LIVE UPDATES
Politike

“S’ka asgjë nesër!”/ Rama u mbylli “derën” për tjetër takim, opozita e bashkuar reagon ashpër: Po shkatërron di

22 Korrik 2020, 17:01 Nga DOSJA
“S’ka asgjë nesër!”/ Rama u mbylli

TIRANË– Opozita e bashkuar ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se takimi i sotëm në Këshillin Politik ishte i fundit për dialog duke u shprehur i vendosur se të dyja marrëveshjet do të kalojnë në Kuvend. Ndërkohë opozita e bashkuar në një reagim zyrtar është shprehur se këto vendime do të sjellin pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Duke e konsideruar lojë të pisët, marrvëshjen me opozitën e re, PD dhe aleatët pretendojnë se Rama po kërkon që të “shkatërrojë” dakordësinë e arritur më 5 qershor për Reformën Zgjedhore.

“Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme: pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues); në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë; pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR; në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve,  pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias,”-shkruhet në reagim.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.

Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme, · pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);
· në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë; · pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR; · në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve. Pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve opozita e bashkuar takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve opozita e bashkuar takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet