LIVE UPDATES
Bota

Situata problematike me rastet e Covid-19, a mund të shkurtohet fushata zgjedhore në Kosovë?

4 Shtator 2021, 07:38 Nga DOSJA
Situata problematike me rastet e Covid-19, a mund të shkurtohet fushata

KOSOVË- Asnjë nga partitë politike në Kosovë, nuk kanë parashtruar ndonjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur më shkurtimin e periudhës se fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kreshnik Radoniqi kryetar i këtij institucioni.

Megjithatë, ai thotë se Ligji për Zgjedhjet parasheh që fushata të mbahet 30 ditë dhe KQZ-ja nuk ka ndonjë mundësi ta ndryshojë këtë periudhë.

Nëse partitë politike parashtrojnë një kërkesë të tillë në KQZ, ne do të trajtojmë kërkesën, kemi Këshillin për çështje ligjore, ku do ta trajtojnë Ligjin për Zgjedhje dhe Ligjin për Parandalimin e Pandemisë dhe do të veprohet përshtatshmërisht. Por, se a do të marrim ndonjë vendim lidhur më shkurtimin e fushatës, mbetet ta trajtojmë, por mundësitë ligjore nuk janë për të marrë këtë vendim”, tha ai.

Radoniqi, shprehet se në planin operacional, KQZ-ja ka për obligim të zbatojë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit edhe ditën e zgjedhjeve.

Do të bëhet një plan i detajuar se si do të punohet nga stafi i KQZ-se ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të mos të lejohet grumbullimi i njerëzve nëpër vendvotime. Ashtu si ne edhe partitë politike, janë të obliguara të zbatojnë këto masa”, thekson Radoniqi.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë zgjedhje të rregullta dhe sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, fushata zgjedhore zgjat 30 ditë, në këtë rast duke filluar nga 16 shtatori deri më 15 tetor.

Për shkak të situatës se rënduar me pandeminë COVID-19, rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve pozitive me koronavirus, kryetari i partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është drejtuar krerëve të partive parlamentare, duke kërkuar që të bien dakord që të shkurtohet në 10 ditë fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që fushata të shkurtohet në pesë ditë. Kurse Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë parti “ ka një mendim se duhet të diskutohet dhe dokordohen për shkurtim të fushatës”. Një qëndrim zyrtar deri më tani, nuk e ka partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, nuk ka dhënë ndonjë përgjigjeje për ndonjë kërkesë në KQZ, por tha se për këtë çështje, LDK-ja është në proces të shqyrtimit për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku do propozohet rezolutë.

Është shprehje e vullnetit politik të partive politike në Kuvend dhe angazhim publik, për të mos mbajtur fushatë. Dhe nëse është e nevojshme, pastaj kjo mund të kthehet edhe në vendim të KQZ-se”, tha Gashi.

Shtyrja e fushatës zgjedhore përmes ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet dhe rezolutës, po konsiderohet e pamundur nga Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës. Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se rezoluta nuk ka karakter të obligueshëm për zbatim dhe se kjo mund të keqpërdoret nga subjektet politike.

Megjithatë, Cakolli shprehet se Ligji për Zgjedhjet, në të cilin parashihet 30 ditë fushatë, nuk e përcakton llojin e fushatës, që domosdo të ketë takime publike me qytetarët. Sipas tij, partitë politike, për shkak të situatës së rënduar me pandeminë, mund të dakordohen që të anulojnë komplet fushatën dhe kjo të bëhet përmes debateve televizive dhe rrjeteve sociale.

Çfarëdo iniciative tjetër, në formë të ndonjë rezolute apo diçkaje tjetër, nuk do të kishte efektin e njëjtë sikurse ligji, kësisoj do të ishte e predispozuar për të dështuar. Rezoluta nuk ka karakter obligativ prandaj do të ishte problematike” thekson Cakolli.

Kurse sa i përket ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet, Cakolli thotë se koha e procedurave zyrtare për ndryshimin e ligjit është pengesa e parë, ndërkaq pengesa e dytë, sipas tij, është që sipas standardeve evropiane për organizimin dhe administrimin zgjedhjeve, nuk duhet që legjislacioni zgjedhor të ndryshohet të paktën një vit para fillimit të zgjedhjeve.

Duke u nisur nga fushata e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt 2021, e në të cilën partitë politike për 10 ditë të fushatës nuk kanë respektuar masat mbrojtëse kundër pandemisë, zgjidhja e vetme, sipas Cakollit, do ishte që Qeveria e Kosovës të ndalojë të gjitha tubimet publike.

Në këtë mënyrë edhe po të zgjaste fushata 30 ditë, nuk do të kishte fare ndikim sa i përket shqetësimit të gjendjes me pandeminë COVID-19”, tha ai.

Qeveria e Kosovës më 28 gusht, ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, duke kufizuar lirinë e lëvizjes dhe shkurtimin e orarit për gastronominë. Në bazë të këtij vendimi 30 persona lejohen në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të jashtme deri në 50 persona. Në këto raste, organizatori obligohet që të sigurojë distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Më organizimin e zgjedhjeve lokale duhet të ketë kujdes të shtuar, thotë epidemiologu Isuf Dedushaj. Ai shprehet se përhapja e shpejtë e variantit Delta tek personat e tjerë dhe mosimunizimi i masës me vaksinë kundër koronavirusit, janë faktorë shqetësues për grumbullime publike.

Format e para të koronavirusit kanë qenë infektuese, por jo aq shumë. Do të thotë me një të sëmurë klinik apo person të infektuar, tre persona kanë mundur të infektohen, ndërsa te forma Delta, është një situatë krejt tjetër. Nga një i sëmurë me këtë virus për disa sekonda, mund të prekën deri në dhjetë persona. Pra duhet të ketë kujdes”, thekson Dedushaj

Javëve të fundit, Kosova ka shënuar rritje të madhe të numrit të viktimave dhe rasteve të reja. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, 196 persona të infektuar me koronavirus, kanë ndërruar jetë. Ndërsa, mbi 15oo raste të reja raportohen pozitiv me koronavirus, po thuajse për çdo ditë.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet lokale mbahen në ditën e njëjtë me Kosovën, më 17 tetor. Zyrtarisht fushata për këto zgjedhje do të nisë më 27 shtator dhe do të përmbyllet më 15 tetor, megjithëse partitë politike, aktivitetet në terren veçse i kanë nisur. Më gjithë faktin, se edhe në Maqedoninë e Veriut, situata paraqitet e rëndë me pandeminë, deri më tani nuk është kërkuar shkurtimi i fushatës zgjedhore./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kreshnik radoniqi lumir abdixhiku ramush haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 kreshnik radoniqi lumir abdixhiku ramush haradinaj zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet