nga oligarkët, të cilët mesa kam marrë vesh duan të më heqin mua nga këtu për të bërë biznes me Qendrën e Kulturës.

A ju kanë ardhur oferta që ju të largoheni nga ai vend apo të bashkëpunoni?

Ata e dinë që mua nuk mund të më bëjnë oferta të thjeshta, afera parash. Unë jam një eremit, që kam ikur nga Tirana, që çdo ditë e më shumë po më duket vetja se kam qenë i çmendur që kam marrë këtë vendim. Kur më pyesin njerëzit se si kaloj në Ksamil, u them: Heq keq, por jam i lumtur. Por, tani po e kuptoj se marrëzia është e madhe, se nuk i kisha marrë të gjitha parasysh kur vendosa të vija në Ksamil. Nuk e kam menduar kurrë se shteti nuk do të ishte solidar me mua. Janë tri arsye që gjykoj: e para, unë jam i vetmi deputet nga Parlamenti i viteve 2000 që kam mbajtur qëndrim dhe kam folur kundër prishjes së teatrit; e dyta, është një vazhdë që vijon me prishjen e të gjitha institucioneve kulturore. Më thuaj a ka institucione kulturore në Shqipëri?! Nuk ka! Madje një ministër i qeverisë më ka thënë që ta heq nga mendja se nuk do më lenë në këtë punë që po bëj, sepse unë u kam prishur punë me deklarimet dhe qëndrimet e mia. E di u thashë, sepse nuk u lashë që të privatizonit. Sepse çfarë donin të privatizonin? Duan ta privatizojnë në mënyrë të shëmtuar dhe antiligjore. Kjo është e papranueshme! Unë duke e njohur shtetin, nuk mund të bie dakord me këtë. Unë kam marrë një shkresë nga prefekti i Vlorës, ku më thotë se po më dërgon një punonjës të Kadastrës. Për çfarë më duhet mua punonjësi i Kadastrës, për të ligjëruar gabimet që bëjnë ata vetë?! Të gjitha këto janë truke, sepse duan me çdo kusht që të më përzënë nga kjo Shtëpi e Artit, ndërsa investimi e ka kaluar shumëfishin për të pasur të drejtën që ta privatizoj këtë objekt.

Ndjeheni i rrezikuar, keni frikë nga kërcënimi që ju kanë bërë?

Unë nga këto nuk kam ndonjë ndjenjë frike, por jam i detyruar të ndjek linjën shtetërore. Mora në telefon dhomën operative të Policisë, lajmërova për kërcënimin dhe erdhën menjëherë. Sipas ligjit, një denoncim duhet t’i kalojë Prokurorisë për 48 orë. Kanë kaluar 78 muaj dhe akoma nuk e kanë vënë ujin në zjarr.

Çfarë reagimi pati nga Policia pas denoncimit tuaj?

Asnjë reagim. Mora shefin e Komisariatit, pasi kishin kaluar 12 ditë, dhe e pyeta. Ai më tha, që jam informuar, keni ndonjë shqetësim tjetër?! I thashë se nuk kam asnjë frikë, por po ju pyes nëse i keni bërë detyrat e shtëpisë që ju takojnë apo jo?! A e keni çuar denoncimin në Prokurori? Ai më tha: Prokuroria është e bllokuar, sepse e ka zënë COVID-19. I thashë: Po nëse vjen më plagos ndonjë, ti do presësh që Prokuroria të kalojë virusin?!

Marrë nga Panorama

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet limoz dizdari limoz dizdari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet